BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Përkujtohet 105 vjetori i shkencores së parë shqiptare Sabiha Kasimati

Përkujtohet 105 vjetori i shkencores së parë shqiptare Sabiha

Është përkujtuar ditën e djeshme 105-vjetori i lindjes së shkencëtares së parë shqiptare, Sabiha Kasimati, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Në këtë përvjetor, familjarët e shkencëtares së parë shqiptare kanë marrë dosjen e saj të plotë nga Arkivi i Shtetit, si dhe kanë publikuar fotot e panjohura të Sabiha Kasimatit.

Fotot janë prezantuar nga Elsa Kasëmi, nusja e nipit të Sabiha Kasimatit gjatë aktivitetit të përkujtimit të 105-vjetorit të lindjes së shkencëtares shqiptare që u pushkatua nga diktatura në vitin 1951. Sabiha Kasimati është e treta grua shkencëtare në botë, që është pushkatuar nga komunizmi. Elsa Kasëmi ishte pranishme në aktivitetin ku autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Ambasadën Italiane organizuan në Tiranë këtë të premte. Në ceremoninë përkujtimore janë sjellë edhe veprat shkencore të shkruara në Itali nga Sabiha Kasimati, ku u prezantua edhe tema e saj e diplomës.

Po kush ishte Sabiha Kasimati? Sabiha Kasimati me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës lindi në Edirne në Turqi. Në vitin 1927, Sabihaja së bashku me familjen e saj u zhvendos në Shqipëri, në Korçë. Atje u diplomua në vitin 1930. Në vitin 1936 fitoi një bursë për studime jashtë vendit. Ishte zgjedhur për të studiuar në Fakultetin e Shkencave Biologjike në Universitetin e Torinos. Pas ardhjes në pushtet të komunistëve në vitin 1945, Kasimati filloi një bashkëpunim me biologun Profesor Selaudin Toto, me qëllim të organizimit të Institutit të Shkencave në Tiranë. Më 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim në Ambasadën e Ish bashkimit Sovjetik në Tiranë.

Nga sulmi nuk kishte asnjë të plagosur, por autoritetet shqiptare të asaj kohe si fajtorë i konsideronin një grup prej 22 intelektualëve të rinj që punonin asokohe në Tiranë, duke përfshirë edhe Sabiha Kasimatin (si e vetmja grua). Pavarësisht nga mungesa e çdo provë të fajit, Sabihaja u arrestua nga Sigurimi i Shtetit më 20 shkurt 1951. Më 25 shkurt 1951 gjykata i dënoi që të gjithë me vdekje. Dënimi u ekzekutua natën e 26/27 shkurtit 1951 në afërsi të fshatit Mënik, disa kilometra në perëndim të Tiranës. Trupat u varrosën në një varr të cekët në fushën prapa.

 

 

Më të lexuarat