BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

Përmbarimi kërkon heqjen e çadrës së Cirkut, artistët protestojnë, Kumbaro hesht

Përmbarimi kërkon heqjen e çadrës së Cirkut,

Përmbarimi kërkon heqjen e çadrës së Cirkut Kombëtar, artistët protestojnë ndërsa Ministria e Kulturës me në krye ministren Kumbaro hesht. Kjo është situata që ndodhet Cirku Kombëtar, i cili po rrezikon ekzistencën e tij. Me një histori 58 vjeçare Cirku Kombëtar duket se është lënë në harresë nga ministria. Vetë artistët pohojnë se dy vite pasi Ministria e Kulturës u angazhua që artistët e Cirku Kombëtar të vazhdojnë të qetë punën përmbaruesit janë rishfaqur në dyert e këtij institucioni për të ekzekutuar vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, kthimin e 409 metrave katrorë truall pronarit. Kjo solli dje sërish një tjetër protestë të artistëve, të cilët kërkojnë nga Ministria e Kulturës dhe institucione të tjera përgjegjëse një vend të përshtatshëm për vazhdimin e aktivitetit të këtij institucioni. Kryetari i Sindikatës së Artistëve të Cirkut akrobati Ali Juca thekson se është ministria ajo që duhet të kishte menduar për zgjidhjen e problemit. “Të gjithë artistët janë solidarizuar me këtë protestë dhe me sa jemi në dijeni dhe drejtori të gjithë letrat i ka bërë dhe ia ka drejtuar shtetit. Përgjigja për një zgjidhje deri tani nga Ministria e Kulturës ka munguar. Ne kërkojmë që shteti të na gjejë një vend se ku të shkojmë. Ministria e Kulturës të zgjidhë problemin me çadrën e Cirkut, ose shteti të kompensojë pronarin e tokës, i cili nuk ka e ka të gjithë sipërfaqen, por vetëm 409 metra katror”, pohon mjeshtri Ali Juca. Vite më parë është folur dhe për një godinë për Cirkun nga liqeni, por duket se dhe për këtë projekt asgjë nuk ka përveç letrave. “Ka qenë një projekt i diskutuar ky që para 4 vitesh, por u ndërruan qeveritë dhe ai projekt ngeli. Më vjen keq se kemi një jetë në cirk. Letrat drejt ministrisë kanë shkuar që para 10 ditësh dhe nuk ka përgjigje se çfarë do ndodhë. Të pezullohet vendimi për truallin, ose shteti të na çojë diku tjetër dhe mos të shkrihet Cirku, sepse ne e rrezikojmë këtë gjë”, vijon më tej mjeshtri Ali Juca. Mjeshtri veteran i Cirkut Kombëtar, Pavli Sallata i cili fillimet në cirk i ka që në vitin 1965 tregon se është humbje kohe që nuk po punojnë artistët. “Të na lënë të punojmë, është humbje kohe. Ne po bëjmë një protestë për interes të fëmijëve, komunitetit. Jemi Cirk Kombëtar ndaj nuk kanë pse të sillen në këtë mënyrë. Është një ofezë që na bëhet ne si artistë. Duhet shteti ti japë rrugëzgjidhje këtij problemi, që ne të punojmë të qetë. Ministria duhet ti japë zgjidhje. Problemi duhet të ishte zgjidhur me kohë dhe jo të mendojnë tani në fund. Ministrja Kumbaro ka përgjegjësi po aq sa ata të qeverisë së mëparshme që na lanë deri sot në këtë gjendje”, pohoi mjeshtri Sallata njëkohësisht kryetar i Sindikatës së Artistëve për Tiranën.

