
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Opereta “Die Fledermaus” nga Johann Strauss, një komedi situatash dhe ngatërresash që në të vërtetë e hasim edhe sot

Shkruar nga Julia Vrapi 16 Nëntor 2022

Valset, ariet dhe muzika e bukur e kompozitorit Johann Strauss vijnë mbledhur në një vepër të vetme, opereta “Die Fledermaus”. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit sjell për tre mbrëmje me radhë këtë vepër për publikun. Opereta e dritave dhe atmosferës së fundit të vitit në Vjenë, sipas TKOB rivjen në skenë në datat 17, 18 dhe 19 nëntor si për të bekuar edhe nisjen e atmosferës festive të kalendarit artistik të teatrit. Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot. Gjyqtarë e drejtorë burgjesh të korruptuar, kurorëshkelës, politikanë, pijedashës, artiste mendjelehta dhe shërbëtore që duan të arrijnë nivelet e zonjave të tyre. E gjithë kjo ngarkesë e madhe emocionale e veprës së Johann Strauss, atmosfera e mrekullueshme e saj realizohet nën interpretimin e të gjitha trupave të TKOB. Në skenë krijohet një ndërthurje mes operas, baletit dhe teatrit skenik, ku dialogjet mes aktorëve interpretohen në gjuhën shqipe, duke krijuar një atmosferë emocionuese. Orkestra, solistët, kori dhe trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) janë në “Die Fledermaus”. Dirigjent në vepër është Dian Tchobanof; regjisor/koreograf Renato Zanella, skenograf Bashkim Zahaj. Kostumografia Enada At’ Nikolla, as/regjisore Ada Gurra. Personazhet dhe interpretët: Gabriel von Eisentstein - Denis Skura; Rosalinde - Renisa Laçka, Nina Muho; Falke - Solen Alla, Armando Likaj; Alfred -Armaldo Kllogjeri; Adele - Ramona Tullumani, Rovena Xhelili; Orlofsky - Amelda Papa; Frank - Erlind Zeraliu; Ida - Simona Karafili, Viola Bakiasi; Blind - Gilmond Myftari; Frosch - Genc Vozga. Solistë baleti: Ledia Sulaj, Gerd Vaso, Adela Muçollari, Dion Gjinika.
Rreth veprës dhe autorit
Opereta "Die Fledermaus" (Lakuriqi i Natës) nga Johann Strauss është mjaft e njohur në skenat e botës, por dhe në skenën shqiptare ka shënuar më parë suksesin e saj. “Lakuriqi i natës” me kompozim nga Strauss, libreti është shkruar nga Karl Haffner dhe Richard Genee. Johann Strauss ka shkruar afro 500 kompozime të muzikës së vallëzimit, si valse, polka, kadrila, galope, etj. Me forcën e madhe të talentit të tij, shpërtheu në valset, të cilat janë plot melodi, freski dhe origjinalitet. Ato shquhen për ritmin e tyre, duke mos lënë pas edhe orkestracionin shumë tingëllues. Ai ka kompozuar 15 opereta, një opera komike dhe një balet, duke u cilësuar mjeshtër operetash. Në 30 vitet e fundit të jetës së tij, ai u mor më shumë me këtë gjini muzikore skenike. Veprën e parë muzikore për teatër, Strauss e krijoi në vitin 1870 dhe vazhdoi të shkruajë në këtë gjini me plot energji deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
