Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Kultura

Pasuria shpirtërore kombëtare, KKTKJ zhvillon mbledhjen për shtimin e listës

Pasuria shpirtërore kombëtare, KKTKJ zhvillon mbledhjen për

Ke?shilli Kombe?tar i Trashe?gimise? Kulturore Jomateriale në mbledhjen e zhvilluar së fundmi vendosi shtimin e liste?s se? pasurisë sonë shpirte?rore, e cila merret ne? mbrojtje nga shteti. Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se populli ynë ka një traditë të pasur në këngë, valle, zakone etj, të cilat rrezikojnë të zhduken. “Me? shume? ve?mendje ndaj pasurisë sonë shpirte?rore, kombe?tare. Ne? mbledhjen e fundit, Ke?shilli Kombe?tar i Trashe?gimise? Kulturore Jo Materiale vendosi shtimin e liste?s se? pasurisë sonë shpirte?rore, e cila merret ne? mbrojtje nga shteti. Populli ynë ka një tradite? mjaft te? pasur ne? ke?nge?, valle, doke, zakone, zejtari…, te? cilat ne? epoke?n e vrullshme te? globalizimit dhe teknologjisë rrezikojnë te? zhduken. Por pike?risht, ke?te? te? fundit, ne do ta shfrytëzojmë pe?r te? ruajtur tradite?n, ta mbledhim, ta regjistrojmë, digjitalizojmë, ta be?jme? te? aksesueshme pe?r studiuesit, por mbi te? gjitha t’ua pe?rcjellim brezave”, shkruan ministrja Margariti, në një status të saj në Facebook. Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale është organ kolegjial vendimmarrës pranë ministrisë përgjegjëse për trashëgimisë kulturore, i cili kryesohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe përbëhet nga 11 anëtarë, të përcaktuar me urdhër të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. KKTKJ-ja ka kompetencë: a) të mbikëqyrë veprimtarinë në fushën e pasurive kulturore jomateriale; b) të miratojë e të hartojë strategjinë dhe programin e zhvillimit në këtë fushë; c) të miratojë, në parim, kërkesën për deklarimin e interesit kulturor; ç) të hartojë dhe të miratojë strategjinë dhe programe të zhvillimit në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; d) të ndjekë dhe të mbikëqyrë veprimtaritë që zhvillohen në fushën e trashëgimisë kulturore jomateriale; dh) të propozojë programe pune për edukimin nëpërmjet trashëgimisë kulturore jomateriale; e) të miratojë planin vjetor të aktiviteteve kombëtare, që zhvillon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale. Po ashtu KKTKJ propozon projekte dhe masa që duhen ndërmarrë për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale, sidomos atyre që janë në rrezik, propozon dhe të miraton programin e katalogimit dhe digjitalizimit të trashëgimisë kulturore jomateriale, që realizohet në Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, etj.