
‘Plumbi i Artë’/ Tronditi botën e krimit, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nuredin Dumanin, pasi ‘zbërtheu’ prapaskenat e errëta të bandave që veprojnë në vendin tonë

“Komshinjtë te Gjiri i Lalzit”/ Artan Hoxha iu publikon Berishës e Metës foton që po shpërndahet me shpejtësi dhe i ‘thumbon’ ashpër: Nuk paska qenë aq budalla Enveri...

DOSJA 'Plumbi i Artë'/ ‘Plakën e mbylli Talo në banjë, unë përkëdhela ...’, Dumani zbardh detaje të rënda për grabitjen e shtëpisë së emrit të njohur! U veshën si policë të anti-drogës për të grabitur 500 mijë euro

Ndihmonte vrasësit që të mos arrestoheshin/ Jep dëshminë e tij ish zyrtari i lartë i Policisë, Leonard Palushi që u arrestua nga personat VIP me urdhër të SPAK

Zbulohet mashtrimi i Berishës me gjyqin në Francë, ish-kryeministri pranon se padia e tij ndaj Blinken nuk mund të merret në shqyrtim dhe sulmon deputetin e CDU

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Pas arrestimit të bosëve të krimit që mbështeten nga politika, SPAK gati fletë-arrestet për ministra, kryebashkiakë dhe drejtorë të lartë të përfshirë në abuzime me tenderat

Pallati i Brigadave drejt hapjes për publikun dhe shtim të funksioneve të reja, arkitektët: Ka vlera arkitektonike të veçanta

Shkruar nga Julia Vrapi 20 Janar 2022

Pallati Presidencial i njohur si Pallati i Brigadave drejt hapjes për publikun dhe shtimit të funksioneve të reja. Në praninë e ekspertëve të trashëgimisë kulturore dhe ministres Elva Margariti u zhvillua dje një dëgjesë publike për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar të Pallatit të Brigadave, i shpallur “Ansambël historik” dhe “Zonë e stimuluar”. Në fjalën e saj ministrja e Kulturës Elva Margariti tha ndër të tjera se kjo godinë dhe ky park nuk mund të trajtohet si një ishull i veçuar. “I gjithë ansambli historik nuk duhet të bie në grackën e një trajtimi institucional, një ishulli i veçuar brenda Tiranës, i lidhur ngushtësisht me atë përfaqësinë e lartë diplomatike, që ka ruajtur në vite dhe nuk mund të mendohet thjesht si një hapësirë, e cila për vlerat e mëdha të trashëgimisë kulturore dhe historike të jetë e lidhur ngushtë vetëm me Ministrinë e Kulturës”, tha ajo. Sipas ministres Margariti, Pallati i Brigadave nuk është vetëm godina historike, por një hapësirë prej 74 hektarësh gjelbërim, që do të shndërrohet në një park të vizitueshëm, përmes shtigjesh e ndalesash apo hapësira ekspozuese, duke u shndërruar në një pol zhvillimi për të gjithë zonën përreth. “Ky pallat do t’i rikthehet në mënyrë të denjë të gjithë komunitetit. Synimi ynë është që ky potencial kulturor do të mundësojë një zhvillim jo vetëm të kësaj zone”, tha ajo ndër të tjera.
Arkitektët: Parku i mbushur me vlera
Plani i Menaxhimit, po hartohet së bashku me Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe në konsultim me ekspertë të fushave. I pranishëm në dëgjesën publike arkitekti Armand Vokshi tha se ansambli historik është i mbrojtur që nga viti 2004, dhe parku ka vlera për tu shndërruar në një arkitekturë interesante. “Plani sugjeron dhe propozon një vizion që mund të shërbejë për të avancuar dhe për ta nxjerrë këtë kompleks ansambël në një stad më të lartë. Parku është i mbushur me vlera të ndryshme. Nga ana tjetër ato elementë që ka vila, por dhe të tjerat që ka kompleksi mbartin vlera arkitektonike të veçanta”, tha ai mes të tjera. Plani sipas arkitektes Loreta Çapeli synon rijetëzimin pa prekur vlerat arkitekturore dhe kulturore të këtyre ndërtesave. Sipas saj, Pallati i Brigadave do të ketë funksionin e muzeut, por do të përdoret edhe për evente publike dhe private. “Duhet ta kthejmë në një muze, i cili duhet të tregojë vetën në të gjitha aspektet. Hapësirat do të përdoren për ekspozim, pa prishur ambientin në sallat kryesore. Do të bëjmë shërbime rekreative”, tha ajo. Funksionet ekzistuese janë ceremonial zyrtar i Republikës së Shqipërisë, ceremoni publike të niveleve të larta, strukturë akomoduese të delegacioneve të niveleve të larta. Në funksionet e reja propozohet muze i vetvetes nëpërmjet guidave dhe itinerareve, hapësira ekspozimi të artit, shërbime rekreative, struktura kërkimore dhe didaktike, evente publike dhe private të karaktereve të ndryshme, etj. Në fund të kësaj dëgjese publike ministrja Margariti tha më tej se ky proces do vijojë dhe në disa instanca, si në Këshillin Kombëtar Trashëgimisë Kulturore, etj. Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, u projektua nga arkitektët italianë në fillim Gulio Berte dhe më pas u përfundua nga Gherardo Bosio në vitet 1939- 1941. Fillimisht ishte destinuar për familjen mbretërore ( Mbreti Zog I), por ndërtimi i tij nuk arriti të përfundonte deri në vitin 1941. Ndërkaq Mbreti Zog ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1939 si pasojë e pushtimit italian të vendit. Parku që rrethon këtë pallat shtrihet në rreth 36 ha. Që nga viti 1945 ndërtesa shërben si Pallat Presidencial.
Më të lexuarat


Komedia “Kukulla”, regjisorja Elma Doresi: Një vepër, e cila trajton tema shumë njerëzore, qëllimi jonë të prekim realitetin

Plani i Menaxhimit për Beratin dhe Gjirokastër, IKTK një takim me studentë e pedagogë

Ekspozita “Muri” me punimet e 11 artistëve, piktori Adrian Devolli: Kemi humbur besimin te institucionet, çdo gjë me kontributin tonë

Muzeu Etnografik në Kavajë, në restaurim falë programit “EU4Culture”

Ekspozita "Jorgan and Artisans - Lost Nostalgia”, një reflektim mbi artin dhe zanatet e punimit të një objekti ikonik të banesës shqiptare

QKLL: Bojan Adamiç njohu shumë mirë kulturën dhe traditat tona

Edmond Doko: Kënga shqiptare sot nuk ka lidhje me realitetin, por është e kufizuar vetëm tek performancat vulgare

Festivali i artit në Tiranë, Helidon Haliti: Përfaqësohen mes tyre disa shkolla të Europës

Muzeologë dhe specialistë të trashëgimisë: Sfida më e madhe e muzeumeve reflektohet në rolin e tyre në shoqëri

Filmi shqiptar “Mbjellja e pemëve”, në Marketin e Filmit në Kanë
