BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Pavli Sallata: Artisti dhe pas 30 vitesh nuk është i vlerësuar, politikat e artit nuk janë zbatuar si duhet

Pavli Sallata: Artisti dhe pas 30 vitesh nuk është i vlerësuar,

Trajtimi i artistëve, vlerësimi dhe buxheti në jetën artistike për projektet janë disa nga problemet, që prej vitesh shqetësojnë komunitetin artistik në vendin tonë. Artistët shprehen se dhe në këtë situatë të vështirë që po kalojmë prej pandemisë në vend, arti duhet të ketë vëmendje sepse është ushqim shpirtëror këtë kohë. Mjeshtri veteran i Cirkut Kombëtar, Pavli Sallata i cili fillimet në cirk i ka dekada më parë pohon se politikat e Ministrisë së Kulturës për sa i përket artit asnjëherë nuk arritën vlerat, që duhej të ishte trajtuar artisti. Në intervistën për gazetën “SOT” Pavli Sallata vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tij në art, thotë se edhe pas 30 vitesh artisti nuk është i vlerësuar sa duhet. Në këtë intervistë, mjeshtri Pavli Sallata vlerëson shumë dhe ndërhyrjet që janë bërë gjatë kësaj kohe në infrastrukturën e Cirkut Kombëtar, pasi sipas tij kishte vite që mungonin. Por në reagimin e tij artisti i njohur ndalet dhe tek kjo kohë e vështirë që po kalojmë, ku shpreh keqardhjen që shikon një papërgjegjshmëri për të zbatuar rregullat, që janë vënë për shkak të pandemisë.

-Si e keni përjetuar këtë kohë kaq të vështirë?

 Kjo kohë nuk është se nisi me pandeminë, por goditja u dha që me tërmetin e nëntorit të një viti më parë. Ajo gjendje ankthi dhe pasiguria e tërmetit vazhdoi. Por ardhja e muajit mars solli një katastrofë të vërtetë, sepse nuk po dinim se çfarë po ndodhte. Nuk dinim se çfarë ishte, ka pasoja shumë të rënda. Pandemia solli dhe paralizim të jetës artistike, ekonomike dhe kaloi në një kolaps. Herë me mbyllje e herë me hapje dhe pati një gjendje shumë të rëndë. Kjo u përjetua keq nga gjithë populli, por dhe të gjitha fushat e shoqërisë. Pandemia ishte në rang global, ne jemi një shtet i brishtë ekonomikisht dhe me problematikat e trashëguara por dhe me ato të momentit krijoi një situatë shumë të vështirë dhe u mundua nga shteti, që të menaxhohej. Por vazhdimësia e kësaj që u bë një hapje, por që u pezullua arti, sporti, etj, dhe patën probleme, edhe shoqëria kaloi në një kolaps psikologjik dhe ekonomik. Unë si një artist veteran dhe një bashkëpunëtor i jashtëm tani i cirkut e kam ndjerë shumë këtë kohë të vështirë. Nga marsi e deri tani, që cirku është mbyllur si dhe institucionet e tjera ku aktivitetet u paralizuan, pavarësisht se kjo ndodhi u munduan që artistët të krijonin momente që të ishin aktivë, ku dhe në atë pozicion që ishin u bënë shfaqje dhe nëpërmjet internetit apo shfaqje sporadike pa spektatorë. Pra ishte një tentativë e institucioneve dhe e vetë artistëve, që deshën të dilnin nga ky kolaps dhe dhanë diçka sa mundën. Më tepër këto ishin në fazën e një mesazhi, që duhet të ketë optimizëm dhe ne prisnim nga momenti në moment, që të krijonin gjendje për të filluar punë. Dhe kjo kaloi dhe verën, që u hapën bizneset, etj, ku pati disa tentativa për të vijuar puna. Deri diku u arrit, por kjo pasojë do të vazhdonte dhe me këtë stinë që tani ne jemi në kulmin e një pandemie kjo gjë ka rritur shumë tensionet psikologjike, por dhe gjendja është e rënduar e spitalet janë plot. Është problem global, por ne si vend e ndjejmë shumë. Unë jam pjesë e këtij populli dhe po e vuaj shumë, sepse nga momenti në moment po presim të mbyllemi. Unë nuk i vë faj këtë kohë dhe qeverisë, sepse ky është një problem i madh. Përballë kësaj gjendje edhe arti është i mpirë dhe nuk punohet. Por për sa i përket Cirkut Kombëtar më vjen mirë që aty janë bërë disa ndërhyje, që kanë sjellë ndryshime të mira sa i takon ambienteve.

-Mjeshtër veteran i cirkut dhe për ju ka shumë rëndësi ai institucion. Kur pohoni janë bërë ndërhyrje, në dijeninë tuaj çfarë mund të na thoni?

Në Cirkun Kombëtar është bërë një punë e jashtëzakonshme për infrastrukturën dhe për këtë dua të përgëzoj drejtorin Ilirian Gjini. Janë rregulluar palestrat, arena me kushtet optimale për ngrohje dhe ftohje. Palestrat janë kthyer në normalitet, por që mungon artisti dhe spektatori për shkak të pandemisë. Edhe institucioni mundohet me shfaqje jashtë, por kjo kohë nuk ka atë aktivitet që duhej të kishte për shkak të pandemisë. Unë jam rreth të 70-tave dhe nuk e kam hasur ndonjëherë këtë gjendje. Por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo është një luftë botërore, ku shtetet po mundohen të kenë vaksinën. Jemi me shpresa. Ne si shtet e përjetojmë akoma më shumë këtë gjendje për shkak të ekonomisë që kemi. Mesazhi që jap është që kjo situatë për ne do durim, do bashkëpunim e sinqeritet, dashuri dhe respekt, dhe të kuptuarit të një populli që akoma nuk janë të ndërgjegjshëm se çfarë po ndodh. Po na ndahen nga jeta miq, shokë dhe familjarë dhe sërish i shikon lokalet plot me njerëz? Një papërgjegjshmëri e madhe, ka njerëz  që kanë kujdes që zbatojnë rregullat, por ka dhe të tjerë që nuk kanë. Pra është një hutim total. Këtë e ka të vështirë shteti dhe ata që merren me këtë punë. Unë jam për një mbyllje të shkurtër që të frenohet kjo gjendje me virusin me aq sa kuptoj. Por gjendja shpirtërore është tejet e rënduar me çfarë dëgjojmë. Arti në këtë lloj pandemie dhe imponimi që është bërë nga virusi duhet të gjejë hapësirat e tij. Është një stres që nuk hap dot televizorin dhe e gjithë shoqëria shqiptare është në një stres të madh. Arti dhe sporti duhet të japin mesazhin e tyre këtë kohë. Ne si shoqëri shqiptare duhet ta kuptojmë këtë kohë tani dhe duhet të jemi vetë të ndërgjegjshëm, që të marrim masat paraprake. Unë mundohem ta kaloj këtë kohë të vështirë me ato mundësi që kam. Dal shumë pak, ndonjë blerje të ditës dhe duke u kujdesur, por duhet të jemi optimist.

-Mjeshtër veteran i cirkut nëse kthehemi pas në vite si i kujtoni fillimet tuaja?

Mua në adoleshencën time me lindi një pasion për cirkun, sepse ishte një art i ri, një art që akoma nuk ishte i konsoliduar, por kishte vlera. Me atë pasion shkova dhe u afrova afër cirkut dhe ishte Misho Papadhopulli dhe i madhi Telat Agolli, që pasi më pa tha që këtë do ta mbaj në cirk. Unë fillova në fillim si amator më pas u futa profesionist në 1968, kreva shërbimin ushtarak dhe me kthimin aty më pas filloi karriera ime dhe puna ime e madhe, sepse në atë koha ka qenë shërbimi ushtarak që të shkëpuste 2-3 vjet nga cirku. Pas mbaroi ushtria filloi karriera ime. Me ngritjen time kulturore, që shkova për specializim në Kinë për artin e cirkut në 1975-‘76, mbarova Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” dhe më pas si mjeshtër i cirkut dhe anëtar i këshillit artistik dhe artist i kategorisë së parë, karriera ime filloi një ngjitje të madhe dhe u lëvrua edhe si regjisor i rreth 20 premierave, udhëheqës artistik i trupës dhe e kalimin e viteve kalova si pedagog, duke vazhduar cirkun. Unë edhe pse në pension jam bashkëpunëtor i jashtëm dhe që nga 2006 arritjet e mira janë të jashtëzakonshme. Pata arritje brenda për brenda vendit, ku mora artistë të rinj, i trajnova dhe i bëra artistë të mrekullueshëm e të denjë. Me dy artistët e cirkut, Fiqiri Luli dhe Sabina Troshku, me performancën e tyre të numrit të statujave ata morën vlerësimin maksimal nga Akademia e Cirkut Fratelini, në 2013 në Paris Francë. Ata ishin dhe me fitimin e “Albanian's Got Talent”, në 2013.  

