BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Parku arkeologjik i Finiqit, IKTK na njeh me “Banesa me dy Peristile”

Parku arkeologjik i Finiqit, IKTK na njeh me “Banesa me dy

Parku arkeologjik i Finqit me historinë dhe pasurinë arkeologjike merr një rëndësi të madhe. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bën një ftesë për të vizituar parkun arkeologjik të Finiqit, për të zbuluar nga afër historinë dhe pasurinë arkeologjike të tij. “E gjeni vetëm 9 km larg qytetit të Sarandës. Sot ju njohim me banesën e quajtur “Banesa me dy Peristile”, e cila është një kompleks ambientesh me një planimetri tipike të periudhës helenistike. Gjatë periudhës romake e deri në antikitetin e vonë kjo banesë ka qenë në përdorim, duke pësuar ndryshime, të cilat modifikuan gradualisht pamjen e saj”, shprehet IKTK, që ka publikuar dhe një video me parkun. Qyteti i lashtë i Finiqit përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pa ndarë e trashëgimisë shqiptare kulturore. Qyteti antik i Foinikës mori statusin park arkeologjik kombëtar në vitin 2005. Foinikia ka një histori të lashtë. Ai ka qenë kryeqendra e kaonëve, ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit. Sipas Polibit, ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Ngrihej në një kodër në formën e një anijeje të përmbysur. Fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre. Ka tri seksione muresh të ruajtura në kodër: muret e akropolit, muret e periudhës së zgjerimit të akropolit dhe muret e qytetit të fortifikuar. Këto mure, që dallohen për vëllimin e tyre të madh, datohen me përafërsi midis shek. IV dhe II p.k.r. Në brendësi të mureve ndodhen rrënojat e mureve greke dhe romake. Në fshat ka mbetje të mureve greke, por ato romake janë më të shumta në numër. Tek akropoli është zbuluar një thesar i vogël, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister. Po ashtu është zbuluar një teatër me kapacitet të madh. Janë gjendur edhe tri cisterna që i përkasin periudhës midis shek. V dhe shek. III para. Kr. dhe disa rrënoja ndërtesash. Parku arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Krahas monumenteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperiencë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës. Ky park është një destinacion i mirëfilltë turistik, ku vizitor të shumtë njihen aty me historinë dhe antikitetin.

Shqipëria, në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” në 2021

Organizatorët e festivalit “Eurovision” kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në muajin maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse, në vitin 2021. Grupi i konkursit të “Eurovision” është pajtuar që të mos vazhdojë me një short të ri të alokimit në muajin janar. Kjo nënkupton se të gjitha vendet që ishin caktuar për gjysmëfinalen e parë dhe të dytë do të performojnë në Ahoy Arena, më 2021. Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë. Gjysmë finalja e parë është më datë 18 maj dhe e dyta më datë 20 maj. Festivali i përvitshëm “Eurovision”, i planifikuar për t’u zhvilluar në muajin maj në Rotterdam në 2020 u anulua për shkak të koronavirusit. Ky është rasti i parë që “Eurovision” nuk u zhvillua që nga koha kur nisi. Ndërkaq që në vendin tonë kanë nisur përgatitjet për zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTSH këtë vit, ku janë në konkurrim 26 këngë që do të interpretohen nga zëra të rinj, por dhe emra të njohur.