
Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2 milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit


Muzeu Historik Kombëtar edhe këtë sezon vere pret vizitorët në pavijonet e tij. Muzeu herë pas here publikon materiale edhe rreth aktiveve që zhvillohen, ku nuk mungojnë dhe të dhënat për vizitorët e ndryshëm. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme. Pavijoni i Lashtësisë gjendet në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar. Objektet e paraqitura aty nisin me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet qartë në trojet tona. Mënyra e jetesës pasqyrohet në vendbanimin e Trenit, ndërtimet palafite në Maliq të Korçës dhe pranë tokave bujqësore. Ndërmjet koleksioneve të objekteve të periudhës së neolitit të vonë dallohen ato të vendbanimit prehistorik të Maliqit. Në Pavijonin e Lashtësisë janë ekspozuar edhe objekte që i përkasin periudhës së Mesjetës së Hershme. Interes të veçantë paraqesin objektet e “Kulturës së Komanit” (Pukë). Inventari i objekteve të zbuluara dhe tipi i varreve të Komanit dëshmojnë për një ngjashmëri të qartë me kulturën ilire. Kultura e Komanit dëshmon për vazhdimësinë iliro-arbërore e shprehur në objektet arkeologjike, toponimi dhe në objektet etnografike. Për rrjedhojë, arbrit ishin pasardhësit e popullsisë ilire në periudhën e mesjetës. Objektet e paraqitura në vitrinat e tjera i përkasin periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit. Skulpturat e shkollës apolloniate si “Hyji Apollon” (shek. IV para Kr.), janë nga skulpturat më të bukura të kohës. Objekte me interes janë: mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (shek. IV para Kr.), pamja antropomorfe e lumit Vjosa (shek. III-II para Kr.), koka e Artemisës (shek. III para Kr.), portreti i një burri në gur gëlqeror (shek. V pas Kr.) dhe objektet e varrit monumental të Selcës së Poshtme, Pogradec (shek. III para Kr.). Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri.
Më të lexuarat


Anastas Kostandini: Ekspozita retrospektivë, një përmbledhje e krijimtarisë sime në një hark gati gjysmëshekullor, shpresoj që grafika ime t’ia ketë dalë të ketë fizionominë e vet

Muzeu i Skënderbeut, turistët e huaj njihen me historinë

Aktorët: Mosdhënia rëndësi dramës shqipe godet drejtpërsëdrejti teatrin shqiptar, pa dramaturgë nuk ka teatër

Parku i Apolonisë, një nga destinacionet e rëndësishme turistike

Kulla Veneciane po shndërrohet në një qendër informacioni dhe interpretimi të historisë, pas restaurimit do të nisë procesi i pajisjes teknologjike

Kalaja Rozafa, 38.154 vizitorë nga muaji maj dhe deri tani

Nikolin Gurakuqi: Një teatër serioz punon me regjisorë profesionistë që nuk bëjnë plagjiatura dhe jo me amatorë

Muzetë dhe numri i vizitorëve, Margariti: Statistikat e 6-mujorit të parë janë optimiste

Tre artistë me një ekspozitë të përbashkët, mbi 50 vepra arti në pikturë dhe skulpturë që prezantohen për herë të parë

Miron Kotani: Muzika shqiptare është pothuajse e izoluar, problem mbeten politikat e institucioneve kulturore kryesore në vend
