BREAKING NEWS

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Rrëfimet e Spartak Brahos: Berisha e quante UÇK-në marksiste
x

Kultura

Panairi i Librit “Tirana 2020” nis edicionin e 23, këtë vit më pak subjekte pjesëmarrëse

Panairi i Librit “Tirana 2020” nis edicionin e 23, këtë

Panairi i Librit “Tirana 2020” nis sot edicionin e 23. Një ditë para edicionit të këtij viti, që zhvillohet online organizatorët u shprehën mes të tjerave se të gjithë ata që kanë një listë titujsh, veç mundësive për ti blerë në libraritë kryesore të Tiranës do të mund t’i porosisin librat edhe online. Në një konferencë Petrit Ymeri kryetar i Shoqatës se Botuesve Shqiptarë, Gëzim Tafa zëvendës kryetar dhe Diana Jup Kastrati kryetare e jurisë së çmimeve të panairit folën për edicionin e këtij viti, i cili për shkak të pandemisë zhvillohet online. Sipas kryetarit të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë Petrit Ymeri tradita e panairit në Tiranë do të vazhdojë dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve mbi librin askush nuk do t’i humbasë, pasi do të shfaqen në disa projektorë të vendosura në pikat kryesore të kryeqytetit. “Në qytetin e Tiranës tek disa pika do vendosen ekran led, ku do të shfaqen aktivitetet drejtpërdrejtë ose dhe të regjistruara, që mos të ketë përplasje”, tha mes të tjerave Petrit Ymeri. Ndonëse, një vit më parë morën pjesë rreth 100 ekspozues, në këtë vit mungojnë botuesit nga trevat e tjera shqiptare, dhe sipas Petrit Ymeri kreut të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë numri i subjekteve pjesëmarrëse në panair është rreth 50. “Nuk kemi pjesëmarrje fizike nga botuesit e Kosovës, por ata do të jenë online me ne”, tha Petrit Ymeri. Sipas tij këtë edicion, përveç librarive është bërë e mundur që librat të shiten online në disa platforma të stimuluara nga shtëpitë botuese, me ulje të konsiderueshme çmimesh. Panairi do të nisë këtë të enjte në edicionin e tij të 23, për tu mbyllur të dielën ku do të jetë dhe ndarja e çmimeve. Mbështetëse të panairit të këtij viti janë Bashkia e Tiranës dhe Qendra Kombëtare për Librin dhe Leximin. Këtë vit platforma online për shitjen e librit janë, Bukinisti, Adrion ltd, Topchannel, dhe libraritë që do të mirëpresin lexuesit, autorët dhe aktorët e librit për promovime. Panairi i Librit cilësohet si ngjarje madhore, por vështirësitë që kanë shoqëruar këtë vit botues dhe aurorë të ndryshëm nuk kanë qenë pak edhe për shkak të situatës me pandeminë.