Ministria hesht për Cirkun

Sipas artistëve debati për këtë truall ka vite që ka nisur. Pasi iu kthye pronarit, ai ia shiti një tjetri. Sot artistët janë me frikën se nga ditë në ditë Cirku Kombëtar rrezikon ekzistencën e tij. “Përmbarimi kërkon që të lirohet sipërfaqja prej 409 metra katror gjë që nuk mund të ndodhë nga ana ime, sepse unë jam thjesht një administrator, jam menaxhues i ambienteve dhe nuk kam fuqi vendimmarrëse për të liruar ambiente, për të ulur çadrën, etj. Kjo i përket vetëm kryeministrit dhe ministres së Kulturës, të cilëve unë iu jam adresuar shkresërisht dhe jam në pritje të përgjigjes nga ana e tyre. Ministria është njoftuar për përmbarimin, që do të ishte me datë 20 në Cirk. Përmbarimi duhet ta gjejë gjuhën jo me mua, por me Ministrinë e Kulturës. Cirku është aset kombëtar mbrohet nga shteti”, cilësoi drejtori Dumi. Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë që më datë 13  të këtij muaji për këtë problem i ka dërguar letër institucioneve më të larta të shtetit. duke kërkuar që të veprohet urgjentisht për të mbrojtur artistët. “Ka dy vjet që ka nisur kjo çështje me përmbarimin, që duhet të shkojë te ministria për problemin. Kumbaro ka përgjegjësi, sepse duhet ta kishte zgjidhur këtë çështje. Në rast se zyra e përmbarimit nuk bie dakord me ministrinë, pronari ka të drejtë të vijë dhe të marri 409 metra katrorë të truallit, që do të thotë të ikë çadra dhe të dalin artistët jashtë. Sot Ministria e Kulturës duhet të sillte juristë, por nuk ka pasur pikë ndjeshmërie për ta zgjidhur problemin dhe për të qenë sot te Cirku Kombëtar sepse ata ishin në dijeni që sot do ishte përmbarimi”, tha Reshat Ibrahimi, president i SPASH. Drejtori Kujtim Dumi u shpreh se Cirku Kombëtar do të vazhdojë shfaqjet, deri sa të ketë një përgjigje zyrtare nga Ministria e Kulturës.

Vlashent Sata, në “Balkan Trafik Festival” në Bruksel

Këngët e albumit “Hana” janë të transmetuara në shumë radio në mbarë botën si: Kanada, Kinë, Spanjë, Maqedoni, Katar, Belgjikë dhe sigurisht në radiot me prestigjioze në Paris, duke i dhënë kështu shumë vlerësime këngëtarit Vlashent Sata. Pas një serie koncertesh në Shqipëri në muajin dhjetor, ku ishte i ftuar edhe si anëtar jurie në Festivalin e Këngës në RTSH, në muajin shkurt luan në Paris në një koncert special. I ftuar nga David Grimal, një nga violinistët klasik me famë në të gjithë globin, Sata luan në një festival që fton artistë me famë ndërkombëtare të muzikës klasike dhe xhaz. Festival, i cili i vjen në ndihmë të pastrehëve në Paris. Vlashenti dhe David Grimal ishin njohur disa muaj më përpara në një emision në Radio France Musique, ku ishin të ftuar të dy. Koncerti ishte një sukses jo vetëm nga fakti, që publiku i huaj ishte i madh në numër, por sidomos nga gjesti që një shqiptar i vjen në ndihmë të pastrehëve në Paris. Gjest ky, që e vendos Shqipërinë në një pozicion të veçantë e të vyer, që ndoshta vetëm artistët e këtij vendi bëjnë si ambasadorët e tij. Së fundmi, pasi ka luajtur në Paris dhe Amsterdam Vlashent Sata përgatitet për të prezantuar Shqipërinë në “Balkan Trafik Festival” në Bruksel në fund të prillit dhe më pas në Paris në muajin qershor të po këtij viti, ku “Balkan Trafik” vjen për herë të parë. Organizatorët e festivalit janë shumë entuziast nga cilësia e muzikës me të cilën Vlashenti përfaqëson Shqipërinë këtë vit, që i shton vlerës së prezantimit folklorik ndërthurjen midis folkut të mirëfilltë me muzikën moderne. “Projektet e radhës janë në lidhje me bashkëpunime me arte të tjera si teatri, kinemaja, baleti bashkëkohor si dhe së shpejti fillimi i punës për një album të ri, që do të jetë një ndërthurje midis së shkuarës, muzikës folklorike të vjetër dhe kërkimeve në muzikën e së ardhmes”, shprehet Vlashent Sata. Për të është hera e parë, që merr pjesë në këtë festival i mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë, Ambasada Shqiptare në Bruksel si dhe Maison d'Albanie en France. Në po të njëjtin festival luajnë artistë nga i gjithë Ballkani si Goran Bregoviç, etj.

Nga Julia Vrapi