BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Kultura

Pandemia, Biblioteka Kombëtare ndërpret shërbimin fizik për studiuesit dhe lexuesit, shërbim vetëm online

Pandemia, Biblioteka Kombëtare ndërpret shërbimin fizik për

Biblioteka Kombëtare ka ndërprerë shërbimin në ambientet e saj. Institucioni bën me dije, se ndërprerja e shërbimit në ambientet fizike vjen për shkak të situatës në vend me koronavirusin. Biblioteka Kombëtare shprehet se ka qenë e shtrënguar të marrë vendimin për ndërprerjen e shërbimit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, në vendin tonë. “Situata e re e krijuar në vend, me shtimin e numrit të të prekurve nga Covid-19, shtrëngon sërish Bibliotekën Kombëtarë të Shqipërisë që të ndërpresë shërbimet në ambientet fizike të saj, deri në një njoftim të dytë”, shprehet institucioni, që ka afishuar dhe lajmërimin tek dera. Por të gjendur në këto kushte për shkak të koronavirusit, Biblioteka Kombëtare thotë se ndërsa është ndërprerë shërbimi në ambientet fizike të saj, për qytetarët, studiues, etj, vijon shërbimi online. Institucioni shkruan se Biblioteka Digjitale Albanologjike është e pasur, dhe se po punohet për shtimin e njësive të digjituara. “Ajo vijon të ofrojë për përdoruesit Bibliotekën Digjitale Albanologjike, e cila përmban koleksione të rralla të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë si: libra, revista antikuarë, dorëshkrime dhe harta në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, si dhe po punon intensivisht për të shtuar numrin e njësive të digjituara, që mund të jenë në aksesueshme edhe jashtë mureve të saj”, vijon lajmërimi i Bibliotekës Kombëtare, që këtë kohë pandemie ka ndërprerë shërbimin në ambientet fizike të saj. Ndërkohë, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë njofton se vijon pa ndërprerë shërbimet e saj online, për lexuesit anëtarësimi nëpërmjet portalit e-Albania. Për botuesit, pajisja me ISBN, pajisja me CIP dhe anulim ISBN-je.

Problemet nga pandemia

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë këtë vit feston dhe 100 -vjetorin e themelimit të saj. Biblioteka një nga institucionet më të rëndësishme të librit në vend, prej disa muajsh për shkak të situatës me pandeminë ka kufizuar shërbimin e saj. Me mbylljen nga pandemia më parë Biblioteka Kombëtare rinisi aktivitetin në datën 10 qershor, duke lajmëruar sërish një ndërprerje të shërbimit në ambientet fizike të saj më datë 16 qershor. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun e vitit 1920. Si bërthamë e saj shërbeu fondi i bibliotekës së “Komisisë Letrare Shqipe”, organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, krijuar në qytetin e Shkodrës në vitin 1917 në kontingjencat e njohura të Luftës së parë botërore. Më 1920 ky fond u vendos në Ministrinë e Arsimit, Tiranë. Mbas vitit 1920 u bënë përpjekje për pasurimin e këtij fondi, si dhe për riorganizimin e bibliotekës si institucion kombëtar. Ndryshimet e viteve ’90 sollën mundësi ndryshimi edhe në politikat e Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore, me kufizime të skajshme në sigurimin e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të literaturës, ajo kaloi në heqjen e barrierave kufizuese të kësaj natyre, duke shkuar drejt lirisë së plotë të informacionit për përdoruesit. Nga institucion në varësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot. Por në ambientet që ndodhet sot ky institucion ka jo pak probleme më godinën, ku herë pas herë autorë dhe studiues kanë folur për gjendjen e vështirë që ndodhet.