BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Pasuritë natyrore dhe kulturore shqiptare me syrin e të rinjve, në një ekspozitë

Pasuritë natyrore dhe kulturore shqiptare me syrin e të rinjve,

Ekspozita “Mbro & Promovo” në edicionin e 4 u hap te “Reja” në Tiranë. Pasuritë natyrore dhe kulturore shqiptare erdhën në këtë ekspozitë me syrin e të rinjve. Si e shikojnë të rinjtë trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Shqipërisë? Ky ishte ngacmimi, që shtyu mbi 45 të rinj me disa prej punimeve të tyre të marrin pjesë në këtë konkurs. Ekspozita me fotografi që u hap në 24 maj qëndroi e hapur deri më 26 maj. Pas një jave ekspozita udhëton drejt parkut arkeologjik të Apolonisë, ku do të qëndrojë deri në fund të qershorit, për të vazhduar më pas rrugëtimin drejt Pogradecit ku do të jetë e hapur përgjatë verës. Revista “Art & Trashëgimi” e zhvilloi këtë ekspozitë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. “Mbro & Promovo” është slogani i kërkimit fotografik, që shpreh dhe komunikon identitetin shqiptar përmes perceptimit artistik të trashëgimisë kulturore nga të rinjtë, të cilët nëpërmjet fokusit të aparatit të tyre sjellin artistikisht në vëmendjen e publikut problematikat e ndryshme, që shoqërojnë identitetin tonë kulturor. Konkursi “Mbro & Promovo” ka një karakter të veçantë artistik dhe ndërgjegjësues kryesisht tek të rinjtë, fokusimi i vëmendjes së tyre tek trashëgimia kulturore dhe natyrore e Shqipërisë, evidentimit i problematikave të ndryshme, promovimit dhe mbrojtjes së saj, me pas 10 fotot finaliste të përzgjedhura nga juria janë pjesë e një ekspozite shëtitëse nëpër Shqipëri, në hapësira publike të destinuara për publikun e gjerë, që ai të sensisbilizohet më shumë me vlerat dhe bukuritë e Shqipërisë. Fotot konkurruese në edicionin e katërt të “Mbro & Promovo” u seleksionuan dhe vlerësuan nga një juri profesionistësh e përbërë prej fotografes franceze Françine Carpon, Romain Bijard, Patrimoine sans Frontieres, Gent Shkullaku, Denald Grepcka, Anila Muka, James Leithart, Ornela Durmishaj, Francine Carpon, Roman Bijard dhe Andi Rembeci. Fotoja fituese e këtij edicioni i shkon Sindi Islamaj nga Gjirokastra, “Shëtitje me kuaj”, Gjirokastër. Finalistët e edicionit të katërt janë Sindi Islamaj, Flori Brahimi, Enea Haxhiaj, Denisa Kani, Ervin Muslia, Mirseld Ylldisi, Ergys Baki, Albana Dedvuka, Marina Hila dhe Andrea Pambuku. Konkursi dhe ekspozita “Mbro & Promovo” është një iniciativë e revistës “Art & Trashëgimi”, partnere të kësaj iniciative janë Universiteti Nehemia - Pogradec, parku arkeologjik Apolonia.