BREAKING NEWS

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet e forta/ Ministrja e njohur shpërthen në ofendime ndaj anëtarëve socialistë: Jeni llumi i partisë. Nuk do ndodhë më…

Plas keq! Krisje e thellë brenda PS së Shkodrës, zbardhen debatet
x
BREAKING NEWS

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe qeveritarë në rrezik, pritet publikimi i përgjimeve, emaileve dhe komunikimeve të zyrtarëve të lartë me botën e krimit e biznesmenë

“Fenomeni Gruevski” në Shqipëri, politikanë dhe
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, SHBA nuk do lejojë Metën dhe Berishën të shkaktojnë kaos dhe dhunë

Spartak Ngjela: SPAK shumë shpejtë do të arrestojë kokat e
x
BREAKING NEWS

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin, Brukseli fut në “listën e kuqe” Serbinë pas forcimit të bashkëpunimit me Vladimir Putinin

Ndërkombëtarët “dhunojnë” Vuçiçin,
x
BREAKING NEWS

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të madh nga Perëndimi që nga viti 1999, ja orët vendimtare të Vuçiçit, Kroacia paralajmëron se njohja e Kosovës është e afërt

Alarmohet Serbia, Beogradi është nën presionin më të
x
BREAKING NEWS

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet sekustrimi i pasurive të personit që ka lidhje me grupe kriminale, i përfshirë në trafikun e kokainës në Gjermani

Godet Prokuroria e Tiranës/ Apartamente, dyqane e tokë, kërkohet
x
BREAKING NEWS

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë ekonomik i Rusisë është gjithnjë e më katastrofik

Thellohet goditja për presidentin Vladimir Putin/ Bilanci i thellë
x
BREAKING NEWS

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet

Ish-ministri i Ekonomisë përfundon në SPAK. Zbardhen detajet
x

Kultura

Pandeli Koçi: Kritika letrare ka ngelur në formë recensionale ose ‘miqësore’, institucionet  të zhvillojnë veprimtari për problemet dhe zhvillimin e letërsisë

Pandeli Koçi: Kritika letrare ka ngelur në formë recensionale

Veprimtaritë për problemet dhe zhvillimet  e letërsisë janë të pakta dhe sipas autorëve të ndryshëm duhet bërë më shumë nga institucionet dhe për kritikën letrare. Shkrimtari Pandeli Koçi thotë se Ministria e Kulturës duhet të bashkëpunojë më shumë me institucionet për të zhvilluar veprimtari të ndryshme, që kanë në fokus problemet që has sot krijimtaria letrare në vend, por dhe çfarë ndodh me zhvillimin e kritikës letrare. Në lidhje me problemet e kritikës letrare, shkrimtari Pandeli Koçi shprehet më tej se edhe kur ndodh që ka një libër që përmban shkrime kritike mungojnë diskutimet rreth tyre. “Sot ka edhe kritikë letrare serioze, por ajo ka ngelur në formë recensionale ose “miqësore”, por dhe kur botohet një libër me kritika letrare nuk shkruhet rreth tyre. Nuk diskutohet çfarë është thënë, çfarë analize i ka studiuar këto vepra”, tregon shkrimtari ndër të tjera. Ndërsa sheh problem çfarë ndodh sot në vend me kritikën letrare apo dhe se si shkruhet ajo, shkrimtari Pandeli Koçi thotë më tej se është problem që nuk ka më kurse speciale të kritikës si dikur. “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, Akademia e Studimeve Albanologjike me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Fakulteti i Gjuhë- Letërsisë, etj, mund të bëjnë veprimtari për problemet me zhvillimin e letërsisë dhe kritika letrare sot, pasi nuk kanë qenë sa duhet në vëmendje. Por fakti që nuk ka në fakultetet tona kurse speciale për kritikën letrare, atëherë që këtu fillon problemi”, thotë shkrimtari Pandeli Koçi.

Nisma për bashkëpunime

 Shkrimtari Pandeli Koçi thotë më tej se për kritikën letrare është shumë mirë nëse do të ketë diskutime dhe të shihen probleme, pasi sipas tij këto do të gjallëronin mendimin mbi kritikën letrare sot. Por ai shprehet dhe me kritika për rolin e Ministrisë së Kulturës, të cilën e sheh që nuk ka bërë sa duhet. “Institucionet mund të bëjnë simpoziume, debate , konferenca, tribuna për këtë punë. Por dhe Ministria e Kulturës mundet të marrë nismën për të bashkëpunuar me këto institucione të tjera për të organizuar këto veprimtari shkencore. Nëse do të rrihen problemet, nëse do të diskutohet për këtë atëherë mund të jenë mendime të kundra, subjektive, objektive, por do ta gjallëronin mendimin mbi kritikën letrare dhe do të vinin gjithmonë drejt të së vërtetës”, vijon më tej shkrimtari Pandeli Koçi. Sazan Goliku (emri letrar i Pandeli Koçit) që nga viti 1970 është marrë aktivisht me botimin e letërsisë shqiptare të botuar në Kosovë dhe ka qenë ligjërues i këtij krahu të letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1981 - 2002 ka punuar si drejtues në sektorin e shtypit të Kuvendit të Republikës. Ka shkruar poezi, prozë dhe letërsi për fëmijë, si dhe tekste këngësh. Është marrë me kritikë e studime letrare, recensione dhe ese. Ka botuar 13 libra për të rritur dhe 31 libra për fëmijë. Është fitues i disa çmimeve kombëtarë dhe vendorë.