BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Parodistët e Vlorës: Jehonën e estradave e kanë zënë politikanët

Parodistët e Vlorës: Jehonën e estradave e kanë

Parodistët e  Vlorës prej dekadash janë një trupë profesioniste që ka marrë jo pak vlerësime nga publiku. Një trupë profesioniste me artistë të afirmuar, fillimet e saj i ka që në vitin 1967 dhe sot pas kaq dekadash edhe pse të reduktuar në numër, ata vijojnë me po të njëjtin pasion për punën duke sjellë humorin e bukur, që pëlqehet nga publiku. Të ftuar në një koncert në Tiranë, tre artistët vlonjatë, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Aliko edhe këtë herë ditën të rrëmbejnë duartrokitjet me numrat e tyre të humorit. Të njohur jo vetëm brenda kufijve shqiptarë por dhe më gjerë, tre artistët tregojnë se nuk arrijnë dot ta kuptojnë që nuk gjejnë mbështetjen nga Ministria e Kulturës për projektet artistike. Sipas tyre, vlerësimi sot për artin është vetëm nga publiku ndërsa nga shteti është në minimum. “Ka një ngërç, ka një kontrast të çuditshëm. Unë jam artist dhe nuk varemi aspak nga Ministria e Kulturës. Më duket paradoks, që nuk kemi lidhje dhe kemi vetëm Bashkinë, por kjo kërcet për vlerësimin. Ne jemi të vlerësuar nga publiku dhe punojmë, jemi një trupë e rregullt. Por a jemi dhe ne si artistë brenda këtij sistemi shqiptar? Se çfarë ligji është bërë që trupat artistike duhet të administrohen nga bashkitë e rretheve, atëherë pse e kam MTKRS? Pse ne nuk marrim asnjë projekt nga ministria?”, shprehet Agron Hamo, artist humori. I njohur për punën e tij profesionale me parodistët e Vlorës, artisti Hamo shprehet se duke mos pasur financime nga MTKRS dhe të tjerë aktivitete që kishin në bazë humorin shqiptar nuk zhvillohen më, pasi kjo mbështetje nuk është. “MTKRS mund të organizojë dhe një turne shumë të bukur, duke mbledhur artistët më të mirë të Shqipërisë. Ka qenë dhe një Festival i Estradave, i cili u bë disa vite dhe sot nuk është më. Duhet të ketë koordinim edhe mes bashkive por dhe MTKRS që të ketë masivizim jeta artistike e estradave. Ne në qytetin e Vlorës japim shfaqje, madje shkojmë deri në qytetin e Sarandës, por ajo që ka qenë masive vite më parë është ndërprerë, sepse janë ndërprerë fondet”, pohon artisti Agron Hamo. Me të njëjtin mendim është dhe artisti tjetër Afrim Agalliu. Sipas tij, sot trupat e  estradave zhvillojnë një jetë mes shumë vështirësive. “Vlerësimi për artistët është në minimum, sepse në këtë realitet shqiptar jemi të gjithë. Por po të flasim ne personalisht si parodistët e Vlorës, ne jemi të inkuadruar në një trupë profesioniste që është brenda një komuniteti, e varur nga fondet që ka Bashkia. Sigurisht që është e lidhur me ekonominë, megjithatë në një farë mënyre ne jemi të trajtuar, sepse kemi pasur kujdes të veçantë nga bashkia dhe këshilli bashkiak. Ndoshta mund të kishim një rrogë më të lartë, por ky është realiteti”, tregon Afrim Agalliu, artist humori. Pjesë e parodistëve të Vlorës është dhe artisti Muhamet Aliko, sipas të cilit sot humori i mirë është me pikatore dhe pak paguhet për ta parë. “Janë shtuar shumë kanale televizive, që merren me humorin. Njerëzit mund ta shikojnë dhe pa biletë humorin, apo në një koncert që jepet në shesh. Por humori është dhe me pikatore. Ne vazhdojmë me Estradën e Vlorës, por nuk është ajo masë spektatori dhe aktiviteti që ka qenë, sepse janë problemet ekonomike”, tregon Aliko.

Politikanët, më artistë se vetë artistët

Për parodistët e Vlorës vëmendja e politikanëve ndaj arti dhe kulturës është shumë e paktë, madje me humor ata thonë se ata janë bërë dhe vetë artistë. “Jehona e estradave ka rënë sepse nuk na lënë rehat dhe politikanët. Janë bërë ata më shumë artistë se artistët, të cilët kanë mbetur në miniaturë tani. Estrada gjithmonë e ka publikun dhe nuk e di kush e ka këtë mentalitet që të mos e stimulojmë estradën. Para shumë vitesh ne në Vlorë jepnim nga 4-5 premiera në vit dhe tani kemi dy të detyruara. Gjithçka varet sesa fonde ka bashkia, prandaj them se duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ministria e Kulturës”, pohon artisti Agron Hamo. Për parodistët e Vlorës njerëzit janë të lodhur me një tranzicion të stërzgjatur, tani duhet humori. “Ne kemi festival drame, monodrame, pse të mos bëhet dhe festivali i estradave, nuk duhet të heqin dorë nga humori”, pohon artisti Hamo. Prej shumë dekadash në skenë, parodistët e Vlorë tregojnë se jetëgjatësia e tyre artistike ka në thelb problemet e jetës. “Ka humor dhe me banalitete, sepse ka dhe artistë që merren me probleme të lehta ose me lojëra fjalësh. Por ne si parodistët e Vlorës jemi marrë me problemin, prandaj jetojmë kaq gjatë”, pohojnë ata. Reagimi i artistëve të Vlorës vjen në një kohë kur estradat që kanë qenë dikur sot pothuajse nuk ekzistojnë. Edhe ato që janë kanë shumë pak jetë artistike. Të braktisur nga fondet e shtetit dhe mes kushteve mjerane, trupat artistike që kanë më shumë publik se institucionet e tjera të kulturës nuk figurojnë për MTKRS. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat