BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x

Kultura

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet  e rëndësishme turistike

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet  e rëndësishme

Parku arkeologjik kombëtar i Apolonisë është një nga destinacionet e rëndësishme turistike në vendin tonë. Një ditë më parë ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh për vlerat e këtij parku arkeologjik. “Parku arkeologjik kombëtar Apolonia është një mundësi për të njohur jo vetëm trashëgiminë kulturore, por edhe shtresëzimet kulturore që ai mbartë ndër shekuj”, shprehet ministrja Elva Margariti në Facebook. Parku ndahet në zonën A dhe zonën B. Qytet antik (zona A) rreth 120 ha është i rrethuar me mur fortifikues rreth 4.5 km i gjatë, me arkitekturë greko-romake dhe bizantine. Zona B përfaqësohet nga territori ekstramural: nekropoli arkaik, helenistik dhe romak; tempuj dhe ndërtime private ekstramurale. Arkitektura dhe urbanistika e këtij qyteti është e bazuar në arritjet e arkitekturës helene, por e lidhur me realitetin ilir. Apolonia u ndërtua sipas një plani që mbështetej në sistemin ortogonal të Hipodamit, përshkohej nga rrugë të drejta, kryesore e dytësore, që kryqëzoheshin me njëra-tjetrën duke kufizuar lagje të veçanta. Gjatë gjysmës së parë të shek. VI p.e.s. Apolonia ishte kthyer në një qytet të mirëfilltë, për këtë dëshmojnë edhe gjurmët e një muri rrethues, i cili ka gjerësinë 3 m. I punuar më blloqe ranore katërkëndëshe. Me zgjerimin dhe fuqizimin e qytetit gjatë shek. V-IV p.e.s. u ndje nevoja e rindërtimit të murit rrethues. Kjo u realizua nëpërmjet përforcimit të tij me një bastion të madh, të përshtatshëm për vendosje balistash, në anën lindore ndërsa në anën perëndimore u ndërtua një mur i ri. Murit perëndimor i shtohen edhe kulla katërkëndëshe dhe të rrumbullakëta. Muri rrethues përfshinte në vete 140 hektarë, por një pjesë e qytetit u shtri edhe jashtë mureve të qytetit, sidomos në pjesën perëndimore. Ndërsa në pjesën lindore shtrihej nekropoli.