
Flamur Noka zbardh një tjetër pjesë të dosjes së McGonigal dhe plas deklaratën e fortë: FBI ka përgjuar Ramën, ka në dorë biseda...

Çështja “Gërdeci”, avokati Beqiri zbërthen lëvizjet e Shkëlzen Berishës: Ja zyrat ku hyri për të...

“Rama s’del në publik prej 4 ditësh”/ Gazetari ngre dyshime të forta: Ishte i ftuar edhe në një eveniment sportiv, por...

“Do bëj revolucion…”/ Avokati zbulon shifrën marramendëse: Ja sa miliona euro duhet të kthejë familja Berisha

“Jo vetëm Rama”/ Gazetari plas deklaratën e bujshme: McGonigal ka takuar edhe politikanë të tjerë, mes tyre edhe...

Luftë në kufi më Shqipërinë? Ish-kryeministri bullgar bën paralajmërimin e fortë dhe zbardh planin e presidentit rus: Putin po përgatit një konflikt të frikshëm në...

"Është një kërcënim global"/ Ngrihet alarmi: Një ngjarje katastrofike do të godasë botën në 2 vjet
“Ka surpriza”/ Gazetari plas deklaratën ‘bombë’: Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë

Opera “Don Pasquale” rikthehet pas 64 vitesh në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, katër mbrëmje në skenë

Shkruar nga Julia Vrapi 9 Dhjetor 2022

Opera “Don Pasquale” shkruar nga kompozitori Gaetano Donizetti rikthehet për publikun pas 64 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo bëhet me dije nga vetë institucioni, sipas të cilit vepra operistike do të jetë katër mbrëmje në skenë për publikun kryeqytetas. “Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, sjell për publikun shqiptar pas 64 vitesh operën premierë: "Don Pasquale" nga Gaetano Donizetti. Një premierë e rikonceptuar në dimensione të reja regjisoriale, përgatitje të posaçme vokale për solistët dhe shprehje e gjeneratës së re premtuese dhe të ardhmes së operas shqiptare. Në datat15, 16, 17, 18 dhjetor”, shkruan TKOB në faqen e tij. Në vepër interpretojnë Xhieldo Hyseni, Bledar Domi, Artur Vera, Solen Alla, Christian Collia, Gerald Murrja, Nina Muho, Renisa Laçka, Dorina Selimaj, Erlind Zeraliu. Në shfaqje kori dhe orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Dirigjent Simon Krecic, regjisor Mariano Bauduin, skenograf Romeo Çani, kostumografia Dea Bejleri, as.regjisore Ada Gurra, dirigjent kori Dritan Lumshi dhe koncert maestër Herta Cane. Ngjarjet në operën “Don Pasquale” nga Donizetti zhvillohet në Romë gjatë shekullit të 19-të. “Don Pasquale” është një opera buffa, ose opera komike, në tre akte me një libret italian të përfunduar kryesisht nga Giovanni Ruffini si dhe nga kompozitori. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit pret publikun këto ditë dhjetori për të ndjekur historinë e Pasquale-s, beqarit të vjetër, të pasur, por koprrac. I cili, dëshiron të martojë nipin e tij Ernesto: me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re dhe të varfër Norina, e cila e do atë. Edhe pse Don Pasquale nuk e ka parë kurrë Norinën, ai e refuzon martesën dhe e dëbon Ernesto nga shtëpia e tij. I dëshpëruar, Ernesto i shkruan një letër lamtumire Norinës së tij të dashur. Por Norina nuk do të heqë dorë nga Ernesto. Kjo opera premierë që pritet të jetë në skenë për katër net vjen në vijim të shfaqjeve të tjera, që kanë qenë gjatë këtij sezoni artistik.
Kompozitori italian
Gaetano Donizetti ishte një kompozitor i njohur italian. Gjatë gjithë karrierës së tij, Donizetti shkroi 74 pjesë muzikore, duke përfshirë opera, masa, kantata, psalme, etj. Shpejtësia e autorit ishte veçanërisht e habitshme. Për dallim nga kompozitorët e tjerë, ai kompozoi kryeveprat e tij brenda pak ditësh. Baza e veprës së tij ishte melodramatizmi i thellë, talenti i madh poetik dhe një sens shumë i dashur për teatralitetin. Operat e tij të para "Enrico, Count of Burgundy" dhe "London Carpenter" u pritën pozitivisht nga publiku, por nuk u bënë veçanërisht të popullarizuara. Autori është i njohur për veprën e tij "Anne Boleyn", e cila ndiqet nga vepra të tjera. Së bashku me autorët e njohur Gioachino Rossini dhe Vincenzo Bellini, Gaetano Donizetti ishte një kompozitor kryesor i stilit bel canto opera gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX.
Më të lexuarat


Senati i ASA-s mblidhet për buxhetin dhe aktivitetet, shqetësim mungesa e fondeve për investimet në rikonceptimin e Muzeut të Arkeologjisë dhe arkivat e instituteve

Adriano Martinolli D’Arcy dhe Petar Pejcic, protagonistët e koncertit “Violonçeli misterioz”

Shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë”, kushtuar tre shkencëtareve, Mari Kyri, Sabiha Kasimati dhe Rozalinda Frenklin

Anastas Kostandini nis punën për krijimin e një mozaiku

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT
