BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Kultura

Pandeli Koçi: Mungojnë studimet e thelluara, ka ardhur koha që reklama për librin të kthehet edhe në kritikë të vërtetë letrare

Pandeli Koçi: Mungojnë studimet e thelluara, ka ardhur koha që

Kritika letrare duhet të zërë vend më shumë në studimin me veprat, që botohen. Problemet me kritikën letrare pohohen nga autorë e studiues të ndryshëm, të cilët shprehen se dhe institucionet kanë një përgjegjësi. Për shkrimtarin dhe studiuesin Pandeli Koçi nuk është e vërtetë, që nuk kemi fare dhe të mohojmë çdo gjë për kritikën letrare në vend. Por kërkesat sipas shkrimtarit të njohur janë gjithmonë në rritje për një thellim, dhe për një institucionalizim të kritikës letrare. “Ne kemi dhe nuk kemi kritikë letrare sot në krijimtarinë tonë. Them kemi dhe s’kemi, sepse ne kemi dhe kritikë të mirë edhe kritikë të rinj që botohen në libra, në shtypin letrar dhe në shtypin e përditshëm, që vlerësohen veprat më të mira, etj, por mungojnë studimet e thelluara kritike letrare”, shprehet autori Pandeli Koçi, në një reagim të tij. Përballë problemeve që ka sjellë mungesa e një shkrimi kritik letrar me një analizë si duhet, autori dhe studiuesi Pandeli Koçi thotë se do të ishte një ndihmë e madhe për kritikën letrare në vendin tonë nëse fakultetet tona të degëve të gjuhë letërsisë shqipe apo dhe gjuhët e huaja të kishin dhe një kurs special për kritikën letrare. “Kjo ka qenë dikur dhe ka pasur suksese, sepse shumë nga kritikët e sotëm letrarë janë të asaj kohe dhe do të ndihmonte shumë kritikën letrare, plus faktorëve të tjerë që të nxitet nga institucionet shtetërore. Institucionet janë shtetërore dhe private. Universitet, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Kulturës të kenë mekanizma të tillë që të ndihmojnë kritikën letrare, e cila do të ishte gjithmonë pranë letërsisë artistike në vendin tonë”, vijon autori Pandeli Koçi. Përballë veprave të ndryshme letrare që botohen në vend, shkrimtari Pandeli Koçi thotë për shkak të mungesës së një analize kritike letrare e shkruar si duhet, në veprat e dobëta nuk janë vënë në dukje problemet. Sipas tij, ka raste që vlerësimet bëhen nga miqtë. “Nuk kemi kritikë, sepse jo çdo vepër me vlera të vërteta artistike është analizuar, studiuar nga kritika letrare dhe ana tjetër në shumë vepra të dobëta problematikat nuk janë vënë në dukje, por vlerësohen vetëm nga miqtë dhe shokët, pra janë subjektive”, thotë studiuesi.

 Reklama dhe kritika

Shkrimtari dhe studiuesi Pandeli Koçi shprehet se problemet me krijimtarinë letrare janë të ndryshme. Por sipas tij ka ardhur koha, që reklama të kthehet në kritikë letrare. “Mbizotëron vetëm reklama në libra, ose recensionet që bëjnë reklama në x apo y libër që e botojnë këtë zakonisht shtëpitë botuese për interesat e tyre të biznesit. Ka ardhur koha që reklama për librin të kthehet edhe në kritikë të vërtetë letrare. Këtë reklamë e bëjnë shtëpitë botuese, miqtë e shokët e botuesve”, pohon Koçi. Para viteve ’90 kritika letrare tregon shkrimtari dhe studiuesi Pandeli Koçi funksiononte, por gjithmonë brenda kritereve dhe normave të parimeve të realizmit socialist. “Natyrisht aty vlerësoheshin veprat më të mira, por gjithmonë brenda këndvështrimit dhe estetikës marksiste leniniste. Dhe atëherë për shembull veprat e shkrimtarëve të shquar si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Jakov Xoxa, Sterjo Spasse, Qamil Buxheli, Miço Kallata, etj, në atë kohë për ata shkruhej përveç shkrimtarëve të tjerë që ishin breza më të rinj, si Vath Koreshi. Unë përshembull kam bërë 5 artikuj për veprat e Vath Koreshit në atë kohë, por dhe pas viteve ’90. Pra dhe atëherë ekzistonte kritika letrare, por me kufizimet që përmendëm më parë”, thotë Koçi. Për shkrimtarin dhe studiuesin, botimet pas viteve ‘90 pak kanë ardhur në objektivin e kritikës letrare.