BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Opera “Peshkatarët e perlave”, një produksion që solli në skenë artistë të njohur

Opera “Peshkatarët e perlave”, një produksion që

Opera “Peshkatarët e perlave” erdhi në skenë disa vite më parë. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit u shpreh të enjten se në këtë vepër me regji nga Inva Mula interpretuan gjithashtu artistë të njohur. “5 vite nga vënia në skenë e operë-s “Peshkatarët e perlave” e kompozitorit Georges Bizet, nën drejtimin e dirigjentit Gerard Akokas dhe dirigjent kori Dritan Lumshin. Një produksion i realizuar me regji dhe protagoniste sopranon shqiptare por me përkatësi ndërkombëtare Inva Mula, skenografi të Marija Veteroska, kostumografi nga Elva Bello, koreografi nga Enada Hoxha & Gerd Vaso dhe skulptor Renold Sula. Në këtë opera interpretuan artistë të njohur si sopranot Ramona Tullumani e Simona Karafili, baritonët Armando Likaj e Aurel Thëllimi dhe artistë nga Bullgaria e Turqia”, shprehet TKOB. Po ashtu institucionin bën me dije se shpejt do të vijë një tjetër vepër në skenë. “Pak ditë na ndajnë nga një tjetër vepër madhështore, e cila do të vijë si produksion i ri në skenën e TKOB”, thuhet nga teatri. Vepra operistike “Peshkatarët e perlave” është me tre akte me libret nga Eugen Cormon dhe Michel Carre. Vepra flet për dy peshkatarë perlash, miqësia e të cilëve është testuar nga rivaliteti i tyre për dashurinë e Leila-s. Vepra u dha për herë të parë për publikun francez më 30 shtator 1863. “Peshkatarët e perlave” në  vitin 2017 u shfaq në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Talenti i Bizetit u manifestua në një moshë shumë të hershme. Në moshën dhjetë vjeçare, Bizet hyri në Konservatorin e Parisit ku studioi për nëntë vjet. Mësuesit e Bizet ishin figurat më të famshme muzikore të Francës, A. Marmontel, P. Zimmermann, kompozitorët F. Halevy dhe S. Gounod.