Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Parku i Bylisit në degradim total, asnjë ndërhyrje themelore që nga viti 1995

Postuar: 15/11/2018 - 07:25

Parku arkeologjik i Bylisit prej vitesh me probleme, kanë munguar investimet që janë themelore për arkeologët. Në reagimet e tyre arkeologët pohojnë se  parku i Bylisit ka probleme me restaurimin që kërkojnë monumentet, rrethimi, rruga, etj. Ata shprehen se një projekt është bërë pas viteve ‘90 dhe që nga ajo kohë kanë munguar ndërhyrjet për të sjellë ndryshim të gjendjes. Arkeologu Neritan Ceka tregon se dhe ekspedita e fundit tregoi që nuk ka vëmendje nga institucionet. Braktisja sipas tij ka nisur prej vitesh, ndërsa ngre alarmin se kjo po rrezikon parkun arkeologjik. “Unë shkova në Bylis, një ekspeditë me 3 punëtorë. E kuptoni se çfarë bëhet? Unë e kam filluar punën që në 1978 atje dhe i bie 40 vjetori në Bylis, dhe shkojmë punojmë me thërrime. Monumentet në gjendje të mjerueshme dhe ka kohë që nuk vë dorë njeri, i pastrojnë pak nga bari. Por nuk ka as restaurime as kujdes. Rrethimet atje janë po ato që janë bërë 40 vjet më parë, janë ndryshkur. Bylisi është shkëputur nga rruga tani, dhe duhet ti vish vërdallë për 4 kilometra që mund të shtrohet dhe asfaltohet deri poshtë. Këto janë probleme, sepse ai është thesar. Atje me gjithë këtë gjendje me probleme, por vinin përditë grupe turistike”, pohon arkeologu Ceka. Në rolin e konsulentit në ekspeditën që u zhvillua për dy javë në Bylis,  profesor Neritan Ceka tregon se Bylisi duhet të kthehet në një qendër ashtu si duhet për të prezantuar kulturën ilire. “Unë isha konsulent atje, sepse jam autor, është puna që kam bërë për 40 vjet. Për monumentet, parqet ka përgjegjësi Ministria e Kulturës. Është një park, që duhet të ketë prezencë të vazhdueshme restaurimi dhe të kthehet në një qendër, që të prezantojë kulturën ilire. Bylis është e vetmja tek ne qendër e kulturës ilire, kështu që është një qendër shumë e rëndësishme. Rruga e paasfaltuar dhe ngjitesh me vështirësi. Këtu është katandis kokoshi një thelë, shteti paguan dhjetë herë më shumë se në të kaluarën dhe ka rezultat dhjetë herë më pak. Aty paguhen dhe punëtorë, por nuk janë më specialistët e restaurimit si më parë. Jo vetëm këtu, por dhe në Butrinti po ashtu. Flasim Ministria e Kulturës, po i kanë projektet vetëm për të bërë dëm”, pohon arkeologu Neritan Ceka.

Domosdoshmëria e një projekti

 Drejtori i Instituti të Arkeologjisë Luan Përzhita pranon se parku Bylis ka probleme dhe sipas tij kjo është një situatë që vijon prej vitesh, dhe duhet ndërhyrje me një investim themelor. “Bylisi i është nënshtruar një rikonstruksioni të mureve që me sa di unë ka qenë pas ’90-’95. Më pas vetë riformatimi i Bylisit si një park arkeologjik me angazhimet e ndryshme dhe reformat e ndryshme edhe pse ka pasur investime ato nuk kanë qenë themelore. Edhe vetë projekti ka dalë si domosdoshmëri e rehabilitimit të atyre pikave që sot në standardet europiane nuk plotësohen nga parku i Bylisit dhe jo vetëm këtu, por dhe në parqet e tjera”, pohon Përzhita. Përballë kësaj gjendje problematike, Përzhita thotë se në dijeninë  e tij po hartohet një projekt dhe IA ka dhënë mendimet.  “Ministria e Kulturës po përgatit një projekt për parkun e Bylisit, i cili po analizohet edhe në institucione të tjera siç është rasti i IA që ka dhënë mendimin tij. Parku kombëtar i Bylisit ka probleme që duhet të rregullohen, sepse po të ishte mirë nuk do të kërkonte projekt madhor”, vijon më tej drejtori i IA. Gërmimet në qytetin ilir të Bylis nisën në vitin 1976. Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit. Për vite me radhë aty punuan arkeologët shqiptarë që nxorën në dritë rrënojat e qytetit duke dokumentuar historinë ilire.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:37

“Unë si Ti” një film nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi ka përfunduar xhirimet dhe viti që vjen e sjell premierë. Filmi ka bërë bashkë aktorët nga Shqipëria dhe Kosova.

Postuar: 11/12/2018 - 07:35

Qeveria dyfishon çmimin e biletës për publikun në katër ditë të javës në Teatrin Kombëtar, por rr

Postuar: 11/12/2018 - 07:33

Qendra e Realizimit të Veprave të Artit pritet të mbyllet, sipas një shkrese zyrtare që drejtori

Postuar: 09/12/2018 - 07:35

Drama "Maskuar" me regji nga Milto Kutali sonte në mbrëmje shfaqjet për publikun në ske

Postuar: 09/12/2018 - 07:33

"Streha mes reve" është filmi më i fundit i regjisorit Robert Budina, që nga data 14 dh

Postuar: 09/12/2018 - 07:32

Në skenën e teatrit dhe në kinema aktori Romir Zalla është i njohur me angazhimet tij si dhe vler

Postuar: 08/12/2018 - 07:37

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sollën mbrëmë në skenë koncertin “