Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panairi i Librit “Tirana 2013” jo siç e prisnin botuesit, problem shitjet e librave, qeraja dhe çmimet

Panairi i Librit “Tirana 2013” jo siç e prisnin botuesit, problem shitjet e librave, qeraja dhe çmimet

Postuar: 24/11/2013 - 10:23

Panairi i 16-të i Librit “Tirana 2013” këtë vit erdhi me më pak tituj të rinj, por dhe numri i vizitorëve nuk ishte ai që pritej nga botuesit. Disa ditë pas ngjarjes më të rëndësishme të librit, botuesit tregojnë se panairi nuk solli atë që prisnin. Në përfundim të tij nga organizatorët u pohua se Panairi i 16-të i Librit ka tërhequr rreth 90 mijë vizitorë gjatë pesë ditëve të zhvillimit të tij.  Por sipas botuesve ky aktivitet duhet të ishte me të tjera përmasa, dhe gjithmonë duket se çmimi i stendave vijon të jetë problem kryesor. Botuesi i shtëpisë botuese “Helga’s Secrets” Alfred Cako, shprehet se nëse do të kishte një organizim më të mirë panairi do të kishte dhe më shumë vëmendje, por jo pak problem ai sheh dhe shitjet e librave. “Këtë vit ka pasur rënie të shitjeve të librave, edhe pse në panair ka pasur më pak botime. Nëse një vit më parë në stendën e “Helga’s Secrets” u shitën 270 libra, këtë vit vetëm 148. Numri i vizitorëve ishte më pak këtë vit, vetëm e shtuna ishte përjashtim sepse pati më shumë vizitorë. Mendoj se rënia e shitjes se librave vjen dhe nga kriza në ekonomi”, tregon botuesi Alfred Cako. Këtë vit pati më pak promovime të bujshme, më pak radhë nëpër stenda  dhe më shumë konferenca e tryeza debatesh, por sipas botuesit Alfred Cako çmimi i lartë i stendave me 70 euro metri katror rëndon jo pak mbi botuesit. “Çmimet e stendave ishin të larta. Ne punojmë vetëm për të shlyer qeranë e panairit dhe koston e librit. Ai çmim që është vendosur për stendat është abuzues, madje mendoj se shteti duhet të ndërhyjë që panair të zhvillohet edhe falas në Pallatin e Kongreseve”, u shpreh botuesi Alfred Cako. Për të tjera shtëpi botuese duket se shitja e librave ka qenë në të njëjtat bilance se një vit më parë. “Çmimin e stendave është i lartë, por sa i takon shitjeve të librave ne si shtëpi botuese “Dritan” kemi pasur shifrat e njëjta me një vit më parë”, pohon Manushaqe Bako, nga shtëpia botuese “Dritan”. Një nga shtëpitë botuese që duket se ka qenë jo pak në vëmendje është dhe “Pegi”. Botuesja Loreta Berhami tregon se panair është ngjarja më e rëndësishme e librit, por numri i vizitorëve nuk ka qenë ai që pritej. “Shitjet për ne kanë qenë të mira, por prisnim dhe më shumë. Ditët e para nuk pati dhe shumë vizitorë, por e shtuna kishte shumë, ndërsa të dielën sërish më pak. Sa i takon çmimit për stendat, dhe më herët kemi pohuar se është i lartë”, tregon botuesja Berhami. Tjetër problem për panairin, botuesja e “Pegit” shikon dhe mënyrën se si prezantohen librat. “Ne kishim krijuar dhe një mjedis më të rregullt me librat, duke tërhequr dhe vëmendjen e vizitorëve. Në panairi ka më shumë libra me tezga, por kur ekspozohen duket se ka dhe më shumë shitje”, tregon botuesja Loreta Berhami. Për Luan Pengili drejtor i shtëpisë botuese “Omsca-1”, panair i këtij viti më shumë se sa me problem duhet parë si një nga aktivitetet më të rëndësishme të librit. “Vizitorë ka pasur, dhe për shtëpinë botuese “Omsca-1” ka qenë i njëjtë numri i shitjeve të librit si dhe një vit më parë. Mendoj se e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja në panair e autorëve dhe vizitorëve”, tregon botuesi Pengili. Në panair, dy vitet e fundit shitjet kanë rënë në përqindje mjaft të dukshme, 20 deri në 30 për qind, gjithashtu numri i botimeve është ulur, 1086 krahasuar me 2866 të vitit të kaluar.

Çmimet e panairit nuk tregojnë vlerat e vërteta

Panairi i Librit do të mbetet një aktivitet që ka jo pak për tu diskutuar, pasi botuesit duket se kërkojnë më shumë standarde për zhvillimin e tij. Por nëse çmimet e stendave janë parë si problem nga botues të tjerë, Xhevair Lleshi, botuesi i shtëpisë botuese “Uegen” shpreh një tjetër shqetësim, çmimet që ndahen në panair. “Më duket se çmimet që jepen në panair nuk kanë vlerë, janë subjektive dhe nuk mund të dalin vlerat e vërteta. Në panair duhet të ketë çmim si libri më i mirë për atë botim që ka më shumë interes gjatë ditëve të panairit, apo dhe çmim kush e organizon stendën më të bukur”, pohon botuesi Xhevair Lleshi. Ndërsa pohon se i ka kushtuar shumë vëmendje botimeve në gjuhën shqipe, botuesi Lleshi shikon me rëndësi vëmendjen e veçantë që i është  kushtuar edhe problematikave të librit në ditët e sotme. “Këtë vit pati një vëmendje të veçantë për disa tryeza që patën një problematikë mbi piraterinë dhe informalitetin në tregun e botimeve, ky edicion dalloi për këtë. Sa i takon shitjeve, “Uegen” ka qenë mirë, me ruajmë të njëjtat shifra si më parë. Këtë vit ne i kemi kushtuar rëndësi dhe botimeve shqip, ku 4 tituj kanë qenë të huaj dhe 22 botime shqiptare si tituj të rinj në “Uegen”, pohon botuesi Xhevair Lleshi. Panairi i Librit “Tirana 2013” u zhvillua nga data 13-17 nëntor. Mendohet se shitjet në këtë Panair kanë arritur në shifrat e 600 mijë titujve, që janë ofruar nga ente botuese pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, dhe rreth 60% më pak se një vit më parë tituj të rinj u janë ofruar lexuesve. Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 07:57

Që kur ka nisur diskutimi për teatrin e ri, kam pasur rastin të takoj shumë nga miqtë e mi aktorë, arkitektë, aktivistë të lëvizjes civile, profesorë etj.

Postuar: 23/08/2019 - 07:55

Biseda e parë në Art House School do të bëhet me artistët Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita.

Postuar: 23/08/2019 - 07:54

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Di

Postuar: 22/08/2019 - 07:34

Kinemaja verore prej një muajsh ka pushtuar qytetin bregdetar të Durrësit, i cili është i mbushur

Postuar: 21/08/2019 - 17:05

Artan Shkreli, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një i apasionuar pas zbulimeve ka

Postuar: 21/08/2019 - 08:52

Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e