Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh furtuna

Postuar: 14/03/2018 - 08:07

Nuk e di pse kjo shprehje e Niçes më vjen ndër mend në këtë fillim pranvere. Në këtë muaj të dashur i cili më bën nostalgjik e më kthen dhjetë vite më parë, ku fati mëçoi në atë ndërtesë të shenjtë, dikur me emrin “Variete e Tiranës”. Në atë ambient artistik unë kisha përjetuar çaste të paharruara si student. Ishte ajo kohë kur një shfaqje e “Varietesë së Tiranës” eklipsonte çdo ngjarje tjetër kulturore në kryeqytet. Por, kjo kishte kohë që nuk ndodhte më, e megjithatë në atë ndërtesë të rrënuar vazhdonin të rezononin tingujt e zërit të Vaçe Zelës, Pavlina Nikës, Anita Takes, Ema Qazimit, Liljana Kondakçiut, Irma Libohovës, Luan Zhegut, Kozma Dushit, et, humori brilant i Ramazan Zyberit, Skënder Sallakaut, Vasillaq Vangjelit, Agim Bajkos, Xhevahir Zenelit, Marjana Kondit, Vegim Xhanit, Kosta Kamberit, etj.

Nuk jam në gjendje ta shpreh me fjalë se sa shumë më magjepste ai ambinent, sa shumë më frymëzonte dhe një fuqi e mistershme më tundonte të luftoja për ta shpëtuar këtë godinë e për të themeluar Teatrin e Metropolit që sot mbush 10 vjet. Por, ky nuk është një triumf personal, është një përpjekje e vazhdueshme e një brezi aktorësh të edukuar për të çmuar vlerat dhe për mos ti harruar ato. Ky teatër i ri ngjalli tek të rinjtë një ambicie të lartë. Të gjithë filluan të zbulonin tek vetja një talent, një ëndërr dhe krijuan kështu gjeneratën e re të artistëve të apasionuar pas teatrit. E kjo teatër mani u kthye në epidemi. Por jemi larg detyrës së përbashkët aktorë -spektatorë për ta bërë teatrin një nevojë jetike për shoqërinë. E kur t’ia arrijmë këtij qëllimi final mund të themi pa frikë se Shqipëria po ndryshon. Kemi ecur përpara, jemi bërë njerëz më të mirë. E kjo sfidë e madhe kërkon sakrifica në kohët e vështira që po jetojmë. Dhe në këtë “furtunë” pranvere, ku historia e teatrit mban frymën, më vjen ndër mënd shprehja: “Për çdo hap në dritë paguhet taksa e hijes dhe për çdo hap në errësirë paguhet gjithë mungesa e dritës”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 22

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 07:53

Artisti Oltsen Gripshi pasi u vlerësua me një çmim prestigjioz “Canova Prize 2018”, në Nju Jork, sëbashku me disa artistë të tjerë shqiptarë, kanë çelur një ekspozitë  në Muzeun Shtetëror Casa del Man

Postuar: 23/06/2018 - 07:51

Filmi “Cirku Fluturues” me regji të Fatos Berishës dhe me producente Vjosa Berisha ës

Postuar: 23/06/2018 - 07:46

Muzeu Kombëtar i Historisë dhe Arkeologjisë së Konstancës, në Rumani, së bashku me Shoqatën Lidhj

Postuar: 23/06/2018 - 07:44

Gjirokastra qytet në UNESCO larg vëmendjes së institucioneve për ruajtjen e trashëgimisë kulturor

Postuar: 22/06/2018 - 20:41

Artistë të shumtë dhe qytetarë edhe sot kanë vijuar qëndresën e tyre kundër shembjes së teatrit

Postuar: 22/06/2018 - 07:55

Filmi “Ngjarje në Cirk" me skenar dhe regji nga Jonid Jorgji u shfaq premierë për publ

Postuar: 22/06/2018 - 07:53

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë mes dy ministrave të Kulturës u nënshkrua për herë të pestë.