BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Kultura

Opera “La Traviata”, produksioni i fundit që u vu në skenë para rikonstruksionit

Opera “La Traviata”, produksioni i fundit që u vu në

Produksioni i ri i shfaqjes “La Traviata” u realizua me një kast prodhimi dhe artistik shqiptar dhe ndërkombëtar, në 60-vjetorin e premierës së operës shfaqur për herë të parë në vitin 1956. Në një material rreth kësaj vepre Teatri i Operës dhe Baletit shkruan se shfaqja e operës “La Traviata” në vitin 2016 ishte produksioni i fundit operistik, i cili u vu në skenë para fillimit të rikonstruksionit të institucionit. “Për herë të parë pas 31 vjetësh, produksioni i operës “La Traviata” riktheu turnetë e TKOB me produksione të plota skenike në teatrot e rretheve. Prej vitit 2016, ky produksion është shfaqur 16 herë në Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Për herë të parë në një shfaqje operistike përdoret koncepti i krijimit të imazhit grafik, për realizimin e projeksionit si pjesë e skenografisë”, për Teatrin e Operës dhe Baletit. “La Traviata” është një opera me tre akte e kompozitorit Giuseppe Verdi me libret të Francesco Matia Piave. E bazuar në librin e Alexandre Duma “Zonja me kamelie”. Kjo opera konsiderohet pjesë e triologjisë popullore të Verdit, së bashku me operan “Il trovatore” dhe “Rigoletto”. Premiera e parë u zhvillua në teatrin “La Fenice” në 6 mars të viti 1853. Ndoshta për shkak të mungesës së interpretëve me nivel të lartë dhe për temën, e cila u konsiderua e zymtë dhe skandaloze, nuk pati suksesin që autori priste. “La Traviata” u rishfaq në 6 maj të vitit 1854 në teatrin “San Benedetto” -Venecia, këtë herë në një version të ripunuar dhe me solistë të nivelit të lartë, si: Maria Spezia Aldighieri dhe e dirigjuar nga vetë kompozitori. Këtë herë vepra pati suksesin e merituar. Për shkak të kritikave të shoqërisë borgjeze, opera në teatrot e Firences, Bolonjës, Parmës, Napolit dhe Romës u ndryshua nga censura e kohës dhe u rishfaq në skenë me disa pjesë krejtësisht të shtrembëruara. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Dashuria e tyre përçahet nga i ati i Alfredos Giorgio Germont, i cili donte një të ardhme më të mirë për të birin. Violeta mbyt dashurinë e saj, duke sakrifikuar veten, gjë e cila e sëmur atë shpirtërisht dhe fizikisht.