
Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë: Ja cili është kryebashkiaku që nuk do rikandidojë dot në zgjedhjet e ardhshme pasi do të jetë nën hetim

“Po bën avokaten e Klodian Zotos, s’do flasësh më”, Monika Kryemadhi kapet keq me Klodiana Lalën: Mos bëni zhurmuesin, ik shko në..

Parku kombëtar i Butrintit, Margariti: Të shtohen shërbimet

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Maj 2022

Marrëveshja për menaxhimin e parkut të Butrintit ka sjellë gjatë kësaj kohe debate dhe përplasje. Në fjalën e saj një ditë më parë në parlament, ministrja e Kulturës Elva Margariti tha se fondacioni është shqiptar dhe sipas saj duhen shtuar dhe shërbimet në park. “Fondacioni për menaxhimin e Butrintit është një fondacion shqiptar. Mirëadministrim do të thotë përdorim sa më i mirë i aseteve. Është e vërtetë që komuniteti jeton në brendësi të këtij potenciali. Është një optimizëm i të ardhurave që sjellë Butrinti. Duhen shtuar më shumë shërbime për vizitoret”, tha ministrja Margariti. Sipas ministres së Kulturës mirëadministrim do të thotë se të gjitha fondet që do të administrohen në Butrint do të investohen po për parkun. “Janë shpifje që vijnë për ngjyrosje politike. Marrim sitet tona kombëtare ti shpalosim për propagandë. Ky projektligj do t’i diskutojë të gjithë personat e përfshirë sipas një plani afatgjatë”, vijoi ministrja e Kulturës. Edhe më parë në qëndrimet e saj ministrja e Kulturës Elva Margariti është përgjigjur se kjo marrëveshje që është nënshkruar në muajin nëntor të vitit 2021 ka hapur një udhë të re të menaxhimit të trashëgimisë tonë përmes ngritjes së këtij fondacioni të posaçëm dhe ka kaluar më pas në të gjitha rishikimet në institucione e Këshillit të Ministrave, për të ardhur me të gjitha reflektimet e rekomandimet. Sipas saj, pronësia e territori dhe asetet e Butrintit i mbeten Ministrisë së Kulturës si përfaqësues i shtetit. Butrinti do të menaxhohet nga një fondacion i posaçëm bashkëthemeluar midis Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si monument kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Shqipërisë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Më të lexuarat


Instituti i Arkeologjisë prezanton projektin “Storie Nostrum në Shqipëri”, i sjell publikut antikitetin me imagjinatën e një gjuhë të re

Kisha e Shën Marisë në Niçë, një ndërhyrje për ta shpëtuar

Projekti i inventarizimit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, një regjistër i plotë kombëtar deri në fund të 2025

Viti 2021, 512 shfaqje dhe premiera në institucione ndjekur nga 38.091 spektatorë

“Legjenda e vendit t'shenjtë” shfaqet për herë të parë në Tiranë, historia dhe trashëgimia në film

Agim Janina: Vlerësimi i artistëve nuk bëhet me postime të ministres së Kulturës në rrjetet sociale, vepra të shumta dergjen shtëpive apo magazinave në rrezik zhdukjeje

Pavijoni i Lashtësisë, nga më të pasurit në MHK

Teatri Kombëtar mbyll sezonin artistik shtator 2021- qershor 2022, katër vepra të huaja dhe asnjë shqiptare në skenën teatrore

Korriku, muaji i kinematografisë me rastin e 70-vjetorit të ish- Kinostudios

Inva Mula sjell festivalin muzikor “MIK”, koncertet me artistë shqiptarë dhe të huaj
