BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Pavlo Shkarpa: Kumbaro ministre e fasadave dhe fotove në Facebook, monumentet janë në rrënim

Pavlo Shkarpa: Kumbaro ministre e fasadave dhe fotove në Facebook,

Inxhinieri dhe restauratori Pavlo Shkarpa pohon se në trashëgiminë kulturore mungojnë ndërhyrjet restauruese, mungojnë projektet dhe ato që publikon Ministria e Kulturës janë shumë pak krahasuar me gjendjen që kanë sot monumentet. Në intervistën për “SOT” si specialist i trashëgimisë kulturore Pavlo Shkarpa rendit një sërë problemesh që janë me monumentet, ndalet shumë dhe në qendrën historike të Beratit që sipas tij e kanë lënë pa investime kapitale. Inxhinieri Shkarpa pohon se kanë munguar investimet kapitale, ndërsa dhe paratë që mblidhen nga monumentet nuk shkojnë për restaurime. Inxhinieri dhe restauratori akuzon Ministrinë e Kulturës që po lë në rrënim monumentet e kulturës dhe sjell shembuj dhe për banesat që janë në Tiranë. Sipas tij nuk me çfarë të krenohet sot Ministria e Kulturës kur banesat monument kulture po rrënohen po ashtu edhe në Berat apo dhe në Gjirokastër.

-Jeni shprehur se trashëgimia kulturore është në rrezik, por Ministria e Kulturës vijon të prezantojë projekte me restaurime etj. Çfarë po ndodh dhe me Beratin kur para disa ditësh ju pohuat se nuk ka investime?

E kam pohuar dhe më parë, që Berati është në një krizë në trashëgiminë materiale, shpirtërore, dhe nga fakti sepse qendra historike e qytetit përbëhet nga lagje që janë vërtetë të mbrojtura. Por problemi është se mosha e tyre sa vjen dhe po rritet, dhe një moshë sa më e madhe të jetë kërkon më përkushtim, që ajo të mbahet dhe ti përcillet një brezi tjetër. Pra ne nuk kemi asnjë meritë në Berat, atë e kanë të parët tanë. Ne kemi detyra që çdo brez që vjen ta ruajë atë që kanë lënë të parët tanë. Ndaj me shoqatën tonë “Antipatrea” lobuam që Berati të futej në UENCO, që të përdoren rregullat e saj që mos të lejonte pushtetin vendor dhe qendror të bënte abuzime në këtë qendër historike si është lagjja Kala, Mangalem dhe Goricë, si dhe të gjitha objektet e kultit fetar të ruheshin. Nga shteti Berati 10 vjet në UNECO nuk ka pasur investime kapitale.

-Ministrja e Kulturës gjatë ditëve të fundit ka qenë në Berat dhe për 10 -vjetorin në UNESCO. Si ishte për ju kjo vizitë?

Unë nuk kam ambicie që të bëhem ministër i Kulturës, por si specialist do ti them dy fjalë. Kumbaro vete në Berat kur ndjen ndonjë ngacmim apo merr ndonjë porosi, dhe atë qytet po se ndjeve se dashurove nuk e ndërton dot. Por ministrja Kumbaro vetëm publikon foto në Facebook. Mund ti quaj mjeshtrat e Facebook ata në Ministri të Kulturës. Ata e kanë gjetur tashmë, publikojnë si ishte dhe si është bërë. Kaq. Por është një fasadë si ka qenë si është. Kjo është shumë pak. Edhe këtu mund të ketë abuzivitete nga më të ndryshmet. Unë drejtoj dhe shoqatën “Antipatrea”, dhe në profilin e saj kam hedhur edhe suveniret që i serviren të huajve. Në vend që ministrja Kumbaro të vejë me një projekt konkret në kalanë e Beratit që këto që vihen në mure të shfaqen bukur për turistët, të bëhen dyqane siç i ka hije kalasë së Beratit. Unë nuk shikoj te ministrja Mirela Kumbaro ndonjë inteligjencë për trashëgiminë kulturore, ose ndonjë moment të caktuar, që ajo vërtetë të punojë që ky monument që sot ajo është ministre me atë që do të bëjë me punimet do të kalojë dhe 40 apo 50 vjet të tjera.

-Gjatë kësaj kohe janë prezantuar dhe projekte me restaurime kishash, por ju pohoni se të tjera që janë bërë me dije po shkatërrohen?

