BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Panairi “Durrës Script”, pjesëmarrëse 65 shtëpi botuese

Panairi “Durrës Script”, pjesëmarrëse 65 shtëpi

Në shëtitoren Taulantia të Durrësit për disa ditë u zhvillua edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar i Librit Shqip “Durrës Script”. Ky aktivitet nga data 9 deri në 12 gusht u organizua nga shoqata kulturore “Durana” dhe Bashkia e Durrësit. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako vizitoi stendat e këtij panairi. Mes të tjerave Dako pohoi se ky aktivitet është tashmë një traditë e qytetit të Durrësit dhe ndër aktivitetet më të mira kulturore që zhvillohen. “Interesi i shtëpive botuese është i madh, gjithashtu edhe i lexuesve durrsakë, por edhe atyre që vizitojnë Durrësin, duke arritur qëllimin që ka ky panair, për ta çuar librin sa më pranë lexuesit”, tha Dako. Në stendat e këtij panairi u përfaqësuan 65 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, Anglia dhe risi për këtë vit ishte ardhja e përfaqësuesve të shtëpive botuese nga SHBA. Rreth 60 mijë tituj librash të pranishëm nëpër stenda, nga të cilat 550 tituj të rinj, të prodhuar enkas për këtë panair. Përfaqësues nga të gjitha trevat e vendet ku jetojnë shqiptarë, ku kultivohet, shkruhet e botohet fjala shqipe, shtëpi botuese qofshin, shoqata a botime individuale pjesëmarrës në këtë panair të përbashkët.

Fakti që në këtë panair përfaqësohen pothuaj të gjitha vendet dhe trevat ku shkruhet e botohet fjala shqipe, duke filluar nga atdheu ynë dhe deri tek ngulimet e hershme e të vona shqiptare në botë, tregon se qëllimi është pikërisht përçimi i kësaj fjale, fjalës shqipe, krijimi i kontakteve sa më të mira me lexuesin e saj kudo që ndodhet, që në këto ditë kthehet të pushojë në Durrës. “Synimi i këtij panairi është ruajtja dhe përhapja e gjuhës së bukur shqipe në trevat shqipfolëse nëpërmjet librit dhe ajo që ka më shumë rëndësi është se ky panair i shërben shkëmbimit të vlerave” u shprehën pjesëmarrësit. Jo vetëm bregdeti, por Durrësi është shumë i njohur dhe për pasuritë arkeologjike. Përmendim këtu dhe Amfiteatrin e Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, që është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan. Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali.

Më të lexuarat