-Sot thuhet që cirku nuk e ka atë shkëlqim si dikur, trupa artistike më pak në numër?

Me ardhjen e demokracisë pati një tronditje sistemi dhe që kishte pasoja. Kjo u ndje dhe në art. E para në artin e cirkut ishte hemoragjia, në dy drejtime. Vetë artistët që ikin për një jetë më të mirë apo u futën në ambasada, që në fillime dhe nga kjo shumë artistë kanë ikur. Dikur ne para ‘90  ishim 115 artistë dhe ishin të konsoliduar shumë profile, dhe ishte një art bashkëkohor.  Pra kishte artistë që ikin nga cirku për një jetë më të mirë, por dhe që hiqeshin nga puna me shkurtimet që bëheshin dhe erdhi një tkurrje artistike në radhë të parë. Kjo solli pasoja duke rrudhur dhe profilet, duke hequr buxhet, duke mos pasur trajtimin e duhur, etj. Por sërish kemi pasur arritjet tona, por gradualisht të rrudhur si trupë dhe nuk ishte më ai pasion e ajo dëshirë. Këto si pasojë sollën dhe me një krijimtari jo sa duhet, por dhe premiera të bukura ne kemi pasur. Por tani ka ardhur një drejtor i ri që dua ta përgëzoj Ilirian Gjini, dhe ai ka ardhur me një vizion shumë të mirë.

 

 

-Ju keni qenë kritik për Ministrinë e Kulturës gjatë këtyre viteve. Për ju si ka ndikuar  moszgjidhja e problemeve, që ju keni shprehur?

Te ne ka pasur një politikë sa i përket artit, por që nuk është zbatuar ashtu si duhet, nuk ka qenë koherente dhe herë pas here ka devijuar në strategjinë e saj, edhe pse nuk mund të themi që nuk është bërë punë nga Ministria e Kulturës. Punë është bërë, por që momente të veçanta me ndryshimin e politikës, ose qeverive djathtas ose majtas kanë sjellë dhe një jo koherencë dhe kjo ka sjellë pasoja në këtë drejtim. Nga problematikat më të mëdha mbeten buxheti, trajtimi i artistëve, projektet dhe vlerësimi i mjeshtrave dhe specialistëve. Politikat e MK për sa i përket artit asnjëherë nuk arritën në vlerat, që duhej të ishte i trajtuar artisti. Artisti dhe sot pas 30 vitesh nuk është i vlerësuar në ato parametrat, që duhet të jetë. Artisti sot është pa status që mban detyrat dhe përgjegjësitë e artistit, por dhe trajtimin e tij. Ju shikoni që dhe pensionet nuk janë në atë nivel, që duhet. Janë probleme, që i kemi diskutuar shumë herë. Kanë ikur dhe ardhur ministra Kulture dhe për trajtimin e artistëve është po e njëjta gjendje edhe pas kaq vitesh. Janë vetëm premtime. Janë bërë hapat përpara për zgjidhjen e tyre dhe shpresonim që kishte ndryshime, por erdhi dhe pandemia që ndikoi shumë në këtë situatë me probleme dhe gjërat kanë mbetur siç ishin më parë. Një “pandemi” ka qenë me artin, që me hyrjen e demokracisë. Në kërkesa në plan të parë del mposhtja e pandemisë, por me mbarimin e saj duhet që direkt artistët të fillojnë si duhet punën. Nga ministria duhet të gjendet forma, që artistët të angazhohen, si mund të festohet Viti i Ri, si mund të hiqet stresi i popullsisë këtë kohë kaq të vështirë. Si mundet që artistët të mos rrinë? Arti dhe sporti është ushqim shpirtëror dhe duhet të vazhdojnë. Nga ministria duhet të mendohet çfarë do të bëhet, çfarë formash do të ketë. Por mbi të gjitha duhet të kemi një optimizëm.

Intervistoi: Julia Vrapi