Kisha e Shën Triadhës po bie, po rrënohet. Ne si specialistë të fushës së trashëgimisë ia kemi thënë këtë problem ministres së Kulturës, duke e lidhur dhe me paratë e kalasë së Beratit. Ata pohojnë se ka rritje të numrit të turistëve dhe mirë shumë, por ato para që japin turistët ku shkojnë? Ligji më parë thoshte që lekët që mblidhen nga monumenti shkojnë po aty, por ne pyesim ku shkojnë paratë që mblidhen nga monumentet? Nuk është trup që në kala të Beratit turistët për nevojat personale nuk kanë se ku? Nuk kanë bërë asgjë dhe me këtë fluks turistësh, që po vjen në Berat kalaja të ketë 3-4 banjo publike. Por askush nuk do t’ia dijë, vijon e njëjta situatë. A e dini që dikur kur ra një zjarr në Berat desh u dogj muzeu Ikonografik Onufri? U dogjën dhe disa banesa ngjitur me këtë muze? Kjo ishte e tmerrshme. Jo vetëm kaq, por ministrja Kumbaro në projektet që  duhet të planifikojë për Beratin duhet të ulëras që ti jepet dhe një zjarrfikëse që të rrijë non stop në 24 orë. Mendoni që tani ra një zjarr në kala? Çfarë do bëhet? Kur themi hidrantë do të thotë që të jenë, por mungojnë. Vetëm në kala duhet të jenë mbi 300 hidrante për banesat monument kulture, por nuk ka asnjë. Këto janë investime që ne flasim, por askush nuk ka bërë gjë. Banesat monument kulture që janë në Berat të kategorisë së parë dhe të dytë është gjendja e keqe. Të dy drejtuesit e DRKK, si ai që ka qenë më parë dhe ky tani kanë punuar, por nuk munden dot më shume sepse aq fonde kanë. Duhen menduar projekte me trashëgiminë kulturore. Berati si qendër historike për mua është më keq se sa ka qenë dhjetë vjet më parë se të hynte në UNESCO. Krimi më i madh që i është bërë sërish te pedonalja e Beratit, që është jashtë kushteve të arkitekturës beratase.

-Ju pohoni degradime të monumenteve dhe përmendët Beratin, por nëse shkojmë më tej si është gjendja sot, me aq sa jeni në dijeni me trashëgiminë?

Ministrja Kumbaro mund të ketë kulturë në specialitetin e saj si përkthyese. Por për zanatet e tjera flet më shumë se ç’duhet. Nuk të bën të qenurit ministre Kulture restauratore. Nuk bën as arkitekte dhe inxhiniere. Ajo mund të dijë në fushën e saj si përkthyese, por jo kaq sa flet si kompetente për të tjerat. Megjithatë unë mendoj që më shumë këto janë instrumente të kryeministrit dhe bëjnë çfarë thotë. Por gjatë kësaj kohe Kumbaro mos harrojmë që është përballur me shumë reagime të specialistëve të trashëgimisë. Ka pasur dhe shkelje ligji, u përball me shumë akuza dhe me Butrintin, më herët ishin rrënime të tjera. Kemi sot diskutimin e Teatrit Kombëtar. Unë nuk jam për t’u shembur ai teatër. Te pazari i ri në Tiranë, që u rikonstruktua ministrja e Kulturës Kumbaro ka bërë dy vila monument kulture, vila 101 dhe një tjetër. Kjo ministre i bëri, është vendimi i korrikut 2015. Tani nga vila 101, që u shpall monument kulture deri këtu ku po flasim kemi një tjetër shtëpi që shkruan: “monument kulture mbrohet nga shteti”, por që është drejt rrënimit, dhe vetëm 50 metra larg njëra tjetrës. Një pyetje i bëj ministres Kumbaro meqë ato i shpalle monument kulture, po Teatrin Kombëtar që e ke brenda qendrës historike pse nuk e shpall monument kulture të kategorisë së dytë? Shpalle teatrin monument kulture. Mos shkatërro, por restauro. Sa mund të rrijë ministrja Kumbaro në Berat? Rri apo nuk rri dot dy orë, dhe pasi han drekën thotë të ikim sërish në Tiranë. Nuk ka nevojë sot njeri për Facebook nëse bën vepër. Dikush që bën veprën s’ka nevojë për Facebook, sepse flet vetë vepra që bën. Por gjendja sot në trashëgiminë kulturore është e keqe. Pse e ke quajtur veten kujdestar të monumentit kur nuk e mban? Çfarë ke bërë ti si ministre, ke shpallur dy vila monome kulture në Tiranë dhe çfarë ke bërë? Pse nuk shpall dhe këtë vilë tjetër që është 50 metra larg dhe po rrënohet? Kemi një ministre Kulture dhe gjykon në vende të caktuar ndryshe dhe në të tjera ndryshe. Një ministre Kulture që është për të ardhur keq se çfarë thotë ajo dhe si është situata sot. Një ministri Kulture që ka mungesë transparence, që po përballet përditë me akuzat e artistëve dhe të specialistëve të trashëgimisë dhe çdo gjë drejt shkatërrimit. Kemi dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, që vijon po me fasada.

