BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Kultura

Pavli Sallata: Koha që arti të kthehet në normalitet, Ministria e Kulturës ta ketë prioritet rinisjen e aktiviteteve artistike

Pavli Sallata: Koha që arti të kthehet në normalitet, Ministria e

Aktivitetet mungojnë si më parë në jetën artistike, por për artistin e njohur Pavli Sallata ka ardhur koha që të kemi një rigjallërim të saj. Për mjeshtrin veteran të cirkut është koha që pas një apatie prej pandemisë, që goditi edhe artin ashtu si dhe fusha të tjera të jetës, Ministria e Kulturës të mendojë për të rigjallëruar jetën artistike. Pavli Sallata “Mjeshtër i Madh” thotë se jemi në stinën e pranverës dhe duhen gjetur format për të dhënë shfaqje qoftë dhe jashtë me grupe të vogla artistësh. Sipas tij nëse gjithçka shkon duke zbatuar rregullat që janë vënë kundër covid, një riorganizim i jetës artistike gjatë kësaj kohe mund të bëhet. “Institucionet duhet të vazhdojnë jetën. Ata e kanë stafin dhe duhet të vazhdojë puna dhe pse jo dhe vetë brenda institucionit me angazhimin e Ministrisë së Kulturës duhet të ringjallërojnë aktivitetet artistike dhe kulturore, padyshim me indicien dhe mbështetjen e ministrisë. Por kam frikë se kjo do të kalojë si periudhë ringritje dhe besoj pas muajit shtator do të vijojë. Do të përqendrohemi që të jenë planifikuar objektivat afatgjata dhe afatshkurtra, por afatshkurta është direkt të fillojë aktiviteti artistik”, thotë mjeshtri i njohur Pavli Sallata. Në reagimin e tij, artisti i njohur thotë se që vjet në mars kur u bë mbyllja dhe deri tani ka qenë problemi i mbijetesës. Sipas tij tashmë duhet të ketë dhe një reflektim nga organet shtetërorë, mbi atë çka është bërë dhe padyshim është një përgjegjësi shumë e madhe, sepse është mandat i tretë. “E kanë më të kollajtë dhe të mundshme për të reflektuar dhe për të bërë diçka më të mirë. Të fillojë ingranazhi në ato pika, që nuk janë zbatuar si duhet, që ka pasur probleme dhe kritika. Mendoj që MK duhet të vërë në këtë drejtim objektiva të qarta, që arti të futet në ingranazhet e punës dhe efektivitetit artistik, dhe me të gjitha parametrat që duhet të jetë. Kryesorja është rifillimi i aktivitetit artistik ose rimëkëmbja e tij dhe rifutja në eficensë, sepse dhe pandemia tashmë ka kohë”, pohon mjeshtri Pavli Sallata.

Moti i ngrohtë dhe aktivitetet

Në pranverë moti ngroh dhe sipas mjeshtrit Pavli Sallata, duke ardhur dhe vera arti duhet të jetë në efektivitet. Sipas tij, ndryshe nga vite më parë tashmë artistët nuk duhet ta shohin verën si pushim, por të mundohen për aktivitete. “Artistët mos të mendojnë se erdhi vera e të bëjmë pushime. Mendoj se duhet të jetë fazë aktiviteti, sepse flasim për turizëm dhe duhet të gjejmë forma nga më të ndryshme, jashtë në natyrë, aty ku janë zona turistike, arti të zhvillohet dhe me grupe të vogla sipas mundësive. Duhet të dalë patjetër çdo lloj arti, si edhe cirku”, thotë ai mes të tjerave. Mjeshtri i cirkut Pavli Sallata thotë se deri tani ka qenë një apati, por duhet të ndryshojë kjo gjendje. Por sipas tij është po ministria, që duhet ti drejtojë artistët. “Edhe artistët duhet të jenë më të përgjegjshëm sidomos nën drejtimin e Ministrisë së Kulturës, që të merren me aktivitete artistike. Ka forma nga më të ndryshmet. Ka një lloj apatie, por Ministria e Kulturës dhe vetë drejtorët në institucionet duhet të fillojnë, që të fusin në eficensë kolektivin artistik”, pohon ai. Mjeshtri i cirkut Pavli Sallata është dhe president i shoqatës së artistëve amatorë dhe profesionistë të cirkut