Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panairi i Librit “Tirana 2018” çelet sot në Pallatin e Kongreseve

Postuar: 14/11/2018 - 07:15

 Panairi i Librit “Tirana 2018” çelet sot në Pallatin e Kongreseve. Nga data 14 deri me 18 nëntor jo vetëm libra, por dhe promovime dhe autorë të ndryshëm në stendat e panairit. Rënia e lexueshmërisë vitet e fundit ka bërë që Shoqata e Botuesve Shqiptarë këtë vit në edicionin e 21 të panairit të fokusohet tek leximi. Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri bën me dije se edhe tirazhet edhe këtë vit vijnë të reduktuara. Përballë kësaj situate Ymeri bën me dije se rënia e leximit është një proces që ka ndodhur prej vitesh dhe sipas tij duhen gati dy dekada të tjera punë që të ketë ndryshim. “Tema e këtij panairi është leximi. Ndoshta edhe të shtyrë nga diskutimet e shumta, që janë bërë pas anketimeve të INSTAT dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë për rënien drastike të leximit. Ju e dini konkluzionin e INSTAT se rreth 1 milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër në kuadër të një viti. Kjo nuk është një situatë që ka ardhur as për disa muaj, as për disa vjet. Kjo është një situatë e krijuar prej më shumë se dy dekada, gati pothuajse tri dekada.  Rënia e interesimit të shoqërisë, të institucioneve për leximin, dhe vijmë në këtë gjendje. Për t’u përmirësuar gjendja, për të ardhur aty ku ishim duhen përsëri 15 ose 20 vite të tjera”, u shpreh në fjalën e tij botuesi Petrit Ymeri. Këtë vit në edicionin e 21, botuesi Petrit Ymeri tha se janë dy çmime për autorë, por do të ndahen dhe vlerësime të tjera. “Edhe këtë vit do të jepen çmimet e Panairit. Ceremonia është ditën e shtunë, në orën 12:00. Do të japim dy çmime për autorë, dy çmime për përkthyes, çmimi inkurajues, ndoshta edhe çmim për letërsinë për fëmijë, por aty jemi pak dobët. Kemi edhe çmime të veçanta, çmime speciale, meqë edhe situata këtë vit është speciale, pasi është viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut”, vijoi Ymeri në fjalën e tij për edicionin e  21 të Panairit të Librit në Tiranë.

Mbështetja e panairit

Këtë vit numri  i ekspozuesve në stendat e Panairit të Librit sipas kryetarit të SHBSH, Petrit Ymeri mbetet afërsisht sa dhe vitet e tjera. “Numri i ekspozuesve është rreth 100. I njëjti vit si gjithmonë, duke shtuar edhe pjesëmarrjen nga shtëpi të botuese nga Maqedonia e Mali i Zi", tha Ymeri. Këtë vit situatë me probleme ndikon dhe numrin e titujve të rinj, që nuk priten të jenë të shumtë. Sa i takon dhe mbështetjes për edicionin e këtij viti ka qenë vetëm Ministria e Kulturës. “Këtë vit ne na mbështet vetëm ministria, Bashkia e Tiranës dihet që jo. Besimi i lexuesve është mbështetja jonë më e madhe në pesë ditë, me lexues të të gjitha moshave”, tha Ymeri. Numri i ulët i titujve të rinj është këtë vit në panair dhe sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve ka dhe shtëpi botuese që prezantohen vetëm me dy tituj të rinj. “Nuk mundet që të jap shifra, rreth 200, por nuk është se ka ndonjë vërshim shumë të madh. Ka shtëpi botuese që kanë botuar vetëm një apo dy libra. Nëse nuk ka të ardhura nga shitja e librave nuk bën dot botime të reja. Shtëpitë botuese shqiptare janë përfshirë në projekte europiane dhe ky është një hap pozitiv” vijoi mes të tjerave Petrit Ymeri. Përgjatë ditëve të panairit, të gjithë ata që duan librin do kenë mundësi të blejnë libra me lirë. “Sigurisht çdo botues ka politikat e tij, ka uljet përkatëse. E rëndësishme është që të kënaqim lexuesin. Ky është qëllimi ynë”, shprehte më tej botuesi Petrit Ymeri. Ndërkohë që të shtunën, siç e do tradita do të ndahen edhe çmimet e Panairit të Librit./Julia VRAPI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje