
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Opera “Rusallka”, TOB publikon 7 fakte për shfaqjen premierë në 1953

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Janar 2021

Opera “Rusallka” u shfaq premierë në vitin 1953. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka publikuar 7 fakte për operën “Rusallka”, premierë e 1953. Mes të tjerave TOB shprehet se kjo opera në shkrimet e atyre viteve cilësohej, si konsolidim i forcave për realizimin në vijim të shfaqjeve të tjera. “1- Opera “Rusallka”, është shfaqja e parë që hapi siparin operistik të TKOB. 2- Në shkrimet e kohës realizimi i operës “Rusallka” cilësohet si konsolidimi i forcave për realizimin në vijimësi të veprave të tjera operistike në shkallë më të lartë artistike. 3- Për vënien në skenë të operës së kompozitorit Dargomizhkij, një ndihmesë të madhe dhanë artistët sovjetik, regjisori Ilia Azhotkin, pedagogu Kostandin Rushev dhe baletmaestër Tatjana Rusheva”, shkruan Teatri i Operës dhe Baletit, që ka publikuar dhe foto nga kjo vepër kur u vu në skenë dekada më parë. TOB vijon me faktet e tjera, se në këtë vepër skenografia mbante emrin e një mjeshtri të njohur Hysen Devolli. “4- 150 artistë të Filarmonisë Shqiptare u angazhuan për realizimin e premierës. 5- Në këtë vepër për herë të parë artistët e baletit filluan të kërcejnë në puante. 6- Skenografia e shfaqjes u punua nga mjeshtri dhe piktori Hysen Devolli. 7- Dekoracionet e kostumeve u realizuan nga Angje Noga”, rëndit Teatri i Operës dhe Baletit katër fakte të tjera për ketë premierë të 1953. Historia e TKOB fillon në vitin 1950, vit në të cilin u krijua Filarmonia Shqiptare, ku bënin pjesë kori i shtetit, orkestra simfonike, këngëtarët lirikë, trupa e baletit, dirigjentët, regjisori dhe një grup i vogël administrativo-teknik. Filarmonia e zhvilloi aktivitetin e saj në godinën ku ndodhej më parë Teatri Kombëtar dhe më vonë në vitin 1953 u transferua në godinën ku sot është Universiteti i Arteve. Në këtë godinë u realizuan shfaqjet e para të operës dhe baletit. Në datën 27 nëntor të vitit 1953 u realizua opera e parë e skenës tonë, “Rusallka” e kompozitorit rus A.S.Dargomizhsky. Kjo datë hyri në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dita e themelimit të këtij teatri edhe pse në atë kohë ishte ende pjesë e Filarmonisë së Shtetit.
Më të lexuarat


Komedia satirike “Opera për 3 grosh” vepër që i flet realitetit, në role aktorë të njohur

Oda e miqve në banesën qytetare beratase, përkujdesje e veçantë arkitektonike

Andi Tepelena: Skena e Pavarur Kulturore pa mbështetje financiare, Ministria e Kulturës të jetë transparente

Margariti: Ndërtesa e ish “Radio Tiranës” s’ka dalë nga lista e monumenteve, ka projekt restaurimi

“Open Cinema” edicioni i pestë, vëmendje epokës së ndritur të kinemasë me filmin retrospektiv shqiptar dhe të huaj

"Rrugëtim historik i Ismail Qemalit", në 177- vjetorin e lindjes së “Plakut të Pavarësisë”

Xhahid Bushati: Personaliteti i shkrimtarit të mos jetë mjeran, por të ketë vendin që i takon dhe respektin për vlerat që sjell

Drama “Shqiponjat” me regji nga Serafin Fanko, 54 vite më parë në teatrin “Migjeni”

Teatri Kombëtar aktivitet artistik on line me “Nostalgjinë e teatrit”, “The show must go on” dhe shfaqje që janë vënë më parë

Bertrand Shijaku: Piktorët në gjendje mbijetese, mungojnë studiot dhe mbështetja financiare, GKA të jetë e hapur për artistët
