BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Opera komike “Don Pasquale” me ngjarje që zhvillohen në Romë gjatë shekullit XIX nga artistët e  Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Opera komike “Don Pasquale” me ngjarje që zhvillohen në

“Don Pasquale” është një opera komike vepër e kompozitorit italian Gaetano Donizetti, që do të vijë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ngjarjet në operën e shkruar nga kompozitori Donizetti zhvillohen në Romë gjatë shekullit të 19-të. Ky vit sjell me vete, në TKOB, risinë e platformës “Opera për fëmijë e familje” dhe teatri bën me dije se vepra do të vijë më 24 dhe 25 mars. “Një opera për fëmijë dhe familje”, thuhet në materialin e TKOB-së, ku regjisor është Mariano Bauduin, dirigjent Masimo Spadano dhe as.regjisore Ada Gurra. Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, solistët e TKOB-së. Kur “Don Pasquale” u shfaq për herë të parë në janar 1843 në Paris, Gaetano Donizetti kishte një karrierë të konsoliduar në botën e operës italiane dhe ishte në kulmin e pjekurisë së tij artistike. Ai kishte pasur sukses të madh me operan “Lucia di Lammermoor”, “La Fille du Règiment” dhe vepra të tjera, por nuk kishte arritur të merrte pozicionin e lakmuar të Drejtorit Real “Collegio di Musica” në Napoli. Në një material më parë në faqen e TKOB-së thuhet se tipike për “Don Pasquale” është efektiviteti me të cilin lirika dhe melankolia i kundërvihen buzëqeshjes djallëzore apo edhe të qeshurës së sinqertë të krijuar nga mjeshtri. Libreti i operës “Don Pasquale” i nënshkruar M. A. (Giovanni Ruffini), u bazua në një libret të autorit Angelo Anelli, të muzikuar nga Stefano Pavesi në 1810 me titullin “Ser Marcantonio”. Opera “Don Pasquale” shkruar nga kompozitori Gaetano Donizetti në dhjetor të vitit të kaluar u rikthye për publikun pas 64 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Ngjarjet në veprën e autorit Donizetti

 “Don Pasquale” është një opera buffa, ose opera komike, në tre akte. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të presë publikun këto ditë marsi për të ndjekur historinë e Pasquale-s, beqarit të vjetër, të pasur, por koprrac. I cili, dëshiron të martojë nipin e tij Ernesto: me një grua të pasur. Megjithatë, Ernesto preferon të venë e re dhe të varfër Norina, e cila e do atë. Edhe pse Don Pasquale nuk e ka parë kurrë Norinën, ai e refuzon martesën dhe e dëbon Ernesto nga shtëpia e tij. I dëshpëruar, Ernesto i shkruan një letër lamtumire Norinës së tij të dashur. Por Norina nuk do të heqë dorë nga Ernesto. Kjo opera, që pritet të jetë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit  vjen në vijim të shfaqjeve të tjera, që kanë qenë gjatë këtij sezoni artistik. Gaetano Donizetti ishte një kompozitor i njohur italian. Gjatë gjithë karrierës së tij, Donizetti shkroi 74 pjesë muzikore, duke përfshirë opera, masa, kantata, psalme, etj. Shpejtësia e autorit ishte veçanërisht e habitshme. Për dallim nga kompozitorët e tjerë, ai kompozoi kryeveprat e tij brenda pak ditësh. Baza e veprës së tij ishte melodramatizmi i thellë, talenti i madh poetik dhe një sens shumë i dashur për teatralitetin. Së bashku me autorët e njohur Gioachino Rossini dhe Vincenzo Bellini, Gaetano Donizetti ishte një kompozitor kryesor i stilit bel canto opera gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX.

Më të lexuarat