BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Pandeli Koçi: Fati i librit në situatë dramatike, institucionet nuk interesohen për autorin dhe letërsinë

Pandeli Koçi:  Fati i librit në situatë dramatike,

Shkrimtari Pandeli Koçi pohon se fati i librit është në situatë dramatike. Sipas tij institucionet nuk po tregojnë sa duhet interesim për autorin dhe letërsinë shqipe. Në intervistën për “SOT” shkrimtari Pandeli Koçi i njohur me emrin letrar Sazan Goliku, rendit një sërë problemesh me librin dhe shpërndarjen e tij. Sipas tij, problem janë dhe bibliotekat që janë të varfra dhe pa u pasuruar me libra prej vitesh. Për shkrimtarin e njohur autorët shqiptarë përballen me shumë vështirësi për krijimtarinë e tyre letrare. Por sipas tij për problemet sot nuk mund ti vëmë përgjegjësinë vetëm Ministrisë së Kulturës, por të tërë atyre institucioneve që kanë lidhje me librin, sepse gjërat vijnë zinxhir. Koçi pohon se nëse ata nuk interesohen për librin dhe autorin kjo tregon që nuk po luajnë rolin kryesor për librin shqip.

-Festivali për fëmijë dhe të rinj “Lexuesit e së ardhmes” u zhvillua tre ditë në Tiranë. Për ju si u përcoll ky festival?

Festivali ishte si një festë e bukur, një organizim mjaft i mirë për zhvillimin e tij. Kishte aktivitete dhe autorë të ftuar, kritikë dhe studiues që nuk munguan. Kishte pjesëmarrje të gjerë dhe nga nxënës shkollash dhe aty u bë dhe një ekspozitë e libri për fëmijë, që u jepnin një përmasë tjetër festivalit. Veprimtaritë e kryera tre ditë ishin shumë të larmishme, bisedat për librin dhe fatin e tij, ku merrnin pjesë dhe personalitete të kulturës shqiptare, mes tyre dhe pedagogë nga universiteti. Një temë ishte dhe ajo se sa sot sfidohet libri nga mjetet e reja të informacionit dhe teknologjisë së lartë. U trajtua problemi i ekzistencës së librit në letër, si do të vijojë ajo, kush është më e dëshirueshme sot për fëmijët dhe të rinjtë libri në format elektronik apo letër. Pra debatet për librin do të ekzistojnë, rëndësi është se çfarë vlere ka libri. Mbi të gjitha është mesazhi që duhet të lexohet librin. Dhe “Lexuesit e së ardhmes”, që besoj do të vijojë si festival dhe në të ardhmen, është mirë që të jetë dhe në bashkëpunim me institucione të tjera europiane.

- Sipas jush, ku është sot libri shqip, mundësitë dhe promovimet rreth tij?

Fati i librit shqip jo vetëm për fëmijë dhe të rinj është dramatik, ka shumë probleme. Drama presupozon gjithmonë të keqen që ne shohim sot për librin shqip, por dhe çfarë ndodh me autorët. Edhe pse unë jam optimist, sërish ka shumë probleme. Janë probleme që pohohen me zë të lartë herë pas here jo vetëm nga unë, por dhe nga autorë të tjerë. Zgjidhja e problemeve ka sa karakter objektiv aq dhe subjektiv, por mund të zgjidhen me një mirëkuptim, ngritje të përgjithshme të nivelit kulturor të masave të gjera, por edhe me institucionalizimin e zgjidhjes së tyre siç janë organet qeveritare apo dhe të tjera, që ndikojnë në një mënyrë drejtpërsëdrejti në zgjidhjen e tyre. Problemet fillojnë që nga ruajtja e raportit të letërsisë origjinale shqiptare me përkthimin dhe botimin e veprave të huaja, që natyrisht kanë vlerën e tyre. Format që vijnë nga jashtë si ilustrimet, teknikat e ndryshme, etj, përdorimi i tyre sidomos në librin për fëmijë dhe lëshimi që duhet të kenë botuesit për të qenë të gatshëm të botojnë edhe nga letërsia shqipe, kuptohet atë që është më e mirë në krijimtarinë tonë. Pra mundësitë janë të shumta për të kapërcyer problemet që kanë ekzistuar deri më sot. E kam theksuar dhe herë tjetër, që shumë mirë që këto festivale bëhen në Tiranë, por duhet të kemi aktivitete dhe në qytete të tjera të vendit dhe mos ngelemi vetëm në qendër dhe të panaire ku shitet libri.

-Ju përmendni mes problemeve dhe shpërndarjen e librit, gjë që është pohuar dhe nga autorë të tjerë. Çfarë po ndodh në këtë aspekt?

Nuk është vetëm problemi shpërndarja si mjet transporti. Por shpërndarja, unë e kuptoj sa duhet ta kenë në dorë librin jo vetëm fëmijët në Tiranë apo dhe lexuesit e rritur në qendër, por duhet ta kenë lexuesit edhe në qytete dhe në zonat të tjera të largëta. Kjo varet nga faktorët ekonomikë, ti mund ta çosh në Konispol apo në fshatrat rreth e qark, por sa janë në gjendje fëmijët apo njerëzit ta blejnë këtë libër? Sa janë në gjendje në fshatrat e Bajram Currit për të blerë libër? Dihet që çmimet janë të shtrenjta, janë në bazë të kostos. Nëse mund të ketë dëshirën për të blerë librin nuk kanë mundësi. Por tek ne është dhe një paradoks tjetër, që ata që kanë mundësi për ta blerë librin nuk e bëjnë këtë gjë. Niveli kulturor i njerëzve nuk është i njëjtë. Ne mund të paguajmë në një drekë dhe 10 mijë lekë të reja, për të blerë një libër që mund të jetë vetëm 100 lekë të reja nuk e blejmë.

-Ju thoni se autorët shqiptarë përballen me shumë vështirësi. Cilat janë ato konkretisht?

Autorët shqiptarë përballen me shumë vështirësi për krijimtarinë e tyre letrare. Për problemet sot nuk mund ti vëmë përgjegjësinë vetëm Ministrisë së Kulturës, por të tërë atyre institucioneve që kanë përgjegjësi, sepse gjërat vijnë zinxhir. Nëse ata nuk interesohen për librin dhe autorin kjo tregon që nuk po luajnë rolin kryesor për librin. Libri po nuk u vlerësua si baza dhe fillesa e arritjeve të njerëzimit, këto institucione nëse nuk e kuptojnë nuk do ta luajnë kurrë sa duhet dhe si duhet rolin e tyre për librin. Me këto fonde Ministria e Kulturës jep minimumin për autorët shqiptarë në krijimtarinë letrare. Unë uroj të bëhet një përmbysje e mendësisë së Ministrisë së Kulturës për autorët shqiptarë, që të ketë më shumë kujdes dhe vëmendje në vlerat e letërsisë. Por dhe që të arrijmë 50 përqind botim të letërsisë shqiptare me atë të huaj. Të ndryshojë mendësia e ministrisë, sepse këto vite autorët janë ndihmuar, por në mënyrë selektive. Problemi qëndron se kush e bën këtë seleksionim të autorëve nga Ministria e Kulturës? Sa të hapur janë ata në ministri, sa transparentë janë, apo mbahen vetëm tek disa emra, kur ne presim që të lançohen sidomos autorët e rinj. Kjo është kryesorja, dhe që të ndihmohen duhet të njihen. Por si? Duke u botuar veprat e tyre. Më vjen keq që e pohoj, por nga Ministria e Kulturës nuk është dëgjuar sa duhet zëri i shkrimtarëve të njohur

-Artistët akuzojnë ministrinë për mungesë transparence me projektet. Mendimi juaj?

Nuk kam dijeni se kush ka qenë në atë kolegjium apo komision të ministrisë për të bërë selektimin e projekteve dhe nuk e di se sa ai ishte objektiv. Që të flasësh realisht dhe të bësh dhe vërejtje apo kritika duhet të njohësh gjithë materialin. Por unë vërej një gjë, që aty shikoj emra që marrin miratim për projekteve që kanë qenë dhe më parë. Në pjesën më të madhe janë po të njëjtët emra që financohen nga ministria.

-Sipas jush si është niveli i letërsisë shqipe sot?

Niveli i letërsisë sonë pavarësisht një kritike të vazhdueshme konstruktive dhe objektive unë them, unë e shikoj që kemi ecur mirë. Kemi romane që janë vlerësuar dhe jashtë vendit. Kemi poetë dhe librat poetikë me nivel. Nuk do ta thosha këtë edhe për tregimin, por letërsia shqipe nga viti në vit ecën. Gjërat po ecin dhe pozitive është që letërsia ecën nga autorë që kanë krijuar para ’90, që vijojnë dhe sot me sukses, por dhe autorë të rinj që kanë filluar krijimtarinë e tyre pas këtyre viteve.

-Sa problem janë bibliotekat e varfra?

Ky është një problem i vazhdueshëm ndër vite. Bibliotekat janë në mjerim në shkolla. Në rrethe drejtoritë arsimore duhet të kenë fonde për të shpërndarë libra dhe në zona të thella, kur nxënësi nuk ka para ta blejë të paktën ta gjejë librin në biblioteka. Unë i kam parë vetë dhe janë në mjerim. Kam gjetur libra të periudhave para 50 vitesh dhe pa u pasuruar me libra të rinj ndër vite. Sot autori shqiptar është pa ndihmë, pa promovim, nuk ka politika sa duhet për letërsinë shqipe, bibliotekat janë shumë të varfra dhe duhet të bëjnë më shumë institucionet. Një gjendje problematike, që nuk ka ndryshuar prej vitesh.

-Më herët jeni shprehur se duhet të ketë ndryshime në mënyrën se si ndahen çmimet kombëtare të letërsisë nga ministria. Pse?

Ndryshimi është i domosdoshëm kudo, por ai duhet të vijë në radhë të parë tek ata që i shpallin këto konkurse dhe çmime. Nëse do të vazhdohet me parapëlqime vetjake apo sipas klaneve do të ketë probleme, por ama kjo nuk do të thotë që kur janë ndarë çmimet nuk ka dhe libra që ia vlejnë. Por duhet të ndalemi dhe te një tjetër problem, sa është marrë kritika letrare me veprat që kanë marrë këto çmime ndër vite? Këtu kemi një pikëpyetje të madhe.

 Intervistoi: Julia Vrapi