Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panairi i Librit, vlerësohen Besnik Mustafaj, Lekë Tasi dhe Korab Hoxha

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit” në Panairin e Librit “Tirana 2019”. Në edicionin e 22 të Panairit të Librit, që sot është në ditën e fundit të tij, Korab Hoxha u vlerësua nga juria me çmimin “Përkthyesi i vitit”, me përkthimin e botimit me poezi “Tetori në vagon” të shkrimtares ruse Marina Cvetajeva. Çmimi i “Letërsisë së memories” iu nda autori Lekë Tasi, për veprën “Grabjani rrëzë kodrave”. Çmimi i posaçëm nga Ambasada Franceze shkoi për Saverina Pashon për librin “Lehtësia e padurueshme e qenies” e Milan Kunderës. Juria e edicionit të 22, përbëhej nga Lili Sula, pedagoge në UT, shefe e departamentit të letërsisë (kryetare e jurisë), Agim Baçi kritik letrar, Parid Teferiçi përkthyes, Adriatike Lami shkrimtare dhe Agim Doksani përkthyes. Çmimi “Autori i vitit” për Besnik Mustafaj ishte me motivacionin: “Për përshkrimin plot realizëm dhe ironi të hollë të një periudhe dramatike ende të pranishme edhe të gjallë në mendjet njerëzore”. I vlerësuar në këtë edicionin të 22 të Panairit të Librit, autori Besnik Mustafaj u shpreh se e konsideronte këtë çmim për t’iu përkushtuar letërsisë. “E konsideroj këtë çmim si një konfirmim të drejtësisë, për ta lënë politikën edhe për t’iu përkushtuar letërsisë”, u shpreh gjatë ceremonisë Mustafaj. Në këtë ceremoni, kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri, u shpreh se me finalizimin e këtyre çmimeve është një punë e gjatë, ku janë lexuar shumë vepra të reja. Panairi i Librit “Tirana 2019” nisi më datë 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Edicioni i 22 ka bërë bashkë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Në hapjen e tij botuesit u shprehën se problemet me librin nuk janë të pakta. Shqetësuese sipas tyre është dhe gjendja që kanë sot bibliotekat, ku duket se për furnizimin me libra pak bëhet. Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit, në fjalën e tij kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri, tha se kanë kaluar 22 vjet, që nga 1998 kur u organizua panairi i parë. Për botuesin Ymeri, është një rrugë e gjatë, e lodhshme edhe pasionante, por nuk kanë munguar problemet ndër vite. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de