BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Pas apelit të specialistëve për vite me radhë, autoritetet vihen në lëvizje për Kalanë e Gjirokastrës, plan për të ndalur degradimin

Pas apelit të specialistëve për vite me radhë, autoritetet

Autoritetet shqiptare janë vënë më në fund në lëvizje për të ndalur rrënimin e Kalasë së Gjirokastrës. Ky monument kulture ka vite që është në mjerim, por edhe pse me dhjetra specialistë kishin dhënë alarmin, asnjë masë nuk u mor nga Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve apo institucionet e tjera përgjegjëse. Më në fund në lëvizje është vënë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili ka hapur një ofertë për hartimin e një plani të ndërhyrë në Kalanë e Gjirokastrës. Arkitektë, inxhinierë të strukturave, gjeologë dhe gjeoteknikë, arkeologë, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe ekspertë hidrologë, do të jenë ekipi i konsulentëve, që do të hartojë një plan ndërhyrjeje, në Kalanë e Gjirokastrës, për ta mbrojtur atë nga dëmtimi. Financimi do të jetë nga Banka Botërore, fondet të cilat janë dhënë në kuadër të përmirësimit të turizmit në Shqipëri. Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qëllimi është ulja e riskut të përkeqësimit të shpejtë dhe dëmtimit të strukturave të trashëgimisë. Plani i rifreskuar duhet të jetë i dakordësuar me palët e interesuara në proces. Ndërsa do të zhvillohen studime, investigime fizike dhe anketa përpara se të zhvillohen ndërhyrjet e propozuara. Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet me të vizitueshme nga turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Ndodhur në qytetin që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO popullariteti i saj është rritur vit pas viti. Por pavarësisht kësaj, ajo prej vitesh ishte në mëshirë të fatit. Gazeta “SOT” ishte ajo që disa herë denonci rrezikun që i kanosej kësaj kalaje. Çarja e mureve të kalasë, rrëshqitja e një pjesë shkëmbi dhe një masivi dherash në zonën poshtë Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjirokastrës për specialistët ishte një alarm. Prof. Lida Miraj arkitekte, arkeologe, është shprehur më herët se ndërhyrja aty ishte emergjencë. “Gjirokastra është në rrezik, ku bën pjesë edhe kalaja. Është e domosdoshme dhe shumë urgjente një konsultë në Gjirokastër me profesionistë sizmologë, konstruktorë, gjeologë, arkitektë, restauratorë. Këto foto me muret e kalasë, rrëshqitjen e dherave, etj, tregojnë për faktin se këmbanat po bien fort”, ka deklaruar ajo disa muaj më parë, duke treguar se apelet e ekspertëve nuk kanë munguar.

Historia e kalasë

Kalaja e Gjirokastrës, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336. Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë zenevisë. Më vonë, gjatë sundimit të Gjin Bue Shpatës, ajo u përfshi në Despotatin e Epirit. Megjithatë, shumë prej historianëve mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë daton më herët. Sipas tyre, kalaja ka njohur dy faza ndërtimi, që lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës. Nga kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, kanë mbetur vetëm pak gjurmë, pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja. Ndërsa, kullat pjesërisht janë rrënuar dhe ripërshtatur. Sipas kronikanit turk, Çelebiu, i cili vizitoi qytetin më 1672: “ Kalaja ishte ndërtuar në kohë të moçme. Krejt prej guri të gdhendur. Në mes të kalasë ndodhej një rrugë e gjerë me drejtim lindje-perëndim, në të dy anët e së cilës ndodheshin 200 shtëpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palë dyer dhe një hendek 100 hapa të gjatë dhe 200 hapa të gjerë midis namasgjahut dhe fortesës. Ndërsa të tri anët e tjera nuk kishin nevojë për hendek pasi janë përrenj natyrorë”. Në vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas një rrethimi të gjatë. Me kalimin e viteve, gradualisht ajo filloi të luajë rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit. Në vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj. Rindërtimi i kalasë, i një saraji dhe i disa godinave anekse, u bë me një ngutësi aq të madhe sa të gjitha punimet u kryen brenda një viti e gjysmë. Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme. Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, kalaja do ta humbiste shkëlqimin e saj. Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit, për t’u mbrojtur nga bombardimet e ajrore.

Më të lexuarat