- Instituti i Monumenteve të Kulturës shprehet se mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje, e cila kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore...

IMK vijon si mjeshtër i fasadave, fasadaxhinj janë. Mirë që janë atje në ministri bashkë në një godinë dhe bashkëpunojnë, sepse atje kanë dhe këshillin shkencor të IMK, KKR apo dhe KKA që bëjnë mbledhje. Por këto institucione nuk i shërbejnë fare trashëgimisë kulturore. Bashkë me Kumbaron në krye të ministrisë dhe këto tjerët i shërbejnë asaj trashëgimie kulturore kur kanë interesa brenda. Nëse nuk kanë interesa këta nuk i shërbejnë.

-Ligji për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë  u kundërshtua jo pak edhe pse miratimi i tij u pohua sukses nga Ministria e Kulturës?

Unë jam dhe drejtues i shoqatës “Antipatrea” që mbulojmë gjithë kulturën e Beratit dhe nuk di të kemi pasur konsultime për këtë ligj. Ne jemi dhe specialistë të fushës, por as na kanë pyetur. Shoqata jonë ka kontribuuar për Beratin të jetë në UNESCO dhe as na kanë pyetur ndonjëherë. Një ministre një ditë do iki nga ajo karrige që është ulur sot, por kultura dhe trashëgimia jonë do të mbesë. Bëni një thirrje ministres, le të jemi përballë dhe të shohim nëse janë të vërteta këto që them unë për Beratin apo janë mjaftueshëm ato të Facebook që publikon Kumbaro. Edhe Dollani në krye të IMK është vënë nga politika, por që besoj do të ballafaqohet me problemet më pas. Nuk ka moral ministrja Kumbaro të më thotë që është bërë një investim kapital në Berat. Duhen bërë projekte afatgjata dhe të mira për trashëgiminë kulturore. Po edhe Gjirokastra sot është mes shumë problemeve. Kumbaro kur vete në Berat duhet të marrë me vete dhe Gjirokastrën dhe kur vete në Gjirokastër të marrë dhe Beratin me vete, sepse janë dy qendra historike në UNESCO dhe sot janë pa vëmendje nga shteti.

-Dhe kur thoni këtë, çfarë duhet bërë për projektet?

Projektet për trashëgiminë për këto dy qendra historike duhet të jenë të unifikuara sipas specifikave të ndryshme që ka secili. Nëse banesat e Gjirokastrës  janë të tipit të lartë, ato të Beratit janë të tipit të ulët. Objektet e kultit në Berat janë krejt ndryshe nga ato në Gjirokastër. Vetëm në kalanë e Beratit janë 40 kisha, që të tëra po mbarojnë, po dekompozohen, po shkatërrohen, por Kumbaro vazhdon me fasadat. Një qeveri e fasadave janë. Shkon Kumbaro në Berat dhe flet për projekte rivitalizimi, etj, por janë investime që i kanë bërë qytetarët dhe ata e dinë se çfarë heqin kur marrin lejet. Madje i thonë qytetarëve dhe se ku duhet ta bëjnë projektin. Ndaj mos mendoni se shikoni Kumbaron para këtyre investimeve dhe i ka bërë ministria. Unë si inxhinier, si restaurator dhe kryetar shoqate i kam dhënë qyteti tim mbi dhjetë projekte por asnjë nuk merret në konsideratë. As nuk thirrem për të na pyetur.  Është trup që më shkon ministrja Kumbaro në kala të Beratit kur e kanë lënë në atë gjendje. Për çfarë shkon dhe krekoset? Për atë sheshin e flamurit atje që prishën një godinën të vjetër dhe nuk lanë video pa publikuar dhe foto në Facebook pa publikuar. /Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat