BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

“Paris Hora Zero”, koncerti ku ndërthuret eleganca e muzikës franceze me pasionin e tangos së re, që sjell atmosferën e Parisit të shekullit XX

“Paris Hora Zero”, koncerti ku ndërthuret eleganca e

Festivali Ndërkombëtar i Muzikë në Himarë nis këtë mbrëmje me koncertin e parë “Paris Hora Zero”, që zhvillohet në Kishën e Gjithë Shenjtorëve, me artistet Loanh Mirande (violinë, Francë) dhe Rea Veizi (piano, Shqipëri/Francë). Në koncertin e parë “Paris Hora Zero” ndërthurja e elegancës së muzikës franceze me pasionin e tangos së re, do të sjellë në Himarë atmosferën e Parisit të shekullit të XX. “Himara International Music Festival” vjen në edicionin e tij të parë për të sjellë pranë publikut muzikën më të bukur xhaz, tango, klasike e kontemporane, të performuar nga 11 artistë ndërkombëtarë, ku në natën e parë për artdashësit performojnë dy artistet e njohura. Loanh Mirande është një violiniste franceze e lindur në vitin 1995. Pas një diplome bachelor në Konservatorin Mbretëror të Brukselit në vitin 2019 ajo vazhdoi studimet me Laurent Korcia në École Normale de Musique në Paris. Fituese e konkursit ndërkombëtar të festivalit Aragats, dhe që nga viti 2016 anëtare e Mannheimer Philharmoniker, Loanh performon rregullisht në muzikë solo dhe muzikë dhome në festivale të ndryshme si: Estivales musicales méloriennes, Musiqueaux Mines, Festival d'été de Joigy, festivali Lacoste, dhe festivali Aragats ndër të tjera. Ajo gjithashtu performon rregullisht në orkestra si Orkestra Dhomës e Quartier Latin, Formation Ostinato dhe Orkestra PSPBB. Përveç karrierës së saj interpretuese, Loanh i është përkushtuar edhe pedagogjisë. Rea Veizi është një pianiste shqiptare e specializuar në piano, muzikë dhome dhe pedagogji. Ajo ka interpretuar në shumë koncerte si soliste dhe muzikante dhome në Shqipëri, Spanjë, Francë dhe Itali. Në vitin 2012, ajo debutoi si soliste me Orkestrën e Universitetit të Arteve në Tiranë. Nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017, asaj iu dha statusi i artistes rezidente në “Cite Internationale des Arts” Paris, ku dhe  performoi e prezantoi disa projekte muzikore. Në vitin 2018 Rea krijoi dhe drejtoi shfaqjen multidisiplinore “Alter” e cila u shfaq premierë në dhjetor 2018 në Tiranë dhe në dhjetor 2019 në Prishtinë ku u prit me ovacione nga publiku.  Ajo është diplomuar nga Conservatoire superior de Caststellon, Valencia dhe Ecole Normale de Musique "Alfred Cortot" dhe "Scola Chantorum, Paris. Që nga viti 2013 ajo jeton dhe punon në Paris, si pianiste performuese dhe profesoreshe e pianos.

Pas koncertit të parë vjen “RhapsoDy"

Pesë koncerte në datat 5, 6, 9, 10, 11 gusht, me artistë nga Shqipëria, Franca, Gjermania, Japonia dhe Kuba do të zhvillohen në “Himara International Music Festival”, që vjen nën drejtimin artistik të pianistëve Rea Veizi dhe Endri Nini, që është dhe pedagog në konservatorët e Ëaimar, Rostock e Akademia Sibelius, me rezidencë në Hanover. Sipas organizatorëve, çdo koncert do të ketë një zhanër muzikor dhe një formacion artistik të ndryshëm nga tjetri. Pas koncertit të parë që do të jetë këtë mbrëmje, nesër në 6 gusht do të zhvillohet "RhapsoDy".  Duo Neria / Natacha Colmez-Collard (violonçel) dhe Camille Belin (piano). Muzika europiane, frymëzuar nga rapsodët e lashtë, në një performancë dialogu nga Duo Neria. Më herët për festivalin u shpreh edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti në Facebook. ““Himara International Music Festival” do të zhvillohet në datat 5 deri më 11 gusht në Himarë-fshat, pranë Kishës së Gjithë Shenjtorëve dhe do të ofrojë 5 koncerte unike”, shkruante Margariti. Festivali ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Bashkisë Himarë dhe disa ambasadave të huaja.