BREAKING NEWS

Zbardhen detaje nga kanosja me armë në Bulqizë, mësohet arsyeja pse u qëllua ndaj punonjësit të sigurimeve shoqërore, kishte debatuar në telefon për...

Zbardhen detaje nga kanosja me armë në Bulqizë, mësohet
x

Sport

Pas sigurimit të titullit në Serinë A, tek Juventusi ulen të numërojnë rekordet e Ronaldos

Pas sigurimit të titullit në Serinë A, tek Juventusi ulen të

Aty ku është Kristiano Ronaldo ka gola, rekorde dhe trofe. Në vetëm dy vite si bardhezi në Torino, portugezi i ka dhënë shkëlqim të pazakontë Juventusit. Titulli i 9-të kampion radhazi për bardhezinjtë erdhi, sigurisht, edhe falë portugezit. 31 finalizime në kampionat, 2 në Champions dhe 2 në Kupën e Italisë. Pesë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të shkruajë rekorde, lojtari më i shpejtë në historinë e futbollit italian që arrin kuotën e 50 finalizimeve, në 61 ndeshje. Përpara Ronaldos ishte Shevçenko që e mbante këtë rekord, ish-sulmuesi i Milanit kishte mundur ta arrinte këtë kuotë golash në 68 ndeshje. Është i treti lojtar në historinë e klubit të Juventusit që shënon 30 gola në një sezon të vetëm. Ndërkohë i mjaftojnë vetëm 2 gola për t’u bërë më i miri në historinë e Juventusit, është vetëm dy gola larg një rekordi që nuk thyhet prej 86 vitesh. Nga 71 gola që kanë shënuar në total bardhezinjtë këtë vit 31 mbajnë firmën e portugezit. Një makineri e vërtetë, pasi gjatë kampionatit portugezi është zëvendësuar vetëm 2 herë. Në çdo ndeshje tjetër ai ka qenë prezent në fushë për plot 90 minuta. Ndërkohë, trajneri Mauricio Sarri, i gëzohet titullit të tij të parë në karrierë si trajner. Me suksesin 2-0 ndaj Sampdorias, Juventusi fitoi matematikisht titullin e 9-të radhazi dhe “Scudetton” e 36-të në historinë e klubit, një triumf që erdhi dy javë para fundit të sezonit për kënaqësinë e Maurizio Sarrit. “Ky titull ka një aromë të veçantë. Të fitosh nuk është aspak e lehtë, por Juventusi e bën prej vitesh diçka të tillë. Është gjithmonë e rrezikshme kur një gjë merret si e sigurt në sport. Ka qenë një vit i mundimshëm, një kampionat i veçantë dhe shumë i rivalizuar. Ia dolëm të fitonim titullin dy javë përpara fundit dhe merita është e gjitha e lojtarëve. Dëmtimi i Dibala? Do e vlerësojmë gjendjen e tij, ekziston ndjesia që ishte një problem muskulor. Kisha frikë nga kova e ujit në festën me lojtarët, por e mora më vonë gjithsesi“, deklaroi trajneri i bardhezinjve. Tashmë vëmendja e bardhezinjve shkon e gjitha te sfida e kthimit në raundin e 1/8-ave të Champions League, ku Juventusi duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë! Juventusi mbrëmë arriti të siguronte titullin e 9 rresht kampion i Serie A dhe të shkruajë për herë të 36-të emrin në “Librin e Fituesve” të këtij kompeticioni. Përtej këtij gëzimi, në fitoren e djeshme 2-0 ndaj Sampdorias, bardhezinjtë “u sakatuan” nga dëmtimet. Federiko Bernandeski, Matijs De Ligt dhe Paulo Dibala u detyruan të dalin nga fusha për shkak dëmtimesh. Nëse dy të parët mund të zëvendësohen, Dibala është një nga më të mirët e këtij sezoni dhe prania e tij në fushë do të thotë shumë për Sarrin. “La Joya” u detyrua të dilte nga fusha në minutën e 40, duke i lënë vendin Gonzalo Higuain. Pas ndeshjes argjentinasi i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, që nuk duken edhe aq optimiste. Mësohet se sulmuesi ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Te Juventusi shprehen se do e ndjekin ditë pas ditë disponueshmërinë e sulmuesit, por vetëm optimistët e mëdhenj e shohin atë në fushë me 7 gusht, në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8-ave ndaj Olimpik Lion, teksa ndeshja e parë në Francë ka përfunduar me shifrat 1-0 për Lionin.