
Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Ormira Lulani: Ismail Lulani “Në Shkodër”, një ekspozitë vërtet mjaft shpirtërore

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Mars 2023

Ekspozita Ismail Lulani “Në Shkodër” u çel për 90- vjetorin e lindjes së artistit. Një ekspozitë që solli veprat e piktorit të njohur, pjesë e tyre dhe disa punime të cilat nuk arriti që t’i përfundonte. Ekspozita u hap në Galerinë e Arteve Shkodër në ditët e para të muajit mars në kujdesin e Ormira Lulanit. Në intervistën për gazetën “SOT” e bija e piktorit Ormira Lulani shprehet se në ekspozitë rreth 50 piktura dhe 80 vizatime janë ekspozuar të ndara në salla të ndryshme, duke dhënë ndjesinë e shijen së një vazhdimësie, dhe njëkohësisht dhe dimensionin e Ismail Lulanit si një mësues i madh që ai ishte, për sa breza artistësh që ai nxori. E bija e piktorit Ormira tregon se kjo ekspozitë erdhi shumë natyrshëm dhe në kohën e vet në Shkodër, për 90- vjetorin e lindjes së artistit. Ndër të tjera Ormira Lulani tregon dhe se projekti Shtëpi -Muze është dëshira dhe qëllimi i saj, pasi siç tregon ajo veprat e artistit duhet të ekspozohen për publikun. Ekspozita me veprat e piktorit Ismail Lulani një nga emrat më të shquar të artit shqiptar u hap më datë 4 dhe do qëndrojë deri në 23 Mars në Galerinë e Arteve Shkodër.
-Ekspozita e Ismail Lulani “Në Shkodër” u çel me mikpritjen që i bëri publiku. Një ekspozitë që vazhdon të ketë shumë interes. Kishit kohë që e mendonit një ekspozitë të tillë, por tashmë që u realizua si ndjeheni. Çfarë i përcjell ajo publikut?
Ekspozita Ismail Lulani “Në Shkodër”, erdhi shumë natyrshëm dhe në kohën e vet në Shkodër, për 90- vjetorin e lindjes së artistit. Ai duhet të rikthehej me veprën e tij, por dhe shpirtërisht, me një ekspozitë shumë interaktive dhe me shumë mesazhe të forta, që vetëm në Shkodër merrte kuptim. Dhe më vjen mirë që u realizua pikërisht tani, për dhe vetë faktin se publiku ishe i “uritur” ta takonte veprën e tij, dhe ajo mbrëmje e hapjes, sallat të cilat ishin mbushur plot me njerëz e dashamirës të artit të Lulanit ishin treguesi më i mirë i saj. Kam takuar shumë e shumë njerëz që nuk i njihja, të vjetër, të rinj, studentë, ish nxënës dhe kolegë, që na uronin dhe falenderonin që e sollët në Shkodër, është vërtetë një ekspozitë e mrekullueshme e kuruar me mjaft mjeshtëri e zgjuarsi nga artisti dhe miku im Helidon Haliti, që ishte gjithashtu dhe kuratori i ekspozitës së “Lulani Muze” që u hap para një viti në Tiranë. Mund të them që Helidon e njeh shumë mirë artin e Lulanit, nga bisedat e shumta që kemi bërë. Ai e kuroi deri në detajin më të vogël, duke kapur elemente shumë të rëndësishëm, që e kthyen atë mbrëmje në një magji të vërtetë. Publiku u prit nga kafazet dhe kënga e kanarinave e gardalinave, që ishin të varura në mur, krahas portretit të artistit, dhe më pas u vendosën përpara një emocioni të paparë në hapje me një video të realizuar nga Helidoni, prej ekspozitës që u mbajt në Tiranë “Lulani Muze”, kur një ditë para mbylljes së ekspozitës, një flutur hyri bashkë me ne në sallë dhe e shikoi ekspozitën duke u ndalur punë më punë disa herë, dhe gjithë salla atë mbrëmje ndjeu shpirtin e Lulanit. Ishte shumë emocionuese që në momentin video shfaqej dhe mbizotëronte një qetësi e thellë, dëgjoje vetëm psherëtima, “shpirti i profesor Smajlit”. Pra ishte vetë Smajl Lulani që i mirëpriti të ftuarit në shtëpinë e vet në Shkodër, gjithë ekspozita fliste vetëm me zërin dhe praninë e tij. Pra është një ekspozitë vërtetë mjaft shpirtërore.
-Një ekspozitë, ku u prezantuan dhe punë që piktori nuk arriti ti përfundonte. Çfarë spikat në këto punime? Pse vendosët ti ekspozoni tani ?
