Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pas Kumbaros, artistët edhe kundër Ramës: Ndal planet për shkatërrimin e teatrit

Postuar: 17/02/2018 - 09:34

Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra ditëve të fundit me vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ata kërkojnë të ndalen planet shkatërrimtare. Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se Teatri Kombëtar do të shembet, artistët pohojnë se kërkojnë të dëgjohen me urgjencë, sipas tyre qeveritë e kanë parë dhe e shohin teatrin si një e keqe publike, që i duhet nxirë lavdia e i duhet errësuar perspektiva. Artistët prej disa ditësh kanë kërkuar transparencë për teatrin nga ministrja Kumbaro dhe takim në teatër, por kjo gjë sipas tyre deri tani ka munguar. Në deklaratën e tyre të fundit artistët bëjnë me dije se prej më shumë se njëzet vjetësh teatri gjendet në përbaltjen e autoriteteve qeverisëse. “Prej më shumë se dy dekadash teatri shqiptar gjendet nën përbaltjen prej autoriteteve qeverisëse, përballë trysnive të pandërprera për t'u dëbuar prej shtëpisë së tyre, përballë shurdhërisë së pushteteve dhe nënçmimit të përgjithshëm. Pasi u la i braktisur në një ndërtesë të padenjë për podin e komunikimit të artistit me publikun; pasi u mashtrua me premtime gjithfarëshe për ngrehina të reja skenike; pasi u dekonsiderua përmes mekanizmave të pagave dhe u margjinalizua tërësisht në jetën kulturore të vendit, tani duan t'i marrin dhe nderin e t'ia ftohin publikun”, bëjnë me dije artistët e SASE. Në deklaratën e tyre artistët shtrojnë pyetjen pse qeveria ka këtë armiqësi ndaj teatrit. “Qëndrimi ndaj teatrit nuk është çështje episodesh, por një konstante politike. Qeveritë e kanë parë dhe e shohin teatrin si një të keqe publike, që i duhet nxirë lavdia e i duhet errësuar perspektiva. Kjo konstante është e njëjtë edhe për të gjitha institucionet e tjera arsimore, kulturore e shkencore. Televizionet dhe shtypi janë kazanë të së keqes, universiteti është bishti i kavallit, akademia është agjenci funeralesh dhe teatri një çetë mediokrish. Pyetja jonë është: Pse qeveria e ka këtë armiqësi me gjithë njerëzit e punës mendore? Është politikë apo kompleks?”, thuhet në deklaratën e Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit (SASE).

Artistët: Na kërkoni ndjesë dhe na dëgjoni

Artistët kërkojnë me urgjencë që të dëgjohen nga qeveria, por dhe teatri që ata e quajnë shtëpia e tyre të rivendoset në lartësinë e duhur. “Ne kërkojmë me urgjencë të dëgjohemi e të përfillemi, të na kërkohet ndjesë e sinqertë dhe e besueshme për fyerjet dhe përbaltjen, të ndalohen menjëherë planet shkatërrimtare për ndërtesën modeste që është shtëpia e artistëve, të rivendoset në lartësinë që u takon nderi dhe prestigji i tyre”, vijojnë artistët. E në këtë situatë kur prej ditësh ata pohojnë se mungon transparenca për këtë problem, artistët vijojnë se ky konflikt nuk u shkaktua prej tyre. “Ne kërkojmë të ndalet menjëherë kundërvënia keqdashëse ndaj teatrit dhe të merret në vlerësim nevoja për një teatër të ri, për një status të miratuar me ligj për artistin e skenës, për një ndryshim rrënjësor të raporteve midis teatrit dhe qeverisë. Të gjitha këto kërkojmë të paraqiten në një dokument me shkrim, të pranueshëm për ne, para se të flitet për një takim zyrtar me kreun e ministrisë, për një zgjidhje të drejtë të konfliktit, që as u provokua dhe as u shkaktua nga ne”, pohojnë artistët. Në fund të deklaratës drejtuar kryeministrit Rama artistët pohojnë se ballafaqimi i iniciativave shtetërore me sugjerimet e tyre do të shpërfaqë realitete konkrete të cilat kontestohen nga komunitetit i artit skenik. “Ne jemi të qartë dhe të kthjellët për raportet e reja e të pafrytshme, që derivojnë nga rregullimet ligjore të inicuara nga Ministria e Kulturës në mënyrë jo transparente. Ballafaqimi i iniciativave Tuaja me sugjerimet tona në marrëdhënie me funksionimin e ligjit do të shpërfaqë realitetet konkrete të cilat kontestohen me të drejtë nga komuniteti i artit skenik. Mbetemi në pritje të vendimit tuaj në shërbim të transparencës, zhvillimit dhe kontributit, e në funksion të artit skenik shqiptar”, përfundon deklarata.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 28

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.