BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Orkestra e Pulias, me "Koncertin e Paqes" në “De-Fest Apollonia”

Orkestra e Pulias, me "Koncertin e Paqes" në “De-Fest

“Një koncert për paqen”, kështu e kanë quajtur shfaqjen e orkestrës "Magna Grecia", që përfaqëson Rajonin e Pulias, në festivalin “De-Fest Apollonia 2019”, në qytetin e Fierit. Festivali, që organizohet nga Bashkia Fier, nën drejtimin e Agron Xoxës, drejtor i Qendrës Kulturore çeli siparin me shfaqjen "Këngëtarja Tullace", vënë në skenë nga regjisori Spiro Duni. Koncerti erdhi për publikun me një repertor të larmishëm dhe solli emra të kompozitorëve të mëdhenj italianë si Verdi, Puçini, Turco e shqiptarë si Prenk Jakova, me të famshmen "Margjelo". Në të merrnin pjesë artistët më të mirë të vendit dhe të huaj, me emra si Erika Liuzzi (soprano), Roberto Cervellera (tenor), Armaldo Kllogjeri (tenor) dhe Piero Romano drejtor i orkestrës "Magna Grecia". Ndërkohë, turneu i kësaj shfaqje do të vijojë në Shqipëri në Tiranë, përsëri në Fier e mandej do të udhëtojë në Greqi e Mal të Zi. “Një koncert për paqen” ka si qëllim bashkimin e popujve dhe kulturave të ndryshme, si një koncept unik i paqes universale. Festivali “De-Fest Apollonia” i konceptuar si promovues dhe arenë debati i teatrove vendorë. Në këtë mënyrë ai funksionon me shfaqjet turne, duke rizgjuar edhe skenat teatrore të qyteteve më të vogla, ku teatrot janë ndoshta dhe inekzistent. Prej katër vitesh festivali “De- Fest Apolonia” sjell në qytetin e Fierit teatrot vendorë të Shqipërisë, si dhe të vendeve fqinjë. Kjo lëvizje tanimë traditë e vjeshtës kulturore të qytetit pritet edhe më me kërshëri, e shumë pritshmëri për vetë jehonën, që në një kohë kaq të shkurtër ka gjeneruar. “De - Fest Apollonia 2019” në Fier këtë vit është me pjesëmarrjen e teatrove nga Fieri, Tirana, Gjirokastra, rajoni i Pulias, Gjilani, Budva e Shkodra. Vepra “Këngëtarja tullace”, që u ngjit e para në skenën e këtij festivali është vepër shkruar nga autori Eugene Ionesco. Me regji nga Spiro Duni vepra shënoi premierën e saj në teatrin “Bylis”. Në rolet e shfaqjes teatrore “Këngëtarja tullace” janë aktorët Fatmir Xhelili, Miola Sitaj, Flaura Kureta, Astrit Hasani, Doriana Çaushi, Margent Caushi. Festivali “De- Fest 2019” organizohet nga Bashkia Fier, në kuadrin e projektit “Programi IPA Itali-Shqipëri-Mal i Zi”.