BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Opereta “Die Fledermaus” këtë mbrëmje në skenën e TKOB

Opereta “Die Fledermaus” këtë mbrëmje në

Opereta “Die Fledermaus” është dhe këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra nga Johann Strauss u shfaq dhe dy net me parë dhe këtë mbrëmje është shfaqja e fundit. TKOB ka ndarë dhe fotot e kësaj shfaqje që erdhi në skenë . “"Die Fledermaus" nga Johann Strauss erdhi mbrëmë në natën e parë për publikun e TKOB. Ky fotoalbum është një esencë e lojës mjeshtërore të solistëve tanë dhe punës së një produksioni të mrekullueshëm”, shprehej teatri i operës pas mbrëmjes së parë, që vepra erdhi në skenë. Dirigjent në vepër është Dian Tchobanof; regjisor/koreograf Renato Zanella, skenograf Bashkim Zahaj. Kostumografia Enada At’ Nikolla, as/regjisore Ada Gurra. Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot. Gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, kurorëshkelës, politikanë, pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelet e zonjave të tyre. E gjithë kjo ngarkesë e madhe emocionale e veprës së Johann Strauss, atmosfera e mrekullueshme e saj realizohet nën interpretimin e të gjitha trupave të TKOB. Personazhet dhe interpretët: Gabriel von Eisentstein - Denis Skura; Rosalinde - Renisa Laçka, Nina Muho; Falke - Solen Alla, Armando Likaj; Alfred -Armaldo Kllogjeri; Adele - Ramona Tullumani, Rovena Xhelili; Orlofsky - Amelda Papa; Frank - Erlind Zeraliu; Ida - Simona Karafili, Viola Bakiasi; Blind - Gilmond Myftari; Frosch - Genc Vozga. Solistë baleti: Ledia Sulaj, Gerd Vaso, Adela Muçollari, Dion Gjinika. Opereta "Die Fledermaus" (Lakuriqi i Natës) nga Johann Strauss është mjaft e njohur në skenat e botës, por dhe në skenën shqiptare ka shënuar më parë suksesin e saj. “Lakuriqi i natës” me kompozim nga Strauss, libreti është shkruar nga Karl Haffner dhe Richard Genee.