Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pavioni i lashtësisë, më i frekuentuari në Muzeun Kombëtar

Postuar: 18/08/2018 - 07:36

Muzeu Historik Kombëtar shkruan se mbetet një dritare e hapur për të gjithë. MHK shkruan se cilido prej vizitorëve, vendas apo i huaj, që kërkon të njohë më shumë nga historia e Shqipërisë, nuk duhet të ngurojë t’i drejtohet dyerve të këtij institucioni. Temperaturat e larta dhe vetë sezoni i pushimeve, nuk kanë të bëjnë me reduktimin e orëve të punës në këtë institucion. Numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm, gati me dyfishim, gjatë këtij viti krahasuar me një vit më parë dhe sipas MHK pavioni i Lashtësisë është më i vizituari. “Një ndër pavijonet më të pëlqyera nga turistët është Pavijoni i Lashtësisë, i cili është një nga pavijonet më të rëndësishme dhe më të pasur me objekte muzeore: 585 objekte”, shkruan MHK. Pavijoni i Lashtësisë gjendet në katin e parë të Muzeut Historik Kombëtar. Objektet e paraqitura aty nisin me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet qartë në trojet tona. Mënyra e jetesës pasqyrohet në vendbanimin e Trenit, ndërtimet palafite në Maliq të Korçës dhe pranë tokave bujqësore. Ndërmjet koleksioneve të objekteve të periudhës së neolitit të vonë dallohen ato të vendbanimit prehistorik të Maliqit. Në Pavijonin e Lashtësisë janë ekspozuar edhe objekte që i përkasin periudhës së Mesjetës së Hershme. Interes të veçantë paraqesin objektet e “Kulturës së Komanit” (Pukë). Inventari i objekteve të zbuluara dhe tipi i varreve të Komanit dëshmojnë për një ngjashmëri të qartë me kulturën ilire. Kultura e Komanit dëshmon për vazhdimësinë iliro-arbërore e shprehur në objektet arkeologjike, toponimi dhe në objektet etnografike. Për rrjedhojë, arbrit ishin pasardhësit e popullsisë ilire në periudhën e mesjetës. Objektet e paraqitura në vitrinat e tjera i përkasin periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit. Skulpturat e shkollës apolloniate si “Hyji Apollon” (shek. IV para Kr.), janë nga skulpturat më të bukura të kohës. Objekte me interes janë: mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (shek. IV para Kr.), pamja antropomorfe e lumit Vjosa (shek. III-II para Kr.), koka e Artemisës (shek. III para Kr.), portreti i një burri në gur gëlqeror (shek. V pas Kr.) dhe objektet e varrit monumental të Selcës së Poshtme, Pogradec (shek. III para Kr.)”, shkruan MHK.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 08:24

Ekspertë nga “Europa Nostra”, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve me mision në Shqipëri për gjendjen, që kanë kishat pas-bizantine në Voskopojë dhe

Postuar: 22/09/2018 - 08:05

Artisti i njohur Saimir Strati do të çelë ekspozitën e tij në Suharekë.

Postuar: 22/09/2018 - 07:58

Studiues dhe historianë u bënë bashkë në aktivitetin, që sillte në vëmendje pasurinë kulturore në

Postuar: 22/09/2018 - 07:54

Grupi polifonik “Ergjëria” dhe artisti i njohur slloven Marko Hatlak çelën edicionin

Postuar: 21/09/2018 - 07:53

“Shqipëria e rigjetur” me autore Lucia Nadin dhe “Skënderbeu- një histori polit

Postuar: 21/09/2018 - 07:52

Komedia romantike “Nina” vepër e autorit francez Andre Roussin pritet të vijë premier

Postuar: 21/09/2018 - 07:49

Për krijimtarinë muzikore shqiptare pak ka vëmendje.