Ishte koncepti kuratorial i kuratoit, që të paraqiteshin dhe punime të cilat artisti nuk arriti ti përfundonte, apo punime të sapo hedhura në telajo, gjurmët e fundit të penelit të tij, dhe kjo është absolutisht e rrallë, nuk donim ta bënim në Tiranë, donim ta bënim në Shkodër kjo si një pjesë e rëndësishme mbi procesin artistik të artistit. Rreth 50 piktura dhe 80 vizatime janë ekspozuar të ndara në salla të ndryshme, duke dhënë ndjesinë e shijen së një vazhdimësie, dhe njëkohësisht dhe dimenisionin e Lulanit si një mësues i madh që ai ishte, për sa breza artistësh që ai nxori. Ajo galeri sot në çdo cep ka vulën dhe firmën e Ismail Lulanit. Nga fondi i Galerisë së Artit Shkodër u huazuan 2 punime, si një lidhje tejet shpirtërore dhe për të thënë që piktura dhe artisti superon çdo kohë, çdo sistem dhe çdo dimension. Për sa i përket punimeve të pa ekspozuara më parë, është dhe kjo një pjesë e konceptit kuratorial, sepse Lulani duhet të mbetej i paezauruar, pra gjithmonë të ngelte diçka për tu thënë e treguar, që në çdo dalje e tij të kishte një diçka të re për artdashësit.
-Ekspozita u çel në Galerinë e Arteve Shkodër, ku pati mes artistëve që ishin për të parë ekspozitën dhe një takim, ku u ndanë kujtime. Ju keni qenë e pranishme, për ju çfarë spikati në këtë takim me të ftuarit?
E gjithë ekspozita ishte menduar ndryshe nga çdo ekspozitë tjetër, dhe ky takim nostalgjie e kujtimesh ishte një pjesë e së tërës, ky takim duhej të ndodhte pikërisht në atë galeri, ku Lulani kaloi pjesën të madhe të jetës së tij artistike. Në atë galeri ku ai rrinte me orë të tëra, aty ku mbaheshin diskutime të shumta dhe ndaheshin shqetësime mbi artin, mbi ekspozitat të ndryshme që hapeshin, pikërisht në atë galeri kaluan dhe ekspozuan breza të shumë artistësh, pra ajo galeri ishte si një oksigjen për atë qytet. Prandaj u ftuan miq të afërt dhe ish studentë të tij, sot pedagogë dhe emra të njohur, për të ndarë kujtimet që ruanin me të, dhe e veçanta ishte se ftesat ua dërgonte vetë Smajl Lulani, pra çdo i ftuar për të folur kishte një ftesë të veçantë, me një tekst të veçantë, që shoqërohej me një vizatim të veçantë, me emrin dhe firmën e vetë Lulanit. Artistë si, Liljana Cefa, Edi Hila, Ferid Kola, miq të vjetër të tim eti dhe ish studentët e tij, artistë e pedagog tashmë si Vladimir Myrtezaj, Ikbale Bushati, Sadik Spahija, Zef Paci, Pjerin Kolnika, ishin prezent dhe ndanë kujtimet e tyre për Lulanin. Pra vërtetë ishte një ekspozitë me shumë të papritura, që siç thashë më lart vetëm në Shkodër mund të merrte kuptim.
-Jeni piktore dhe e bija e piktorit të njohur, çfarë mund të na thoni sot për fondin e veprave. A është në planet tuaja, që shtëpia në Shkodër të kthehet në muze?
Një element tjetër i rëndësishëm kuratorial ishte dhe ai i vazhdimësisë, që lidhet dhe me muzeun. Helidoni krijoi një kënd me ngjyra, ku u ekspozuan dhe 5 nga punimet e mia, 1 prej të cilave daton më 1995, dhe ishte në kohën kur punonim bashkë me babin në të njëjtën studio, 2 vizatime që unë i kam bërë babit, si dhe 2 punime të fundit të 2022, dhe këto si një element i vazhdimësisë dhe amanet i tij për të vazhduar në rrugën e artit, duke krijuar kështu historinë e vet. Projekti Shtëpi -Muze është dëshira dhe qëllimi im, unë gjithnjë jam pro idesë që veprat e artistit duhet të ekspozohen për publikun. Ato nuk mund të ngelin thjesht pjesë e një familje apo një koleksioni privat, por duhet të dalë, të shikohet, se kështu dhe emri i artistit mbetet i gjallë. Mendoj se Shkodra si qytet e ka strukturën e duhur, dhe shtëpia ku Lulani jetoi të kthehet në një muze, pra ngelet të shikojmë vijueshmërinë .
-A keni projekte të tjera për ta hapur edhe diku tjetër ekspozitën?
Dëshira është që ekspozita të lëvizë dhe në Mal të Zi, meqë atje dhe është lindur dhe jetoi deri në moshën 12 vjeçare, sepse gjithnjë mendoj që për ta kuptuar veprën e Lulanit, është e rëndësishme, të njohësh mirë jo vetëm artistin, por të njohësh dhe kohën në të cilën ai jetoi, vëndin në të cilin u lind, atë qytezën e vogël dhe shtëpinë në të cilën mori frymë për herë të parë dhe ku kaloi vitet e fëmijërisë, që i jetoi aq intensivisht, saqë ngeli i ngarkuar me ato kujtime për gjithë jetën. Ishte pikërisht malli për vendlindjen e mungesa e saj, që u bë një burim emocional dhe motivues i përhershëm për krijimtarinë e tij që vjen si reminishencë e të kaluarës. Pra besoj se ky rrugëtim duhet të mbyllet atje, pasi nisja ishte atje, pikërisht në atë qytezë të vogël në Tuz, ku filloi dhe historia e një prej artistëve më të shquar shqiptar, Ismail Lulanit.
Intervistoi: Julia Vrapi
Më të lexuarat


