Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas 90 shfaqjesh rikthehet me sukses në Eksperimental komedia “Boeing Boeing”

Postuar: 19/04/2019 - 07:25

Vepra franceze “Boeing Boeing” pas 90 shfaqjeve në skena të ndryshme të teatrit në vend, ku jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera shënoi sukses, rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Për katër mbrëmje me radhë publiku do të gjejë nga data 22, 23, 24 dhe 25 prill komedinë e suksesshme franceze në këtë teatër. Vepra është e shkruar nga autori francez Marc Camolett dhe është me regji nga Kiço Londo. Komedia vjen në skenë nën interpretimin e aktorëve Amos Muj Zaharia, Rudina Dembacaj, Gentian Zenelaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Linda Jarani. Ngjarjet e veprës ndodhin në Paris në ditët e sotme. Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, secila duke besuar se është e fejuara e Bernardit. Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tri gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dal nga situata falë mikut të tij, Robert. “Boeing Boeing” është një komedi mjaft e suksesshme, komedia franceze më e shfaqur në botë deri më sot që po vijon ditët e saj edhe në skenën teatrore shqiptare duke marrë vlerësimet dhe duartrokitjet e publikut. Vepra është e përkthyer nga Nasi Lera dhe është me skenografi nga Genta Qyrku, kostumografe Realda Malo dhe art-design Klea Mani.

“Boeing Boeing” e para në teatrin e rajonit

Premiera e parë e teatrit të rajonit ka qenë komedia franceze “Boeing Boeing”. Me regji nga Kiço Londo kjo vepër është në vijim të sezonit artistik në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Më herët regjisori Londo ka treguar se teatri i rajoneve ka funksionuar shumë mirë me shfaqjet teatrore. “Duke qenë që ne jemi një Teatër Eksperimental dhe nuk eksperimentojmë vetëm në aspektin estetik, menduam që të eksperimentojmë në organizimin e teatrit. Na lindi ideja e teatrit të rajonit. E ndamë Shqipërinë në gjashtë rajone, që janë Shkodër-Kukës, Tiranë-Peshkopi, Durrës-Lezhë, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe rajoni i gjashtë është Gjirokastër-Vlorë. Ne kemi ngritur gjashtë shfaqje, që janë të gjitha me dramaturgji bashkë- kohore franceze. Kjo ka funksionuar shumë mirë. E para ka qenë komedia “Boeing-Boeing” vepër shkruar nga autori francez Marc Camolett”, ka pohuar regjisori. Për këtë vepër regjisori Londo po ashtu është shprehur se është një komedi e mençur, e zgjuar dhe që jep mesazh mjaft njerëzor, që pavarësisht nga keqkuptimet dhe aventurat e shumta, kur aventurat që na kushtojnë përfundojnë mirë, çdo gjë është mirë. Aktorja Alesia Xhemalaj këtë herë në skenë është si stjuardesa Zhaklin në “Boeing Boeing”. Ajo shprehet se roli i saj është një vajzë plot jetë dhe e mbushur me dashuri, ku qëllimi i saj është familja. “Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë”, thotë aktorja Xhemalaj. 

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:54

Kisha e Shën Kollit në fshatin Vodicë të Kolonjës do të restaurohet. Prej disa ditësh kanë nisur punimet.

Postuar: 18/08/2019 - 07:52

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokas

Postuar: 15/08/2019 - 07:38

Regjisori i njohur Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd

Postuar: 15/08/2019 - 07:36

Në vilën e ish diktatorit, Cine Tarkovsky fton për një bashkëbisedim të hapur me fituesin e Palme

Postuar: 15/08/2019 - 07:35

Artistët shprehen se sot ndihen të pavlerësuar nga institucionet dhe sipas tyre trajtimi nuk ësht

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të

Postuar: 14/08/2019 - 07:31

“Shkodra Jazz Festival” mbërrin këtë vit në edicionin e dhjetë.