BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Panairi i Librit me rreth 100 ekspozues, Ymeri: Përballemi me indiferencën e institucioneve

Panairi i Librit me rreth 100 ekspozues, Ymeri: Përballemi me

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22. Nesër në Pallatin e Kongreseve janë rreth 100 ekspozues, që do të prezantojnë botimet e ndryshme në stenda. Panairi “Tirana 2019”, ngjarja më e madhe e librit në vend do të zhvillohet këtë vit nga data 13 deri më 17 nëntor. Në prag të fillimit të edicioni të 22 të Panairit të Librit, botuesit shprehen se përballen me indiferentizmin e institucioneve shtetërore në vend. Kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë Petrit Ymeri tha se nuk ndihmohet sistemi libror në vend. “Botuesi shqiptar, editoria shqiptare ka bërë hapa shumë të mëdha gjatë këtyre viteve. Ne jemi disa hapa më përpara institucioneve shtetërore, që nga cilësia e punës sonë, që nga marrëdhënia me kulturën evropiane, e më shumë akoma përballemi me një indiferencë të dukshme të institucioneve shtetërore për të ndihmuar sistemin libror në Shqipëri. Në radhë të parë sistemin bibliotekar, bibliotekat publike, janë probleme që i kemi ngritur gjatë vitit, e që janë në harkun e më shumë se çerekshekulli, por këto vitet e fundit kemi më shumë pavëmendje krahasuar me vitet e mëparshme”, u shpreh Ymeri. Në prag të Panairit të Librit, kryetari i shoqatës së botuesve shqiptarë Petrit Ymeri tha se nga Bashkia e Tiranës ka munguar interesimi. “Bashkia e Tiranës nuk e ka ndihmuar Panairin e Librit. Bëhen lloj-lloj aktivitetesh, por libri nuk mbështetet. Mendoj se në Bashkinë e Tiranës duhet të konsiderohet më e rëndësishme korsia e librit se sa korsia e biçikletave. Korsia e librit na çon në Europë, korsia e biçikletave na çon te stacioni i trenit”, u shpreh botuesi Petrit Ymeri, njëkohësisht kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë. Panairi këtë vit ka rreth 100 ekspozues, që janë botues, institucione kulturore, përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Njëkohësisht ka disa përfaqësi nga institucionet e huaja që janë në Shqipëri, që kanë lidhje me librin e me kulturën.

Tituj të rinj në panair

Gjatë ditëve të panairit do të ketë shumë aktivitete, që kanë të bëjnë me botimin, përkthimin, me njohjen e kulturës evropiane dhe ballkanike në Shqipëri. Pritet që lexuesit të njihen me rreth 800 tituj të rinj të autorëve të huaj dhe shqiptarë. Sipas kryetarit të shoqatës së botues shqiptarë Petrit Ymeri, në panair pritet të ketë rreth 80 promovime librash. “Të gjithë botuesit janë të përgatitur, autorët janë entuziastë, përkthyesit po ashtu, sepse ky është evidentim i punës së tyre 1-vjeçare. Ne kërkojmë që ti tërheqim vëmendjen lexuesit, që ata të dinë çfarë të kërkojnë në Panairin e Librit. Mbreti i Panairit të Librit është lexuesi. Ne synojmë që të kënaqet lexuesi dhe mund të them me kënaqësi, që lexuesi shqiptar është besnik”, pohon Ymeri në fjalën e tij. Gjatë ditëve të panairit në Tiranë do të diskutohen tema të ndryshme për letërsinë. Por sipas kryetarit të shoqatës së botuesve shqiptarë Petrit Ymeri, ky edicion sjell kryevepra të letërsisë. “Ajo për të cilën ne jemi krenarë është puna cilësore, që kemi bërë ne dhe kjo na bën të jemi të barabartë me të gjithë kolegët tanë kudo. Kjo është më e rëndësishme dhe mund ta them me shumë siguri. Ne sjellim vepra dhe kryevepra të letërsisë botërore, autorë nga më të njohurit në botë, i sjellim në shqip, i sjellim mirë, cilësisht dhe në kohë”, pohon ndër të tjera botuesi Petrit Ymeri. Rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese, ku është menduar që të promovohen edhe dhjetëra tituj të rinj.

Nga Julia Vrapi