BREAKING NEWS

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr jetën ish-ushtarakut të lartë (EMRI+FOTO)

E trishtë/ I shtruar prej ditësh në spital, COVID-19 i merr
x

Kultura

Pas kërkesave, Teatri Kombëtar rikthen të dielën shfaqjen “Galaksia”

Pas kërkesave, Teatri Kombëtar rikthen të dielën shfaqjen

Shfaqja teatrore “Galaksia” do të rikthehet për publikun të dielën e kësaj jave. Vepra e autorit Howard Barker me regji nga Rovena Lule Kuka është mirëpritur dhe sipas teatrit kërkesat për ta rikthyer “Galaksinë” kanë qenë të shumta. “Pas kërkesave dhe mesazheve pafund nga publiku jonë i dashur, Teatri Kombëtar do të risjellë shfaqjen “Galaksia” sërish këtë të diel. Mundësia e fundit për të gjithë ata që se kanë parë ende këtë super produksion të Teatrit Kombëtar”, shkruan institucioni. Kjo shfaqje mund të ndiqet online në faqen Facebook të Teatrit Kombëtar, si dhe në kanalin e tij në YouTube. Vepra vjen nën interpretimin e aktorëve Olta Daku, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Bujar Asqeriu, Raimonda Bulku, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Vikena Kamenica, Paola Kodra, Niada Saliasi, Genti Deçka, Naun Shundi, Ardian Cerga, Bujar Hoxhaj, Urim Aliaj, Ermir Hoxhaj, Xhuliano Brisku, Juxhin Plovishti, Griseld Kapllanaj. Me regji nga Rovena Lule Kuka, as. regji Paola Kodra, skenograf Genc Shkodrani, kostumografë Laedja Hajdari, kompozitor Endri Sina, piktor Rael Hoxha, efekte speciale Kushtrim Juniku, fotograf Aldo Bonata. “Galaksia” është një nga veprat më të bukura të autorit Haward Barker. Vepra në qendër të saj ka piktoren e famshme Galaksia, të cilës i është dhënë si detyrë të pikturojë një pikturë për betejën e famshme të Lepantos. Teatri Kombëtar për këtë shfaqje teatrore që sjell online mbrëmjen e së dielës, më herët shprehej se është një vepër tejet aktuale edhe pse ngjarjet e së cilës janë vendosur në Venecian e shekullit XVI, ajo flet edhe sot po njësoj. “Lufta e artistit për të thënë të vërtetën deri në fund me veprën e tij dhe mospranimi apo gati-gati ekzekutimi i veprës dhe artistit nga shteti! A janë betejat triumfuese?! Apo ajo që ndodh është masakër?!” shprehej teatri, duke pohuar se e vërteta do të zbulohet në shfaqje. Howard Barker është një dramaturg, poet, skenarist dhe eseist anglez. Ai ka lindur më 28 qershor të vitit 1946 në Londër të Anglisë. Howard Barker e përshkruan veprën e tij si “Teatri i katastrofës”. I njohur për inspirimin nga ngjarjet historike në veprën e tij dhe kompleksitetin e karaktereve dhe ngjarjeve, ai preferon ta përballë fort shikuesin me veprën.