BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x
BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x

Kultura

Panairi i librit, Frano Kulli: Ministria jonë e Kulturës është e pashembullt në Ballkan, në raport me librin është defiçente sa nuk bëhet

Panairi i librit, Frano Kulli: Ministria jonë e Kulturës

Në datë 17 nëntor në Pallatin e Kongreseve fillon panairi i 24 i librit. Një ngjarje në jetën kulturore, që bën bashkë botuesit nga data 17-deri më 21 nëntor. Libra të rinj, takime me autorë e përkthyes, tryeza diskutimi, etj, do të jenë gjatë ditëve të panairit. Pak ditë na ndajnë nga edicioni i 24 i panairit në Tiranë, por botuesit shprehen me kritika për Ministrinë e Kulturës. Sipas tyre këtë vit nuk ka treguar mbështetjen ndaj panairit. Frano Kulli nga enti botues “Gjergj Fishta” shprehet se Ministria e Kulturës në vendin tonë është e pashembullt në Ballkan. Sipas tij, Ministria e Kulturës nuk ka treguar vëmendjen e duhur ndaj zhvillimit të Panarit të Librit në Tiranë, që është ngjarja më e madhe e librit në vendit tonë. Publicist dhe botues, Frano Kulli shprehet se në dijeninë e tij këtë vit panairi i librit në edicionin e 24 ka një mbështetje financiare nga Bashkia e Tiranës, por jo nga Ministria e Kulturës. “Ministria jonë e Kulturës është e pashembullt në Ballkan. Kur them në Ballkan nuk ka pastaj krahasim me Europën. Është në kontekstin e gjithë asaj, që kjo ministri e Kulturës në raport me librin është shumë defiçente, sa nuk bëhet. Është paradoks i jashtëzakonshëm për shembull që ministria nuk gjendet minimalisht me 5 lekë për librin, pa thënë gjëra tjera. Në këtë rast për panairin e librit meriton falënderim Bashkia e Tiranës, që ajo është kujtuar dhe e ka dhënë një ndihmë për zhvillimin e tij”, shprehet botuesi i njohur Frano Kulli.

Puna me librin

Në prag të panairit të librit që shënon këtë vit edicionin e 24 dhe do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, botuesi Frano Kulli shprehet me kritika ndaj Ministrisë së Kulturës ashtu si më parë dhe të tjerë botues. Sipas botuesit Kulli, panairi i librit ishte rast i mirë që Ministria e Kulturës të tregonte vëmendjen e saj ndaj librit. “Çfarë pune tjetër mund të kishte për librin ministria më mirë se sa me kaq, apo me krijuar QKLL? Edhe sikur mos ketë aplikuar Shoqata e Botuese në ministri për panairin te projektet, dhe pse unë mendoj se kanë aplikuar, Ministria e Kulturës jo vetëm duhet të kishte bërë diçka për mbështetjen financuare, por duhet ta kishte në programet e veta në fillim të vitit. Çfarë do bëhet me panairin e librit, a mund të bashkëorganizojmë, mbështesim etj. Duhet të fillonte si detyrë mbështetja ndaj Shoqatës së Botuesve dhe jo si kërkesë e shoqatës. Nëse MK konsideron mbështetje Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit kjo është pa kuptim”, thotë Kulli. Botuesi Frano Kulli thotë se panairi i librit për të është në të gjitha kuptimet eventi më i rëndësishëm. “Te panairi i librit kryqëzohen dhe interferojnë marrëdhënia shkrimtar-lexues, marrëdhënia botues -shkrimtar, botues -lexues”, shprehet ai. Panairi i librit në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet me masat anti-Covid.