Kryesia e Akademisë së Shkencave: Pas një periudhe të gjatë, qeveria u bind për përparësinë e reformës dhe për nevojën e ristrukturimit të sistemit të kërkimit shkencor

Shpallen fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj

Arkeologët amerikanë: Shpresojmë që plani për transferimin e ASA-s në ASH do të rishqyrtohet dhe do të ndiqet një dialog për të ardhmen e arkeologjisë shqiptare

9293 vizitorë në muajin maj në Muzeun Historik Kombëtar

Miron Kotani: Nuk ka një politikë për ta zgjidhur situatën me të drejtën e autorit në vend dhe jemi si 30 vjet përpara

Konferencë shkencore kushtuar Jakov Xoxës, në ASH shfaqet dhe dokumentari për jetën dhe veprën

Yjet e muzikës botërore në skenën e Tiranës, Enrique Iglesias më 30 qershor dhe Ricky Martin më 20 korrik do të performojnë për publikun

Kuvendi “Trashëgimia kulturore arbëreshe. Vepra e Jeronim De Radës dhe Anselmo Lorecchio-s” në ditën e arbëreshëve

Skënder Jaçe: “Open Cinema” në sezonin e shtatë në dhjetë qytete dhe do të kemi edhe performanca të kolonave zanore të filmave, që kanë lënë gjurmë

Profesorë, studentë, aktivistë dhe të tjerë letër të hapur kundër vendimit për ASA-n
