BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Kultura

Opera “Peshkatarët e perlave” me sopranon Inva Mula, dy mbrëmje në programin e TOB

Opera “Peshkatarët e perlave” me sopranon Inva Mula, dy

Opera "Peshkatarët e perlave" është një produksion i Teatrit të Operës dhe Baletit. “Peshkatarët e perlave” vepër e autorit të njohur Georges Bizet me regji nga Inva Mula, në mbrëmjen e së premtes dhe të shtunës vjen për artdashësit. Opera është një nga veprat më masive, në të cilën janë përfshirë të gjitha trupat artistike të Teatrit të Operës dhe Baletit kur u dha në skenën e Pallatit të Kongreseve dhe rivjen në dy net transmetimi online në Facebook dhe Youtube, në orën 20:30. Me regji nga sopranoja e njohur Inva Mula, dirigjent në vepër është Gerard Akokat, koreografia nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, dirigjent kori Dritan Lumshi, skenograf Matrija Veteroska, kostumografe Eva Bello dhe skulptor Renold Sula. Solistë në rolet kryesore të veprës operistike janë sopranoja e njohur Inva Mula që vjen në rolin e Lejlës, Caner Akin në rolin e Nadir, Armando Likaj në rolin e Zguras dhe Aurel Thëllimi me personazhin e Nourabad. Me regji nga sopranoja e njohur në skenat shqiptare dhe ato të huaja Inva Mula, kjo opera erdhi si premierë në vitin 2017 në Pallatin e Kongreseve për publikun, ku institucioni e risjell sërish dy mbrëmje për artdashësit në programin e tij artistik online, që ka nisur prej disa javësh. Për herë të parë kjo opera u ngjit në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në mars të vitit 1964. Me regji të Luigj Gurakuqit dhe nën dirigjimin e Mustafa Krantjas, kjo shfaqje u realizua me dekor dhe kostumografi nga Shaban Toptani. Mjeshtrat e skenës operistike shqiptare, që interpretuan në këtë vepër ishin Nina Mula, Ksanthipi Mullisi në rolin e Lejlës, Zihni Berati, Gaqo Çako, Maliq Herri në rolin e Nadir, Avni Mula, Ramiz Kovaçi, Hysen Kurti në rolin e Zurga, Lukë Kaçaj, Koço Timko në rolin e Nurabadi.

Opera dhe kompozitori

“Peshkatarët e perlave” është një opera në tre akte e kompozitorit Georges Bizet, me libret nga Eugene Cormon dhe Michel Carre, krijuar më 30 shtator 1863. Ngjarja ndodh në lashtësi në ishullin Ceilon (Sri Lanka) dhe tregon historinë e dy burrave, premtimet e të cilëve për miqësi të përjetshme, kërcënohen nga dashuria për të njëjtën grua. Premiera u mbaj në Francë në vitin 1863 dhe nuk pati rivënie për aq kohë sa kompozitori i veprës ishte gjallë. Më pas, që prej vitit 1886 u vendos në Europë e në Amerikën e Veriut, kurse që prej mesit të shekullit të 20-të, ka gjetur vend në shtëpitë e teatrot e operës në mbarë botën. Georges Bizet lindi në Paris më 25 tetor 1838. Emri i tij i plotë është Alexander-Cesar-Leopold Bizet, por të afërmit e tij e quanin Georges. Georges Bizet u rrit në një atmosferë dashurie për muzikën: babai i tij dhe xhaxhai i nënës këndonin mësues, dhe nëna e tij luante piano. Ajo u bë mësuesi i tij i parë i muzikës. Talenti i Bizetit u manifestua në një moshë shumë të hershme, nga katër vjeç ai i njihte notat. Në moshën dhjetë vjeçare, Bizet hyri në Konservatorin e Parisit ku studioi për nëntë vjet. Mësuesit e Bizet ishin figurat më të famshme muzikore të Francës, A. Marmontel, P. Zimmermann, kompozitorët F. Halevy dhe S. Gounod. Edhe pse vetë Bizet më vonë pranoi se ishte shumë më i tërhequr nga letërsia, studimet e tij muzikore ishin shumë të suksesshme, tashmë në vitet e studimeve të tij, ai shkroi shumë kompozime muzikore. Midis tyre, simfonia e krijuar prej tij në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, e cila është realizuar me sukses deri më sot, është bërë vepra më e mirë. Bizet gjithashtu mori çmime në garat në piano dhe çmimi i tij më i madh gjatë studimeve ishte ai romak për kantat e Clovis dhe Clotilde, i cili i dha mundësinë për të marrë një bursë shtetërore dhe vendbanim katër vjeçar në Itali. Vitet ‘70 ishin kulmi i biografisë krijuese të Georges Bizet.