Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panairi/ “Ta shohësh diellin në sy” nga autori Irvin D. Yalom, në shqip nga botimet “Morava”

Postuar: 16/11/2019 - 07:38

Botimet e shtëpisë botuese “Morava”, në Panairin e Librit “Tirana 2019” kanë ngjallur kureshtjen e lexuesve. Autorë të ndryshëm prezantohen në edicionin e 22 të Panairit të Librit, ku edhe këtë vit nuk mungojnë emra të njohur, që me veprat e tyre kanë marrë vlerësime dhe në shtete të tjera. Një nga titujt e rinj, që ofron shtëpia botuese “Morava” për lexuesit është dhe libri me titull “Ta shohësh diellin në sy”, i autorit Irvin D. Yalom. Librin vjen në shqip përkthyer nga Griselda Zaimi. Autori Irivin D. Yalom me këtë libër ka marrë dhe vlerësimin e kritikës së huaj, por ai shprehet se njerëzit duhet të përballen me vdekjen ashtu si me frikëra të tjera. Sipas tij, njerëzit duhet të arsyetojnë dhe të heqin dorë nga shtrembërimet. “Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu siç përballemi me frikëra të tjera. Duhet të mendojmë përfundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen”, pohon autori në fjalët e tij për këtë vepër, që vjen në gjuhën shqipe në botimet “Morava”. Një emër mjaft i vlerësuar për librat e tij, autorit Irivin D. Yalom shton më tej se nuk duhet të arrijmë në mendimin, që vdekja do të na shkatërrojë. “Të mos arrijmë në përfundimin se vdekja është tepër e dhimbshme për t’u përballuar, që mendimi do të na shkatërrojë, që përkohshmëria duhet të mohohet, në mënyrë që e vërteta të mos e bëjë jetën të pakuptimtë. Një mohim i tillë kërkon gjithmonë një çmim, mpakjen e jetës sonë të brendshme, mjegullimin e syve tanë, topitjen e racionalitetit tonë”, vijon më tej autori Yalom. Në botimet “Morava” ky autor vjen në shqip, por për kritikën e huaj ai është një autor i mrekullueshëm në artin e tregimtarit. “Yalom është Shehrazadja e divanit terapeutik, puna e tij një ushtrim i mrekullueshëm në artin e tregimtarit”, shkruan “New York Times”.

Të rrisim dhembshurinë për veten

“Ta shohësh diellin në sy”, vjen në shqip për lexuesin tonë, por vetë autori shprehet se nuk dëshiron, që ky të quhet një libër i zymtë. Sipas Irivin D. Yalom, duke rrokur ekzistencën tonë njerëzore, do të arrijmë të shijojmë vlerën e çdo çasti në jetën tonë. “Nuk dua që ky të jetë një libër i zymtë. Përkundrazi, shpresoj që duke rrokur, duke rrokur vërtetë ekzistencën tonë njerëzore, natyrën tonë të mbarimtë, kohën tonë të shkurtër në dritë, jo vetëm që do të arrijmë të shijojmë vlerën e çdo çasti si edhe kënaqësinë e ekzistencës, por edhe do të rrisim dhembshurinë për veten dhe për të gjitha qeniet e tjera njerëzore”, tregon mes të tjerave autori Irivin D. Yalom. Pjesë nga libri: Një ditë prej ditësh L.C. nuk erdhi më në shkollë dhe një javë më pas mësuesja na tha që ai kishte vdekur. Vetëm kaq. Asnjë fjalë më shumë. Nuk e zunë më në gojë, kurrë. Porsi si një trup i mbështjellë me qefin, që rrëshqet nga kuverta në detin e skëterrshëm, ai u zhduk në heshtje. Por sa qartë ka mbetur në mendjen time. Kanë shkuar gati shtatëdhjetë vjet dhe akoma thuajse mund ta zgjas dorën e të kaloj gishtat e mi përmes çufrës së flokëve të tij të ashpër e të bardhëllemë si fantazmë. Si ta kem parë dje, imazhi i tij është fiksuar në mendjen time dhe unë shoh lëkurën e tij të bardhë, këpucët me qafë lidhur me gjalmë, dhe, mbi të gjitha, atë vështrimin syhapur e krejt të habitur në fytyrë. Ndoshta është e gjitha një rikrijim; ndoshta thjesht përfytyroj se sa i habitur duhet të ketë qenë ai kur ka takuar zonjën vdekje kaq herët në rrugëtimin e jetës së tij. Nga shtëpia botuese “Morava” kanë ardhur në gjuhën shqipe dhe të tjera vepra të këtij autori. Irvin. D. Yalom po vazhdon me krijimtarinë e tij të jetë në vëmendjen e kritikës në botë, ndërsa në gjuhën shqipe vjen në botimet “Morava”.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 07:28

“Music for Albania” titullohet koncerti i veçantë, që do të mbahet në Sydney të Australisë.

Postuar: 14/12/2019 - 07:28

Komedia franceze “Boeing Boeing” rikthehet në skenën teatrore për publikun.

Postuar: 14/12/2019 - 07:27

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-polifonisë u zhvillua në qytetin e Vlorës, duke mbl

Postuar: 14/12/2019 - 07:26

Ekspozita e “Plein Air” vjen në edicionin e pestë për publikun.

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Festivali Letrar për të Rinj “Tirana 2019” shpalli fituesit e edicionit të pestë, në

Postuar: 13/12/2019 - 07:24

Drama "Tre vetë në një varkë pa llogaritë Nik Prel Mujën", shkruar dhe me regji nga Ste

Postuar: 13/12/2019 - 07:22

Komedia “Zyrtarisht beqare” shoqëron këtë fundjavë publikun në teatrin “Skampa&