Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panairi “Winter Wonder” pret në Bruksel artistët shqiptarë

Postuar: 23/11/2017 - 07:43

Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si “Winter Wonder”, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel, ku është një mundësi fantastike për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë. Artistët nga Qendra Kulturore “Tirana” do të jetë pjesë e panairit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar, që do të përfaqësojë kryeqytetin dhe traditat e vendit tonë në panairin më të njohur të Europës. Duke u uruar mbarësi përfaqësuesve tanë në Panairin e Brukselit, Veliaj ftoi të gjithë shqiptarët kudo ku janë që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti dhe të vizitojnë stendën shqiptare. “Ftojmë dhe i mirëpresim të gjithë shqiptarët që jetojnë në Bruksel, në Hollandë, në Gjermani, në të gjithë Europën Veriore, kush ka dëshirë edhe nga Shqipëria, apo vende të tjera, të na bashkohen. Kështu që, për të gjithë shqiptarët që përgatisin festat në Europën Veriore, pikëtakimi është sheshi kryesor në Bruksel, në datën 24 nëntor deri në datën 31 dhjetor, ku do t’ju mirëpresim me të gjithë të mirat që ka kjo tokë dhe ky vend”, tha ai. Më tej ai shtoi se përfaqësuesit shqiptarë do të jenë në stendën kryesore. “Një superdelegacioni nga Shqipëria, kryesisht nga Tirana, për Panairin e Vitit të Ri në Bruksel. Ne do të kemi stendën kryesore të Panairit të Brukselit, të mbushur me produkte shqiptare, muzikë shqiptare, kostume shqiptare, do të flasim shqip, do të kemi vallëzime dhe shumë aktivitete, pothuajse në të gjitha 40-të netët e Brukselit. Panairi do të jetë i hapur duke filluar nga data 24 Nëntor e deri për Vitin e Ri dhe besoj se s’ka për të pasur Krishtlindje dhe një Vit të Ri më të mirë, se sa duke vizituar stendën tonë për ushqimet, kulturën, muzikën dhe shoqërinë shqiptare”, vijoi Veliaj. Pjesë e përfaqësimit në Bruksel është dhe Ansambli “Tirana”. Ansambli Folklorik Tirana “Tirana” është themeluar në vitin 1978. Ai vjen nga një traditë e gjatë e ansamblit popullor dhe është i përbërë nga një grupim artistësh, që interpretojnë drejtpërsëdrejti, të cilët mbajnë gjallë, ruajnë dhe kultivojnë muzikën popullore shqiptare. Edhe pse fokusi i tyre është Shqipëria e Mesme, repertori kryesor i Ansamblit Folklorik “Tirana” është i pasur dhe përfshin te gjithë traditat muzikore të mbarë Shqipërisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:59

Korça shijon magjinë e veprave të mëdha. Një nga baletet më të famshme të botës ''Arrëthyesi'', me muzikë nga Çajkovski u ngjit në skenën e teatrit për dy mbrëmje me radhë, në datat 10 dhe 11 dhjetor.

Postuar: 12/12/2017 - 07:58

Artisti i njohur Agim Sulaj i vlerësuar në botë me veprat e tij këtë dhjetor ka çelur në Tiranë ekspozitën “Rrënjët 2”.

Postuar: 12/12/2017 - 07:56

Ministria e Kulturës është kthyer si një bunker, dhe asnjëherë nuk u bë një analizë reale se çfarë problemesh janë sot në art dhe kulturë.

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskut

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.