BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Kultura

Panairi i Librit çelet nesër në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 25-të vjen nën moton “Jemi të gjithë lexues”

Panairi i Librit çelet nesër në Pallatin e Kongreseve, edicioni

“Jemi të gjithë lexues” është motoja e Panairit të Librit, që vjen në edicionin e 25-të. Panairi çelet nesër në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë më shumë se 100 shtëpi botuese dhe janë 97 stenda për librat. Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues që njihen edhe me botimet e reja. Por problemet me librin i kanë shoqëruar botuesit. Petrit Ymeri kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë një ditë më parë ndërsa foli rreth edicionit të këtij viti u shpreh dhe për problemet me botimet. Në këto kohë, sipas Ymerit shtëpitë botuese në vendin tonë nuk po përballen vetëm me humbjen e lexuesve, por edhe me tkurrjen e tirazheve, ndërsa për shkak të inflacionit kemi rritje të çmimit të librit.  “Jemi në një situatë shumë të vështirë, ku 80 përqind e shqiptarëve nuk lexojnë dhe ne punojmë për 20 përqind. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që ne të ulnim numrin e tirazheve. Dikur ne çonim për botim 100 kopje, me tirazh minimal, ndërsa tani çojmë 200-300 kopje”, tha ai. Për kryetarin e SHBSH Petrit Ymerin jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet duhet të nxiten festivalet letrare, të cilat mungojnë. “Organizimi i festivaleve letrare është një nismë që ne e kemi nisur këtë vit dhe do e vijojmë në mbështetje të librit, në disa qytete të vendit. Është shumë e rëndësishme të bëjmë aktivitete që mbështesin librin dhe tërheqin vëmendjen e institucioneve”, tha ai ndër të tjera.

Aktivitetet e panairit

Panairi i Librit nis nesër në Tiranë, ku gjatë ditëve të tij do të ketë shumë aktivitete, promovime librash, të ftuar autorë të ndryshëm, etj. Sipas kryetarit të shoqatës, Petrit Ymeri, edhe në këtë edicion të 25-të të panairit do të ketë zbritje çmimesh në libra dhe disa aktivitete, që do kenë në qendër kryesisht të rinjtë dhe fëmijët. Ndërsa në seminarin e përvitshëm për çështje të përkthimit, në kuadër të Panairit të 25-të të Librit, do të diskutohet për temën "Përkthimi dhe ripërkthimi i klasikëve të letërsisë", ku janë të ftuar përkthyes, botues, studentë. Ndërkohë që përmbyllja e festës së librit 16- 20 nëntor do të jetë me çmimet letrare. Një hapësirë e veçantë u është rezervuar edhe trevave shqipfolëse. Kosova vjen e përfaqësuar me tre stenda kryesore: me stendën e Institutit Albanologjik të Kosovës, me Shoqatën e Botuesve të Kosovës, si stendë më vete, dhe me “Dukagjinin”.  Maqedonia e Veriut ka një stendë më vete. “Logos” është shtëpi botuese e Shkupit, por sjell edhe botimet shqipe nga Tetova. Mali i Zi përfaqësohet me një stendë tjetër që është ajo e Podgoricës. Në panairi do të ketë dhe disa botues të huaj. Panairi i Librit në Tiranë  është i përvitshëm dhe organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Panairi i parë i librit në Tiranë ishte panairi "Tirana 1998" organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë nga 16 deri 20 dhjetor 1998. Prej këtij viti ky organizim është mbajtur rregullisht.