
Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

“Parku i Artit” në Kinostudio, Margariti: Kemi për zemër krijimin e Qendrës Kulturore

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Shkurt 2021

Projekti “Parku i Artit” u prezantua të premten, në hapësirat e Ministrisë së Kulturës. Projekti është i mbështetur me fondet e Bashkimit Europian. Të premten në prezantimin e këtij projekti për hapësirën e ish Kinostudios ishin të pranishëm dhe ministrja e Kulturës Elva Maragriti dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ku merrnin pjesë dhe të ftuar nga bota e artit dhe kulturës. Për ministren e Kulturës Elva Margariti ka qenë një proces i gjatë për projektin, ku u arrit të gjendet balanca. “Ka qenë një proces i gjatë dhe falë bashkëpunimit të frytshëm të studios projektuese “iRi”, kemi arritur të gjejmë balancën e duhur mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes hapësirave të gjelbra, parqeve dedikuar fëmijëve, hapësirave ekspozuese dhe krijuese, pasurisë së gjigantit të dikurshëm kinematografik, aparatura, makina, garderoba....Bëhet fjalë për mbi 16 mijë metra katrorë sipërfaqe të jashtme dhe mbi 2100 metra katrorë sipërfaqe të brendshme”, shprehet Margariti. Por sipas ministres së Kulturës, rëndësi ka dhe Qendra Kulturore që parashikon të ketë edhe hapësira akomodimi për artistë rezidentë. “Ajo çka kemi tepër për zemër është krijimi i Qendrës Kulturore, që parashikon të ketë që nga laboratorët fotografikë, studio muzikore, dublimi, produksioni, qeramike, sallë kinemaje, hapësirë ekspozimi, madje edhe hapësira akomodimi për artistët rezidentë”, pohoi ministrja e Kulturës. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast me fjalët e tij për fillimin e këtij projekti. “Ky është një projekt që do të hasi në vështirësi si përherë ku do t’i duhet të kalojë etapën e cinizmit dhe kur ndryshimi të vijë do t’i harrojmë të gjitha dhe do t’i gëzohemi kësaj gjëje të re që ka lindur”, tha mes të tjerave Veliaj. Ish Kinostudio, ky kompleks neoklasik u projektua nga një grup arkitektësh sovjetikë dhe u ndërtua nga specialistët shqiptarë në vitet 1950-1952. Dikur ka qenë ndërtesa e Studios Kombëtare Shqiptare të Filmit e njohur si Kinostudio “Shqipëria e Re” si dhe e Arkivave Kombëtare të Filmit. Sot këtu ndodhen Qendra Kombëtare Shqiptare e Kinematografisë, Ministria e Kulturës, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, etj.
Më të lexuarat


Teatri Metropol me “Ëndrra e një nate vere”, një nga komeditë më të hershme të Shekspirit në festivalin “Moisiu On”

Rakip Shabani: GKA nuk duhet të quhet galeri kombëtare por antikombëtare, Ministria e Kulturës nuk po bën sa duhet për artin

Xhamia e Plumbit, Margariti: Shpejt do të kthehemi me ekspertët për punën në terren

Festivali “MetroSounds” nis të dielën, artistë nga Shqipëria dhe Kosova në edicionin e tretë

"Shtatë shenjtorët" pas ndërhyrjes restauruese i shpëtojnë shkatërrimit

Mblidhet këshilli shkencor i QBAE: Puna për rishikimin e Historisë mund të fillojë së shpejti, Enciklopedia sektori më i vështirë

Hapet ekspozita për Musine Kokalarin, në kalanë e Tiranës

Simfonitë “Mëngjeset” dhe “Pasioni” nga Haydn, në koncertin e formacionit të reduktuar të orkestrës së TKOB

“Manjikana”, një ekspozitë kaligrafike në galerinë e Shkodrës

Studiuesit apel institucioneve: Pas 1990 rënie e kujdesit për gjuhën nga shteti, të miratohet një ligj që u jep zgjidhje problemeve
