Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Opera "La Traviata" e Verdit përfundon turin në qytete

Postuar: 19/03/2017 - 08:19

Opera "La Traviata" e Xhuzepe Verdit mbylli siparin e saj në teatrin "Petro Marko" në qytetin bregdetar të Vlorës. “Duartrokitjet e publikut të Vlorës përmbyllen Opera on-tour. Skena e Vlorës ishte e fundit për këtë sezon të parë të Opera on-tour. Falënderojmë të gjithë bashkitë dhe publikun e jashtëzakonshëm shqiptar, që kanë mbushur sallat e teatrove të qyteteve ku TKOBAP ka shkuar. Kjo është vetëm faza e parë, Opera on-tour vazhdon”, shkruhet në postimin e teatrit në faqen Facebook. Opera "La Traviata" e Xhuzepe Verdit shfaqjen e parë larg skenës së TOB e pati në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, për të vijuar më pas dhe në qytetin e Elbasanit në teatrin “Skampa” apo dhe në teatrin “Bylis” në qytetin e Fierit. Drejtues të këtyre teatrove janë shprehur se publiku i ka mirëpritur artistët lirikë me kryeveprën verdiane, por dhe vetë artistët janë shprehur entuziast për vlerësimin e publikut. “Doja të ndaja me ju suksesin, që pati opera “La Traviata” në qytetin e Elbasanit. Ky qytet i muzikës, i kulturës, i vlerave, i Ditës së Verës, i mikpritjes dhe i bujarisë, tregoi se sa mall e dashuri kishte për artin lirik. Është gjithmonë kënaqësi e madhe për mua të këndoj përpara këtij publiku kaq të veçantë”, shkruan tenori Armaldo Kllogjeri në faqen e tij në Facebook. “La Traviata” është një opera me tre akte nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave. Me dirigjimin nga Edmond Doko, në skenë erdhi me regji nga Magdalena Fuschberger. Në shfaqje interpretojnë Eva Golemi, Ramona Tullumani, Ulpiana Aliaj, Armaldo Kllogjeri, Klodian Kaçani, Ylber Gjini, Manuel Mas, Shpresa Beka, Dorina Selimaj, Denis Skura, Sidirit Bejleri, Ogert Islami, Edvin Kastrati, Sokol Hidersha, Erlind Zeraliu, Genc Vozga. Teatri i Operës dhe Baletit ndalesën e parë e bëri pikërisht në shtëpinë ku lindi opera e parë Shqiptare, në Shkodër. Kjo vepër operistike erdhi nën dirigjimin e Edmond Dokos. Në një reagim të tij dirigjenti pohon se shfaqjen “La Traviata” nën drejtimin e tij ia dedikon në shenjë respekti kompozitorëve të shquar të këtij qyteti. “Shfaqjen e operës "La Traviata'' ja dedikoj në shenjë respekti e nderimi kompozitorëve të shquar shkodranë, që vunë themelet dhe ngritën ''godinën'' e artit muzikor shqiptar”, pohon mes të tjerave dirigjenti Edmond Doko.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2017 - 08:14

Një ansambël me rreth 40 vajza të Liceut Artistik “Jordan Misja”, kënduan dhe promovuan vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në Berlin.

Postuar: 25/06/2017 - 08:13

Akademiku Emin Riza i përgjigjet ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, që as nuk është manipuluar apo keqpërdorur nga mediat.

Postuar: 25/06/2017 - 08:11

Dramaturgu Mihal Lurasi pohon se nuk mundet që në një teatër qoftë në Tiranë apo në rrethe të lërë në qoshe dramën shqipe.

Me qindra festojnë festivalin e baltës në Filipine

Postuar: 24/06/2017 - 16:56

Besimtarët e devotshëm katolike në Filipine lyenin sot fytyrën me baltë dhe mbulonin veten me lëkurë bananesh për të celebruar festivalin fetar të baltës, që ka origjinën prej

Postuar: 24/06/2017 - 08:17

Një projekt i Ministrisë e Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës rijetëzoi "Gurin e qytetit të Përmetit”, monument kulture, nëpërmjet rikualifikimit të z

Postuar: 24/06/2017 - 08:14

Artistë të pavarur kërkojnë rikthimin e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës.

Postuar: 24/06/2017 - 08:12

Promovimi i albumit me vizatime “Fshati primitiv” i artistit Maks Velo, u kthye në një debat publik në ambientet e instalacionit “Reja”.