BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Pavli Sallata: Ministria e Kulturës asnjë lëvizje për kërkesat e artistëve, prej vitesh mungesë investimesh në art

Pavli Sallata: Ministria e Kulturës asnjë lëvizje për

Mjeshtri veteran i Cirkut Kombëtar Pavli Sallata, shprehet se kjo kohë ka sjellë jo pak probleme për artistët. Kur flasim për artistët e cirkut, sipas tij problem është stërvitja e tyre gjatë kësaj kohe edhe pse janë munduar të punojnë nga shtëpitë. Në intervistën për “SOT” Pavli Sallata “Mjeshtër i madh” shprehet se ndërprerja e jetës artistike dhe ajo stërvitore sidomos për artistët e arteve të vështira ndikoi jo pak me aktivitetin. Mjeshtri, i cili fillimet në cirk i ka që në vitin 1965 pohon se Ministria e Kulturës duhet të mendojë të ndihmojë artistët këtë kohë. Sipas tij me hapjen e masave, duhet që mendohet për aktivitetin e tyre artistik. Mjeshtri shprehet se me sezonin turistik duhet menduar nga institucionet, që artistët e cirkut të jenë me shfaqjet e tyre. Mjeshtri i njohur Pavli Sallata thotë se sporti dhe arti janë ushqimi psikologjik në këtë situatë, që i ka munguar artdashësve dhe padyshim që brenda mundësive duhet patjetër, që të fillojë stërvitja. Sipas tij, artistët duhet të angazhohen nëpër palestra dhe duke i organizuar me kushtet, që janë të karantinës. Sa i takon problemeve që janë në jetën artistike, artisti thotë se kërkesat e artistëve nuk kanë gjetur zgjidhje deri tani edhe pse ata herë pas here i janë drejtuar Ministrisë së Kulturës. Por ai shton se me kapërcimin e kësaj gjendje duhet menduar për zgjidhjen e tyre. Si artist Pavli Sallata tregon se kjo ka qenë një kohë e vështirë për të, sepse pandemia kufizoi edhe punën. Ai tregon se jeta ka qenë e paralizuar dhe ashtu si u goditën fusha të ndryshme të jetës edhe arti ishte pjesë.

 

 -Si ka kaluar kjo kohë për ju, sa ju ka penguar pandemia?

Për mua ka qenë një periudhë shumë e vështirë, ashtu si kanë kaluar të gjithë njerëzit për shkak të pandemisë nga Covid-19. Kjo erdhi pikërisht pas një drame që kaluam siç ishte tërmeti më parë, tani erdh pandemia që paralizoi jetën në vend. Ashtu si u goditën fusha të ndryshme të jetës, po ashtu u godit dhe arti e artistët në vendin tonë. U bë një mbyllje nga shteti për të normalizuar gjendjen dhe këtë periudhë e kam përjetuar keq, ku e para të menaxhoje vetveten nga ana psikologjike dhe morale. Ishim pranë familjes, por ishte paralizuar e gjithë jeta dhe ne ishim në karantinë. Ashtu si unë dhe të gjithë artistët e populli. Një situatë e vështirë, që me një planifikim brenda mundësive që na krijonte ajo hapësirë brenda 4 mureve që ishim, mundoheshim se si të menaxhonim në fushën tonë artistike. Duke parë se ku jemi dhe duke menaxhuar situatën dhe kohën, në mënyrën sa më të mirë. Ne në fushën e krijimtarisë kemi ndërprerë planet e spektakleve, por kam lexuar gjatë kësaj kohe, kam pasur kitarën, etj. Jam përpjekur të ruaj optimizmin, sepse ishte një shok. Dëshira ime ishte, që edhe pse jemi në karantinë ne si artistë do të mundohemi sërish që të jemi nëpërmjet anës virtuale me mediat ose me internetin. Gjatë kësaj kohe mjaft artistë kanë performuar nga shtëpitë, duke treguar vlerat e tyre

 

-Çfarë mund të na thoni për punën tuaj me fëmijët në cirk?

Unë tani jam bashkëpunëtor i jashtëm siç kam qenë prej 10 vitesh gati, dhe sërish jam afruar. Më është ofruar një premierë me një mjeshtër tjetër dhe ne ishim duke punuar. Jo vetëm ne, por dhe institucioni i Cirkut Kombëtar, ku ishin planifikuar premiera, por që kjo u ndërpre për shkak të kësaj situate me koronavirusin në vendin tonë. U ndërpre jeta artistike dhe stërvitore dhe kjo solli pasoja jo pak, sidomos dhe ato që kanë të bëjnë me arte të vështira siç është cirku apo baleti, që kanë të bëjnë me ngarkesën fizike ku patjetër i duhet palestra, që të ushtrohen. Por largimi, që u bë nga këto ambiente të punës ku mund të punohet në mënyrë optimale solli jo pak probleme. Artistët e kanë vijuar edhe në kushtet e shtëpisë punën stërvitore të tyre, për të ruajtur në një farë mase parametrat e tyre psiko-fizik. Por patjetër që në të këtë normalitet që ka ardhur në mënyrë graduale arti është mbrapa.

-Kur thoni arti është mbrapa, çfarë duhet bërë sipas jush me gjendjen që jemi tani?

Sporti dhe arti janë ushqimi psikologjik në këtë situatë, që i ka munguar artdashësve dhe padyshim unë mendoj që brenda këtyre mundësive duhet patjetër që të fillojë stërvitja. Artistët të angazhohen nëpër palestra dhe duke i organizuar me kushtet, që janë të karantinës në këto drejtime. Dhe më pas vetë institucionet nëpërmjet ministrisë të sjellin opsionet dhe mendimet e tyre se si mund të organizojnë. Ndoshta jo të gjithë artistët, por duke i ndarë me disa grupe. Pra duke e koordinuar mënyrën e stërvitjes në këtë formë, për arsye se nëse nuk do të bëhet kjo punë artet që janë të vështira si cirku nuk mund të fillojnë direkt spektaklet pa ardhur në parametrat në mos normal të paktën aty afër, që ata ti përgjigjen shfaqjes. Nëse kjo do të bëhet ne jemi para një hapje, që është turizmi dhe është diçka shumë pozitive sa i takon anës ekonomike dhe pushimit. Por arti në specifikën që ka, duke pasur këto përgatitje duhet të gjejë nëpërmjet ministrisë forma të larmishme dhe të jetë në periudhë pune. Pra të gjithë atë akumulim që ka pasur, sa më shpejt të futet në efiçensë me stërvitje dhe tani duhet të fillojnë punën me skena portative në zona dhe plazhe, ku ka njerëz pa u krijuar grumbullime. Të gjenden forma dhe mënyra, që të ketë një gjallëri. Kjo do të ngrinte moralin e artistëve dhe për të treguar, që jeta vazhdon. Kjo periudhë vere duhet të shfrytëzohet dhe artistët duhet të jenë në punë me mundësitë e tyre. Këtë duhet ta mendojë Ministria e Kulturës në këto institucione, të japin mesazhin që arti duhet të ringjallet në këtë periudhë. Jeta artistike edhe pa ndodhur pandemia me Covid-19 nuk do të ishte në parametrat që ka qenë më parë, sepse në vend ka shumë nevoja. Por duke pasur një ndihmë konkrete dhe janë dhënë buxhete në fusha të ndryshme, të gjendet një buxhet modest që trupat artistike të lëvizin, të kenë një makinë, të kenë motivim për punën që do të bëjnë. Ministria e Kulturës të mundohet të gjejë fondet e pranueshme, që artistët të japin sa më mirë atë që ata munden në art.

-Letrat me kërkesa në Ministri të Kulturës kanë vijuar, sipas artistëve ende nuk kanë nisur takimet për zgjidhjen e tyre. Çfarë mund të thoni?

Sa i takon kërkesave, që janë bërë me dije më parë në Ministri të Kulturës ka qenë një ngërç dhe do një lëvizje për të shkuar drejt një drejtimi pozitiv. Por në fakt kanë qenë përpjekje në zhvillim e sipër dhe nuk kanë mundur të zhvillohen, si për rutinën që ka qenë e trashëguar dhe për pasojat që sollën tërmeti dhe pandemia këtë kohë. Pra mendimi im është që të kalojmë këto situata, është e vështirë të pretendojmë për këto gjëra kur ne nuk patëm zgjidhje në kohën kur ishim më të qetë për ti bërë. Nuk ka qenë dëshira që duhet. Edhe pse ka një lëvizje për të bërë diçka, tani është pezulluar gjithçka. Ne presim që Ministria e Kulturës të organizojë, planifikojë dhe zhvillojë jetën artistike me mundësitë reale që janë dhe të mos ti lërë artistët pa punë. Kjo është e rëndësishmja këtë kohë. Artistët duhet të punojnë në institucione dhe me një menaxhim të mirë të jenë në aktivitet.

-Artistët kanë vijuar me akuza në drejtim të ministrisë, ata kërkojnë mbështetje dhe zgjidhje të problemeve. Ju thatë që ka munguar dëshira për zgjidhjen e tyre më parë. Si ka ndikuar kjo për artistët?

Ne çfarë kemi thënë më parë, po aty është gjendja nuk ka zhvillim. Aty ku ne kemi bërë vërejtje po aty rrotull sillemi. Ajo që duhet është përpjekje më shumë. Të jetë një strategji dhe të piketohet, që arti të subvencionohet më shumë dhe artistët të trajtohen më mirë, që arti të jetë në efiçensë dhe të thotë fjalën e vet ashtu si duhet. Ndër vite artistët duhet të trajtoheshin më mirë në të gjitha drejtimet, por kryesorja është investimet. Investimet në institucionet e artit kanë munguar. Në Cirkun Kombëtar kanë munguar investimet dhe është e vështirë. Kërkesat që kanë pasur artistët në institucione janë pranuar që do bëhen, mirëpo aktualisht janë zvarritur janë lënë pas dore. Dihet vërejtjet tona në ligjin për artin dhe është pranuar që do bëhen përmirësime, por këtu ka ngecur, aq më tepër që me këtë kohë ne nuk presim të bëhet diçka. Por mendoj që në institucione duhet të punojnë në kohën e një situate më të mirë, pra me kthimin në normalitet të plotë duhet patjetër që të realizohen kërkesat.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat