BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Kultura

Panairi i Librit me moton “Jemi të gjithë lexues” u çel në Pallatin e Kongreseve,  edicioni i 25-të  me botime nga mbi 100 shtëpi botuese  

Panairi i Librit me moton “Jemi të gjithë lexues” u

Panairi i Librit u çel në Pallatin e Kongreseve si ngjarja më e rëndësishme e librit, që bën bashkë botues, shkrimtarë dhe lexues. Edicioni i 25-të vjen nën moton “Jemi të gjithë lexues” dhe janë mbi 100 shtëpi botuese këtë vit në panair me tituj të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Në Pallatin e Kongreseve, ceremonia e çeljes së panairit organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë ishte me praninë e ministres së Kulturës Elva Margariti, ministres së Arsimit Evis Kushi, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bardhyli, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare Piro Misha, si dhe me praninë e botuesve dhe shkrimtarëve. Kthyer në një traditë për botën e letrave shqipe, panairi kremton këtë vit 25-vjetorin e tij përballë sfidave ndaj leximit dhe afrimit të lexuesit me autorët. Petrit Ymeri kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë  u ndal në fjalën e tij dhe tek motoja e panairit. “Këtë moto “Jemi të gjithë lexues”, kundër çdo anketimi, kundër çdo klasifikimi që bëhet për lexime të pakta ne duam të tregojmë së bashku me kolegët tanë botues, së bashku me lexuesit se në Shqipëri jemi të gjithë lexues”, tha Ymeri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në fjalën e tij u bëri thirrje qytetarëve që ta vizitojnë panairin e librit. Kreu i bashkisë tha ndër të tjera se në Tiranë sot janë hapur më shumë biblioteka se kurrë më parë, të cilat së bashku me “Muzeun Kadare” dhe “Muzeun Agolli”, janë një ftesë për t’u larguar nga kafenetë e për t’u afruar edhe më shumë me librin. “Kemi hapur “Muzeun Kadare”, për t’i kthyer qytetit dhe stacione muzeale për njerëzit e librit. Do të hapim shumë shpejt “Muzeun Agolli”. Më vjen mirë që kemi hapur bibliotekat e lagjeve sërish, duke filluar nga “Musine Kokalari”, tek “Misto Treska”, tek “Moikom Zeqo”, tek “Petro Zheji”, tek “Hamit Beqja”. Kush do ushqim për shpirtin, për mendjen dhe për t’u hapur ndaj dijes, e ka këtë fundjavë te “Pallati i Kongreseve””, tha ai.

Panairi si një festë

 Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ministria e Kulturës këtë vit janë mbështetëse të këtij panairi. Për ministren e Kulturës Elva Margariti, Panairi i Librit është në të vërtetë një festë, një nga ato ngjarjet që është shkruar në kalendarin kulturor dhe shënjon një muaj të rëndësishëm si nëntori, që lidhet mbi të gjitha me festat kombëtare. Sipas Margaritit është domethënëse edhe motoja e panairit “Jemi të gjithë lexues”. “Pasi të lexuarit është një proces jetësor që na shoqëron për aq kohë sa frymojmë mbi këtë tokë, ndaj edhe prej vitesh ne nxisim të rinjtë te libri dhe leximi, si një ushqim, pa të cilin do të jemi padyshim të paplotë shpirtërisht. Ministria e Kulturës, pavarësisht emergjencave që ka pasur këto viteve të fundit, ka gjetur gjithnjë mundësinë për të mbështetur Panairin e Librit, duke e konsideruar si një vlerë, si një tryezë e madhe debati, por edhe promovimi, takimesh mes shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve me lexuesin”, shprehet Margariti. Në panair, përveç ekspozimit të librave do të organizohen takime me shkrimtarë, promovime të botimeve, seminare dhe aktivitete të tjera. Në panair marrin pjesë mbi 100 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që përmbyllja e festës së librit 16- 20 nëntor do të jetë me çmimet letrare. Një hapësirë e veçantë u është rezervuar edhe trevave shqipfolëse. Kosova vjen e përfaqësuar me tre stenda kryesore: me stendën e Institutit Albanologjik të Kosovës, me Shoqatën e Botuesve të Kosovës, si stendë më vete, dhe me “Dukagjinin”.  Maqedonia e Veriut ka një stendë më vete. “Logos” është shtëpi botuese e Shkupit, por sjell edhe botimet shqipe nga Tetova. Mali i Zi përfaqësohet me një stendë tjetër që është ajo e Podgoricës.